Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 2, datë 07.04.2017 PËR PËRCAKTIMIN E KOHËZGJATJES DHE AFATEVE TË VLEFSHMËRISË SË AKREDITIMIT NË KUADËR TË VENDIMMARRJES PËR AKREDITIMIN E INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË DHE PROGRAMEVE TË STUDIMIT

VENDIM
Nr. 2, datë 07.04.2017
PËR
PËRCAKTIMIN E KOHËZGJATJES DHE AFATEVE TË VLEFSHMËRISË SË AKREDITIMIT NË KUADËR TË VENDIMMARRJES PËR AKREDITIMIN E INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË DHE PROGRAMEVE TË STUDIMIT 


Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr. Nr. 8480, date 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për Përmbylljen e Procedurave të Mbartura për Shkak të Riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, në mbledhjen e tij të parë datë 7-8 Prill 2017,

KONSTATON SE  : 

Sipas nenit 106, pika 4, të Ligjit Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” përcaktohet se “Vlefshmëria e çdo akreditimi institucional dhe e programeve të studimit që lidhen me të nuk mund të zgjasë më shumë se 6 vjet”; dhe sipas gërmës “c)”, të pikës 21, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë” përcaktohet se ”Vendimi përfundimtar i Bordit tëAkreditimit mund të jetë:“pozitiv”, kur përmbushen standardet dhe kriteret përkatëse institucionale apo të programeve. Kohëzgjatja dhe afati i vlefshmërisë së akreditimit institucional përcaktohen sipas shkallës së plotësimit të standardeve të cilësisë, ndërsa për programet e studimit edhe në varësi të kohëzgjatjes së tyre. Kohëzgjatja maksimale e vlefshmërisë së akreditimit institucional dhe/ose programeve të studimit nuk mund të jetë më shumë se 6 vite”.
 
Nga sa më sipër, Bordi i Akreditimit, në kushtet e nevojës për të identifikuar elemente dhe kritere që udhëzojnë përcaktimin e kohëzgjatjes së vlefshmërisë dhe afateve të akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve te studimit që ato ofrojnë, në kuadër të vendimmarrjes pozitive të akreditimit,
VENDOSI:

1.      Elementet e shkallës së plotësimit të standardeve të cilësisë, të cilat orientojnë Bordin e Akreditimit në përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afatit të vlefshmërisë së akreditimit konsistojnë në:

a)      Nivelin e plotësimit të standardeve shtetërore sipas rezultateve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë;

b)      Rezultatet e akreditimeve të mëparshme dhe plotësimin e rekomandimeve në vijim si dhe në ecurinë e cilësisë nga njëri akreditim në tjetrin.

c)      Rezultatet e monitorimit dhe ruajtjen e standardeve të cilësisë nga licensimi/hapja e Institucionit të arsimit të lartë dhe/ose programit të studimit e në vijim.

d)      Qëndrueshmërinë institucionale në lidhje me të dhënat, dokumentacionin dhe proceset që lidhen e janë në funksion të ruajtjes dhe rritjes së standardeve të cilësisë së ofertës akademike.

e)      Për programet e studimit, kohëzgjatja e vlefshmërisë dhe afatit të akreditimit, përcaktohet në raport edhe me kohëzgjatjen e programit të studimit

2.      Kohëzgjatja e vlefshmërisë së akreditimit institucional dhe të programeve të studimit shprehet në vite akademike.

3.      Afati i akreditimit përcakton datën fundore të vlefshmërisë së akreditimit të shprehur në ditë/muaj/vit (DD/MM/VV).

4.      Për efekt të vlefshmërisë së akreditimit, kur vendimi final i Bordit të Akreditimit është pozitiv, Institucionet e Arsimit të Lartë që kanë paraqitur kërkesën për akreditimin periodik ose plotësimin e rekomandimeve/kushteve, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe që kanë qënë në proces vlerësimi në kuadër të akreditimit, konsiderohen të akredituara për periudhën midis akreditimeve.

5.       Ngarkohet Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë per zbatimin e këtij Vendimi.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save