Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 10-11 Nëntor 2017

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 99, datë 10.11.2017

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “FINANCË-KONTABILITET”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE JOPUBLIKE “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.11.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit Bachelor në “Financë-Kontabilitet”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Financë-Kontabilitet”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 2365 prot, datë 12.04.2006
  4. Urdhëri i Akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 288, datë 04.09.2009
  5. Institucioni që e ofron: ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”
  6. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/ 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 ECTS
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
  12. Akredituar me kusht: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit 605, datë 22.12. 2016

pasi mori në shqyrtim:

  1. Urdhër Nr. 605, datë 22.12. 2016 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit për akreditimin me kusht të programit të studimit Bachelor në “Financë-Kontabilitet” dhe Vendimin e Këshillit të Akreditimit Nr. 205, datë 18.11.2016 “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Financë-Kontabilitet”, të Shkollës së Lartë Universitare Jopublike “Universiteti Marin Barleti” ku mbështetet dhe i referohet ky urdhër;
  2. Kushtet e lëna për plotësim nga aktet e mësipërme me afatet kohore përkatëse;
  3. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë Raportin e Vetëvlerësimit, dokumentacionin mbështetës dhe të dhënat e depozituara nga Institucioni në përmbushje të kushteve për këtë program studimi;
  4. Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të kushteve;
  6. Vlerësimin përfundimtar të ekspertëve në lidhje me shkallën e plotësimit të kushteve;
  7. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  8. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit për përmbushjen e kushteve janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Vlerësimi i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për shkallën e plotësimit të kushteve të lëna në kuadër të vendimit përfundimtar të akreditimit dhe nivelin e cilësisë akademike për këtë program studimi është Pozitiv;
  6. Rezultati përfundimtar i vlerësimit, pas verifikimit të plotësimit të kushteve dhe cilësisë së ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush standardet”;

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e Studimit Bachelor në “Financë- Kontabilitet” të Shkollës së Lartë Universitare Jopublike “Universiteti Marin Barleti”, me rekomandimin sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit për këtë program studimi është 30/09/2022.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimit sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca 

Rekomandimi në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 99, datë 10.11.2017, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Financë-Kontabilitet” të Shkollës së Lartë Universitare Jopublike, “Universiteti Marin Barleti”, është si vijon:

Institucioni të marrë masa për rekrutimin e stafit të ri akademik me grada dhe tituj dhe të nxisë stafin akademik aktual të angazhuar në këtë program studimi në fitimin e gradave shkencore dhe titujve akademikë si dhe të kujdeset që fusha e tyre e ekspertizës të përputhet me lëndët që ata mbulojnë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 100, datë 10.11.2017 

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË
AKADEMIA PROFESIONALE E BIZNESIT 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, si dhe në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në mbledhjen e tij të datës 10.11.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të  Institucionit të Arsimit të Lartë, Akademia Profesionale e Biznesit, me të dhënat si më poshtë: 

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Akademia Profesionale e Biznesit
  2. Organizimi i Institucionit: Jopublik
  3. Lloji i Institucionit: Akademi
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti i Ekonomisë
    2. Fakulteti i Drejtësisë
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 651, datë 14.09.2011
  6. Urdhëri i Akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 557, datë 16.11.2012

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm të Institucionit në kuadër të akreditimit të parë;
  5. Mangësitë e evidentuara dhe rekomandimet e lëna nga vlerësimi i jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e vlerësimit të jashtëm dhe akreditimit të parë për këtë Institucion si dhe plotësimin e rekomandimeve të lëna në kuadër të tyre;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta dhe pikat e dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen kryesisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm “përmbushen kryesisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv me rekomandime;
  8. Rezultati i akreditimit të mëparshëm të këtij Institucioni është Pozitiv dhe janë plotësuar rekomandimet e lëna prej tij.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë Akademia Profesionale e Biznesit, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Akademia Profesionale e Biznesit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 09/11/2021.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandime
Akademia Profesionale e Biznesit duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve të mëposhtme të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit, të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit nga ana e tij, si vijon:

  1. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij Vendimi, Institucioni duhet të hartojë një plan për përshtatjen e fushave të kërkimit me ato europiane ndërkombëtare duke vendosur marrëveshje e projekte bashkëpunimi dypalëshe me Institucione të tjera të Arsimit të Lartë, duke synuar në të njëjtën kohë lehtësimin e lëvizshmërisë së stafit dhe studentëve në këtë kuadër;
  2. Institucioni duhet të hartojë një plan për të mundësuar akses të plotë të studentëve me aftësi të kufizuara në të gjitha mjediset e mësimdhënies dhe mësimxënies.

