Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 91, datë 02.11.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI SOFTUERIKE”, TË SHLUP “INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË”, TIRANË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 91, datë 02.11.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI SOFTUERIKE”, TË SHLUP “INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË”, TIRANË

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:

Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri Softuerike”
Cikli i studimit: Cikli i dytë
Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 487, datë18.10.2012
Institucioni që e ofron: Shkolla e Lartë Universitare Private “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë
Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Inxhinierisë
Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 Vite/4 Semestra
Kredite (ECTS): 120 Kredite
Forma e studimi: Me kohë të plotë
Gjuha e studimeve: Anglisht
Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI

Programi i studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Softuerike” i përmbush plotësisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë si dhe kërkesat ligjore akademike.
Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësim pozitiv.  
Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit, Master i Shkencave në “Inxhinieri Softuerike” me elementët e mësipërm, të akreditohet.

 KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË