Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 4, datë 07.04.2017 PËR PËR NJË NDRYSHIM NË VKA NR. 70, DATË 27.07.2015 “PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “TEKNIK I LARTË LABORATORËSH MJEKËSORË”, TË SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE “LOGOS”

VENDIM
Nr. 4, datë 07.04.2017
PËR
PËR NJË NDRYSHIM NË VKA NR. 70, DATË 27.07.2015 “PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “TEKNIK I LARTË LABORATORËSH MJEKËSORË”, TË SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE “LOGOS”


Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, dhe Vendimin Nr. 1, datë 07.04.2017 të BA, mori në shqyrtim kërkesën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, përmes shkresës Nr. 368 Prot, datë 18.01.2017 me lëndë “Saktësim i Vendimit të Këshillit të Akreditimit”, mbështetur në urdhrin Nr. 89, datë 26.02.2016 “Për ndryshimin e emërtimit të programit të studimit “Master Profesional” të ofruar nga Shkolla e Lartë Private “Logos”, të Ministrit të Arsimit dhe Sportit, urdhër ky i lëshuar pas marrjes së vendimit të KA ku rekomandohet akreditimi i programit në fjalë (VKA Nr.70 datë 27.07.2015 “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Teknik i Lartë Laboratorësh Mjekësorë”, të Shkollës së Lartë Private “LOGOS”).

Mbështetur në sa më lart, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI 

Emërtimi i programit të studimit Master Profesional në “Teknik i Lartë Laboratorësh Mjekësorë”, të ndryshohet në Master Profesional në “Teknikë e lartë në laboratorë mjekësorë”, në të gjithë tekstin e VKA Nr. 70 datë 27.07.2015, kudo ku citohet ky emërtim.
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save