Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 6, datë 07.04.2017 PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM PUBLIK”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

VENDIM
Nr. 6, datë 07.04.2017
PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM PUBLIK”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË



Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, mbështetur në procedurën e ndjekur nga ASCAL dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

 

a)      Emërtimi i programit: Master Profesional në “Administrim Publik”
b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë
c)      Institucioni që e ofron: Universiteti "Fan S. Noli", Korçë
d)      Njësia përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane
e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vite / 2 semestra
f)       Kredite (ECTS): 60 ECTS
g)      Forma e studimit: me kohë të plotë
h)      Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
i)       Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: deri 60 studentë
j)       Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
 
VENDOSI:

1.      Programi i studimit  Master Profesional në “Administrim Publik”, i përmbush kërkesat ligjore dhe “Standardet Shtetërore të Cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë të institucioneve të arsimit të lartë”.
2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Bordi i Akreditimit jep vlerësim pozitiv me rekomandimet e mëposhtme:
a.       Institucioni  të parashikojë uljen e numrit të lëndëve teorike, duke i dhënë peshë më të madhe praktikave profesionale.
b.      Rekomandohet zëvendësimi i lëndës “Informatikë e zbatuar” me lëndët “Menaxhim i burimeve njerëzore në sektorin publik”, ose “Menaxhim projekti”, pasi këto lëndë përputhen më mirë me profilin profesional të këtij programi studimi.
3.      Për gjithë sa më sipër BA jep vlerësim përfundimtar pozitiv dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master Profesional në “Administrim Publik”, me elementët e mësipërm të hapet.

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save