Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 164, datë 16.05.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “STOMATOLOGJI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”, VLORË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 164, datë 16.05.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “STOMATOLOGJI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”, VLORË

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe pas kërkesës me shkresë Nr. 115 Prot, datë 18.01.2016 të Institucionit “Kërkohet rishqyrtimi i Vendimeve të Këshillit të Akreditimit Nr. 111 dhe Nr. 112 datë 03.11.2015”, për programin e integruar të studimit të ciklit të dytë, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Master i Shkencavenë “Stomatologji”

b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 650, datë 14.09.2011

d)     Institucioni që e ofron:Akademia e Studimeve të Aplikuara “Reald”, Vlorë

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Mjekësore

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5Vite/10 Semestra

g)      Kredite (ECTS): 300 Kredite

h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë

i)        Statusi i diplomës: Ofrohet nga vetë Institucioni

j)       Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI

1.      Për programin e integruar të studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave në “Stomatologji” të akreditohet vetëm brezi i studentëve qëpërfundojnë studimet në vitin akademik 2015 – 2016. Në vijim, Institucioni nuk duhet të pranojë e regjistrojë studentë të rinj në këtë program studimi.

2.      Institucioni përpara fillimit të vitit akademik 2016 – 2017, për studentët që janë në vazhdim të programit të studimit Master i Shkencave në “Stomatologji”, të plotësojë kushtet si më poshtë:

a.       Rishikimin e përbërjes së stafit akademik duke rekrutuar staf të brendshëm të kualifikuar me gradë shkencore/ tituj akademikveçanërisht për mbulimin e lëndëve profesionale stomatologjike.

b.      Tëpërmirësohet baza specifike stomatologjike (klinika e Fakultetit të Stomatologjisë) dhe tështohetnumri i pajisjeve për kryerjen e praktikave profesionale klinike në pacientë dhe praktikave para-klinike në fantomë dhe të krijohet mundësia për studentët për të vëzhguar dhe ndjekur punën në pacientë realë.

c.       Tëriformulohet dhe të riorganizohet kurrikula e programit të studimit në përputhje me standardet përkatëse.

d.      Të plotësohen dhe përputhen saktësyllabusete lëndëve me të gjithë elementët e kërkuar si dhe të shtohen orët e planifikuara për praktikat klinike profesionale.

e.       Tësigurohen tekstet bazë për disa lëndë, veçanërisht të atyre të specialiteteve profesionale.

f.       Të dokumentohetsaktëprocesi mësimor nësekretarinëmësimore të Fakultetit të Shkencave Mjekësore për vitet e mëparshme akademike të programit të studimit (2011-12, 2012-13, 2013-14) dhe të plotësohet dokumentacioni për vitin akademik 2014-15.

Me paraqitjen e plotësimit të kushteve nga Institucioni ekspertë të fushës me përfaqësues të Këshillit të Akreditimit do të organizojë një tjetër vizitë në Institucion për verifikimin e plotësimit të kushteve si më lart.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save