Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Metodologjia dhe instrumentat

Bazuar në Ligjin nr. 80/2015, "Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë" dhe VKM nr. 109, datë 15.02.2017, "Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) e të Bordit të Akreditimit (BA) dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në Arsimin e Lartë", një nga mekanizmat kryesorë të sigurimit të jashtëm të cilësisë është vlerësimi i cilësisë së mësimdhënies nëpërmjet Sondazhit Kombëtar të Studentëve (SKS). Kjo metodologji është e përhapur në mjaft vende me arsim të lartë të konsoliduar dhe përdoret jo vetëm për këtë qëllim por për të nxjerrë informacione të nevojshme për funksionimin e arsimit të lartë në tërësi apo aspekte të veçanta të operimit dhe funksionimit.

Nëpërmjet SKS, ASCAL dhe BA do të vlerësojnë se në çfarë mase institucionet përmbushin kënaqshmëritë e studentëve sipas këndvështrimit të tyre. Procesi është anonim dhe bazohet tërësisht në opinionin individual të studentëve për institucionet ku ata studiojnë. Të dhënat dhe informacionet e marra do të përpunohen statistikisht me anën e programeve kompjuterike dhe do të përdoren në mënyrë të tillë për qëllimet e sipërcituara pa referenca individuale në lidhje me përgjigjet e dhëna.   

Bordi i Akreditimit ka marrë vendime dhe ka miratuar manualin “Vlerësimi i cilësisë së mësimdhënies nëpërmjet pyetësorit kombëtar të studentëve”, ku është përshkruar e gjithë metodologjia që do ndiqet për SKS.

Matja e kënaqshmërisë së studentave nëpërmjet SKS bazohet në një pyetësor, i hartuar nga një grup ekspertësh. Duke i’u përgjigjur pyetjeve, studentët do të japin mendimin dhe vlerësimin e tyre për 6 (gjashtë) kategoritë e mëposhtme.

  1. Organizimi i institucionit, menaxhimi dhe funksionimi i tij
  2. Burimet në funksion të mësimdhënies
  3. Kurrikulat, përmbajtja dhe përditësimi
  4. Mësimdhënia, mësimnxënia, vlerësimi
  5. Aktiviteti kërkimor, projekte, studime, botime
  6. Studentët dhe mbështetja e tyre

Në përfundim të procesit hartohet raporti analitik me rezultatet e pyetësorëve për çdo IAL, shoqëruar me analizat përkatëse si dhe analiza krahasuese për indikatorë të ndryshëm përkundrejt interesit publik apo të politikëbërjes. Ky raport bëhet publik dhe i vihet në dispozicion Bordit të Akreditimit dhe ministrisë përgjegjëse për arsimin e lartë në kuadër të vendimmarrjes dhe politikëbërjes.

Realizimi i SKS është detyrim ligjor në kuadër të sigurimit të cilësisë dhe për këtë arsye këtij procesi do t'i nënshtrohen të gjitha IAL që operojnë në Republikën e Shqipërisë apo filiale të institucioneve të huaja të licencuara në vendin tonë.

  • VBA Nr. 14, datë 01.02.2019
  • Manuali “Vlerësimi i cilësisë së mësimdhënies nëpërmjet pyetësorit kombëtar të studentëve”
  • Plani Veprimit
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save