Akademia Profesionale e Biznesit duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e këtyre rekomandimeve sipas afateve të mësipërme dhe ta dorëzojë atë pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 101, datë 10.11.2017 

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË
KOLEGJI UNIVERSITAR "BEDËR"

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, si dhe në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në mbledhjen e tij të datës 10.11.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të  Institucionit të Arsimit të Lartë, Kolegji Universitar "Bedër", me të dhënat si më poshtë: 

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Kolegji Universitar "Bedër"
  2. Organizimi i Institucionit: Jopublik
  3. Lloji i Institucionit: Kolegj Universitar
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti i Filologjisë dhe Edukimit
    2. Fakulteti i Shkencave Humane
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 286, datë 06.04.2011
  6. Urdhëri i Akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 223, datë 04.06.2013
  7. Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 616, datë 30.12.2016

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm të Institucionit në kuadër të akreditimit të parë;
  5. Mangësitë e evidentuara dhe rekomandimet e lëna nga vlerësimi i jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e vlerësimit të jashtëm dhe akreditimit të parë për këtë Institucion si dhe plotësimin e rekomandimeve të lëna në kuadër të tyre; 

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta dhe pikat e dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen kryesisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm “përmbushen kryesisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv me rekomandime;
  8. Rezultati i akreditimit të mëparshëm të këtij Institucioni është Pozitiv dhe janë plotësuar rekomandimet e lëna prej tij.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë Kolegji Universitar "Bedër", me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Kolegji Universitar "Bedër" me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 09/11/2021.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandime 

Kolegji Universitar "Bedër" duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve të mëposhtme të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit, të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit nga ana e tij, si vijon:

  1. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij Vendimi, Institucioni duhet të ndërmarrë hapa për vlerësimin e kërkimit shkencor në zbatim të plotë të udhëzuesit përkatës për organizimin e konferencave shkencore dhe funksionimin e Komisionit të Përhershëm për Kërkim, Projekte, Aplikime dhe Inovacione;
  2. Institucioni duhet të përmirësojë në vijim zbatimin e politikave të integrimit për stafin dhe studentët e tij të huaj.

Kolegji Universitar "Bedër" duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e këtyre rekomandimeve sipas afateve të mësipërme dhe ta dorëzojë atë pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 102, datë 10.11.2017

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË UNIVERSITETI I NEW YORK-UT NË TIRANË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 103, datë 10.11.2017

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË

KOLEGJI UNIVERSITAR “WISDOM”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, si dhe në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në mbledhjen e tij të datës 10.11.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të  Institucionit të Arsimit të Lartë, Kolegji Universitar "WISDOM", me të dhënat si më poshtë: 

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Kolegji Universitar "WISDOM"
  2. Organizimi i Institucionit: Jopublik
  3. Lloji i Institucionit: Kolegj Universitar
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti i Drejtësisë
    2. Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Shoqërore
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 672, datë 27.09.2006
  6. Urdhëri i Akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 237, datë 09.05.2016
  7. Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 145, datë 31.03.2017

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm të Institucionit në kuadër të akreditimit të parë;
  5. Mangësitë e evidentuara dhe rekomandimet e lëna nga vlerësimi i jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e vlerësimit të jashtëm dhe akreditimit të parë për këtë Institucion si dhe plotësimin e rekomandimeve të lëna në kuadër të tyre;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen kryesisht”, Fusha 2 “përmbushen kryesisht”, Fusha 3 “përmbushen kryesisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm “përmbushen kryesisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv me rekomandime;
  8. Rezultati i akreditimit të mëparshëm të këtij Institucioni është Pozitiv.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë Kolegji Universitar "WISDOM", me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Kolegji Universitar "WISDOM" me kohëzgjatjen prej 3 ( tre) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 09/11/2020.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca
Rekomandime 

Kolegji Universitar "WISDOM" duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve të mëposhtme të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit, të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit nga ana e tij, si vijon:

  1. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij Vendimi, Institucioni duhet të zhvillojë dhe zbatojë një plan veprimi për të siguruar që studentët me aftësi të kufizuara të mund të kenë akses në të gjitha mjediset mësimore;
  2. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij Vendimi, Institucioni duhet të shtojë sasinë e teksteve fizike në bibliotekë, për të siguruar plotësimin e nevojave të mësimdhënies dhe mësimnxënies për të gjithë stafin dhe studentët;
  3. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij Vendimi, Institucioni duhet të reflektojë kontributin e palëve të jashtme të interesuara për zhvillimin dhe përmirësimin e kurrikulave me qëllim lehtësimin e punësimit të studentëve;
  4. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij Vendimi, Institucioni duhet të hartojë dhe zbatojë një strategji zyrtare për kërkimin shkencor, duke përcaktuar prioritetet e kërkimit në rang institucional dhe të njësive të tij përbërëse; në këtë kuadër Institucioni duhet të reflektojë fusha kërkimore bashkëkohore europiane e ndërkombëtare duke siguruar në të njëjtën kohë një bashkëpunim të vazhduar me Institucione të tjera të Arsimit të Lartë, vendase dhe të huaja;
  5. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij Vendimi, Institucioni duhet të sigurojë që departamentet të marrin përgjegjësinë për promovimin, koordinimin dhe menaxhimin e punës kërkimore shkencore të grupeve kërkimore;
  6. Institucioni duhet të vazhdojë të hartojë dhe zbatojë bashkëpunime me partnerë ndërkombëtarë si mundësi për të lehtësuar lëvizshmërinë e stafit dhe studentëve;
  7. Institucioni duhet të gjejë dhe instalojë programet e duhura softuerike për të mundësuar aksesin në të dhënat personale dhe burimet e duhura të mësimdhënies dhe mësimnxënies, dhe që ato të jenë të përshtatshme për çdo program studimi;

