Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Lista e plotë e Institucioneve të Arsimit të Lartë publike / private të cilat janë në fazën e riakredimit instucional

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, informon publikun se faza tranzitore ndërmjet dy akreditmeve deri në vendimarrjen nga Bordi i Akreditimit rregullohet me Vendimin e Bordit të Akreditmit Nr. 2 datë 07.04.2017 “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimarrjes për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të studimit” pika 4, dhe me Vendimin e Bordit të Akreditmit Nr. 22, datë 14.05.2020 "Për vlefshmërinë e afatit të akreditimit institucional dhe të programeve të studimit si dhe shtyrjen e afatit të aplikimit për akreditim" pika 1.

Në pikë 4 citohet se: Për efekt të vlefshmërisë së akreditimit, kur vendimi final i Bordit të Akreditimit është pozitiv, Institucionet e Arsimit të Lartë që kanë paraqitur kërkesën për akreditim periodik ose plotësimin e rekomandimeve/kushteve, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe që kanë qënë në proces vlerësimi në kuadër të akreditimit, konsiderohen të akredituara për periudhën midis akreditimeve.

Në pikë 1 citohet se: Të rishprehet se, të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, të cilat kanë aplikuar brenda afateve ligjore për akreditim periodik institucional dhe/ose akreditim periodik të programeve të studimit, të cilat ato ofrojnë, konsiderohen të akredituara deri në marrjen dhe shpalljen e vendimit të Bordit të Akreditimit.

Më poshtë gjeni listën e Institucioneve të Arsimit të Lartë publike /private të cilat janë në fazën e riakredimit instucional.

 

Nr. Institucioni Statusi në të cilin ndodhen Lloji i institucionit
1 Kolegji Universitar "Pavarësia Vlorë" Në proces akreditimi Kolegj Universitar
2 Universiteti Privat "Albanian University" Në proces akreditimi Universitet
3 Kolegji Universitar "REALD" Në proces akreditimi Kolegj Universitar
4 Universiteti "Aldent" Në proces vendimmarrje nga BA Universitet
5 Universiteti i Mjekësisë, Tiranë  Në proces vendimmarrje nga BA  Universitet
6 Akademia e Sigurisë Në proces vendimmarrje nga BA Akademi
7 Universiteti "Fan S. Noli", Korçë  Në proces vendimmarrje nga BA Universitet
8 Kolegji Profesional i Tiranës Në proces vendimmarrje nga BA Kolegj
9 Universiteti i Tiranës Në proces vendimmarrje nga BA Universitet
10 Akademia "Ivodent" Në proces vendimmarrje nga BA Akademi
11 Universiteti "Metropolitan Tirana" Në proces vendimmarrje nga BA Universitet
12 Kolegji Universitar "Instituti Kanadez i Teknologjisë" Në proces vendimmarrje nga BA Kolegj
13 Universiteti Europian i Tiranës Në proces vendimmarrje nga BA Universitet

 

Gjithashtu informojmë se në statusin “proces akreditimi” ndodhen edhe një numër i madh programesh studimi të ofruara nga këto Instisucione të Arsimit të Lartë.

*Në proces vendimmarrje: Ka përfunduar i gjithë procesi i vlerësimit të jashtëm, mbeten në pritje të vendimit të Bordi të Akreditimit.

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë informon publikun që për çdo pyetje ose informacion të drejtohen pranë zyrave të saj.