Quality Assurance Agency in Higher Education

ASCAL publikon materialet e aktiviteteve, 22-23 Nëntor 2018

Më datë 22.11.2018, në “Tirana International Hotel”, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), organizoi Workshop-in me temë: “Standardet e Cilësisë për Programet e Ciklit të Parë, Ciklit të Dytë të Studimeve dhe Programeve me Karakter Profesional në Arsimin e Lartë: Reflektimi në Procesin e Vlerësimit të Cilësisë”, me përfaqësues të Institucioneve të Arsimit të Lartë, publike dhe jopublike.

Materialet e aktivitetit gjenden në faqen zyrtare të ASCAL, në link: Workshop 22 Nëntor 2018 (Institucionet e Arsimit të Lartë)

 

Më datë 23.11.2018, në “Tirana International Hotel”, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), organizoi Workshop-in/Trajnimin me temë: “Standardet e Cilësisë për Programet e Ciklit të Parë, Ciklit të Dytë të Studimeve dhe Programeve me Karakter Profesional në Arsimin e Lartë: Reflektimi në Procesin e Vlerësimit të Cilësisë”, me ekspertë të jashtëm vlerësimi, të përzgjedhur nga lista zyrtare e ASCAL dhe të miratuar nga Bordi i Akreditimit.

Materialet e aktivitetit gjenden në faqen zyrtare të ASCAL, në link: Workshop 23 Nëntor 2018 (Ekspertët e Vlerësimit)