Kolegji Universitar "WISDOM" duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e këtyre rekomandimeve sipas afateve të mësipërme dhe ta dorëzojë atë pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 104, datë 10.11.2017 

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË
KOLEGJI UNIVERSITAR “TBU” 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, si dhe në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në mbledhjen e tij të datës 10.11.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të  Institucionit të Arsimit të Lartë, Kolegji Universitar “TBU”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Kolegji Universitar “TBU”
  2. Organizimi i Institucionit: Jopublik
  3. Lloji i Institucionit: Kolegj Universitar
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti i Administrim Biznesi
    2. Fakulteti i Drejtësisë
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 794, datë 06.10.2010
  6. Urdhëri i Akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 326, datë 15.08.2013
  7. Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 417, datë 20.09.2017

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm të Institucionit në kuadër të akreditimit të parë;
  5. Mangësitë e evidentuara dhe rekomandimet e lëna nga vlerësimi i jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e vlerësimit të jashtëm dhe akreditimit të parë për këtë Institucion si dhe plotësimin e rekomandimeve të lëna në kuadër të tyre; 

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta dhe pikat e dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen kryesisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen pjesërisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm “përmbushen kryesisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv me rekomandime;
  8. Rezultati i akreditimit të mëparshëm të këtij Institucioni është Pozitiv dhe janë plotësuar rekomandimet e lëna prej tij.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë Kolegji Universitar “TBU”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Kolegji Universitar “TBU” me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 09/11/2020.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca
Rekomandime 

Kolegji Universitar “TBU” duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve të mëposhtme të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit, të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit nga ana e tij, si vijon:

  1. Institucioni, në mënyrë të menjëhershme, duhet të hartojë një plan kërkimor në përputhje me tematikat europiane e ndërkombëtare, të sigurojë bashkëpunim kërkimor me Institucione të tjera të Arsimit të Lartë dhe lidhjen e marrëveshjeve e zbatimin e projekteve dypalëshe duke synuar edhe mundësinë e lëvizshmërisë për stafin dhe studentët;
  2. Institucioni duhet të zhvillojë dhe të zbatojë një plan të përcaktuar për sigurimin e aksesit të plotë të studentëve me aftësi të kufizuara në mjediset e tij mësimore.

Kolegji Universitar “TBU” duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e këtyre rekomandimeve sipas afateve të mësipërme dhe ta dorëzojë atë pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 105, datë 10.11.2017

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË
“SHKOLLA E LARTË PRIVATE MESDHETARE E SHQIPËRISË” 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, si dhe në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në mbledhjen e tij të datës 10.11.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të  Institucionit të Arsimit të Lartë, “Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: “Shkolla e Lartë Private "Mesdhetare e Shqipërisë”
  2. Organizimi i Institucionit: Jopublik
  3. Lloji i Institucionit: Shkollë e Lartë
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti i Shkencave Ekonomike
    2. Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Politike
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 177, datë 19.02.2009
  6. Urdhëri i Akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 124, datë 29.03.2012

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm të Institucionit në kuadër të akreditimit të parë;
  5. Mangësitë e evidentuara dhe rekomandimet e lëna nga vlerësimi i jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e vlerësimit të jashtëm dhe akreditimit të parë për këtë Institucion si dhe plotësimin e rekomandimeve të lëna në kuadër të tyre; 

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen kryesisht”, Fusha 2 “përmbushen kryesisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen kryesisht”, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm “përmbushen kryesisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv me rekomandime;
  8. Rezultati i akreditimit të mëparshëm të këtij Institucioni është Pozitiv dhe janë plotësuar rekomandimet e lëna prej tij.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë” me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, “Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë”, me kohëzgjatjen prej 3 ( tre) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 09/11/2020.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandime 

“Shkolla e Lartë Mesdhetare e Shqipërisë” duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve të mëposhtme të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit, të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit nga ana e tij, si vijon:

