Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Organizimi

Bordi i Akreditimit është një organ kolegjial vendimmarrës dhe i pavarur në veprimtarinë e tij, i cili funksionon prane ASCAL. Veprimtaria dhe funksionimi i BA është e përcaktuar në ligjin e arsimit të lartë nr 80/2015, ligjit nr. 8480, datë 27.05.1999, për funksionimin e organeve kolegjiale, në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 109, datë 15.02.2017 si dhe rregulloren e funksionimit të tij.

BA është i përbërë nga 11 anëtarë nga të cilët minimalisht 3 dhe maksimalisht 5 duhet të jenë të huaj. Të gjithë anëtarët janë personalitete të botës akademike me nje eksperiencë të gjatë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor brenda dhe jashtë territorit të RSh.

Anëtarët dhe kryetari i Bordit emërohen dhe shkarkohen nga kryeministri me propozimin e ministrit përgjegjës për arsimin. Mandati i anëtarëve të BA është 4 vjet. Bordi i Akredimit u emërua me urdhër të Kryeministrit nr. 63, datë 27.07.2021.

BA është vazhdues i punës së Këshillit të Akreditimit i krijuar në bazë të ligjit të arsimit të lartë nr. 9741, datë 21.05.2007. Ligji i ri i arsimi të lartë dhe kërkimit shkencor, nr. 80/2015, i jep fuqinë BA për të marr vendimin përfundimtar mbi akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe programve që ato ofrojnë.  

Anëtarët e Bordit të Akreditimit janë:

Prof. Dr. Shqiponja Telhaj
Kryetar i Bordit të Akreditimit

 

PhD.
Aysen Savas

MSc.
Alexander Kolher

PhD.
Tomas Jelenski

PhD.
Iraj Hashi

MSc.
Maurice Oudejans

PhD.
Lea Ypi

PhD.
Kita Sallabanda Diaz

PhD.
Darinka Piqani

Prof. Dr.
Dritan Naçe

PhD.
Indrit Hoxha