  1. Në mënyrë të menjëhershme, Institucioni duhet të përcaktojë qartë e në mënyrë zyrtare, marrëdhëniet ndërmjet Bordit të Qendrës së Mesdheut, Bordit të Administrimit dhe Senatit Akademik si dhe të bëjë transparente çështjet e shqyrtuara dhe Vendimet e Bordit të Qendrës së Mesdheut;
  2. Në mënyrë të menjëhershme, Institucioni duhet të zhvillojë sistemin e tij të informacionit në mënyrë që stafi dhe studentët të aksesojnë burimet elektronike edhe nga jashtë Institucionit;
  3. Në mënyrë të menjëhershme, Institucioni, duhet të hartojë dhe ngrejë një sistem efektiv dhe procedurë të saktë për përparimin akademik, kualifikimin dhe përditësimin e stafit akademik në fushën e mësimdhënies, mësimnxënies dhe kontrollit të dijeve;
  4. Institucioni duhet të hartojë dhe zbatojë një strategji integrimi për stafin e tij akademik, shkencor dhe administrativ, për të mbështetur veçanërisht Strategjinë e tij të Ndërkombëtarizimit;
  5. Institucioni duhet të hartojë dhe zbatojë një politikë për sigurimin e jetës dhe të shëndetit për personelin dhe studentët vendas dhe të ftuar si dhe hartimin e një plani për cilësinë e jetës kulturore dhe sportive të studentëve.

“Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë” duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e këtyre rekomandimeve sipas afateve të mësipërme dhe ta dorëzojë atë pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 106, datë 10.11.2017 

PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, PROGRAM STUDIMI SPECIALIZUES AFATGJATË NË “SËMUNDJE TË APARATIT KARDIOVASKULAR” TË UNIVERSITETIT KATOLIK "ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, mbështetur në procedurën e ndjekur nga ASCAL dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi specializues afatgjatë në “Sëmundje të aparatit kardiovaskular”
  2. Cikli i studimit: Cikli i tretë
  3. Institucioni që e ofron: Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim me Universitetin e Romës “Tor Vergata”;
  4. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Mjekësisë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Mjekësore
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 4 vite akademike
  7. Kredite (ECTS): 240 ECTS
  8. Forma e studimit: me kohë të plotë
  9. Diploma lëshohet: vetëm nga Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë”;
  10. Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 4 studentë
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 8 

VENDOSI:

  1. Programi i studimit specializues afatgjatë në “Sëmundje të aparatit kardiovaskular” i përmbush kërkesat ligjore dhe “Standardet Shtetërore të Cilësisë për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimeve të specializimeve afatgjata në fushën e Mjekësisë, në IAL”.
  2. Bordi i Akreditimit jep vlerësimin pozitiv.
  3. Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë që programi i studimit specializues afatgjatë në “Sëmundje të aparatit kardiovaskular” me elementët e mësipërm të hapet.
  4. Me hapjen e këtij programi, Institucioni të reflektojë edhe në rregulloren e programit të studimit dhe kontratën e regjistrimit të studentit rekomandimet e mëposhtme:
    1. Të parashikohen në kontratën e regjistrimit me specializantin dispozita të qarta që lidhen me: natyrën dhe ngarkesën e veprimtarive praktike që parashikohen të realizohen në strukturat e rrjetit fomues, përgjegjësitë dhe detyrimet e Institucionit për të garantuar zhvillimin e tyre në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara me këto struktura dhe planin e programit të propozuar, marrëdhëniet financiare dhe pasojat që rrjedhin nga mosrespektimi i këtyre dispozitave;
    2. Në kuadër të pranimit të studentëve, të përfshihet nota mesatare hyrëse, mosha, veprimtaria, mënyra e zhvillimit të konkursit, si dhe vlerësimi dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve;
    3. Të përcaktohet qartë në rregullore mënyra e përzgjedhjes së tutorëve të studentëve, gjatë formimit praktik dhe detyrat e detyrimet specifike të këtyre të fundit me UNIZKM dhe studentin/ët specializantë;
    4. Të përfshihet në Komisionin e Pranimit përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Urdhërit të Mjekut.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 107, datë 10.11.2017

PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, PROGRAM STUDIMI SPECIALIZUES AFATGJATË NË “KIRURGJI E PËRGJITHSHME” TË UNIVERSITETIT KATOLIK "ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, mbështetur në procedurën e ndjekur nga ASCAL dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi specializues afatgjatë në “Kirurgji e përgjithshme”
  2. Cikli i studimit: Cikli i tretë
  3. Institucioni që e ofron: Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim me Universitetin e Romës “Tor Vergata”;
  4. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Mjekësisë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Kirurgjikale
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite akademike
  7. Kredite (ECTS): 300 ECTS
  8. Forma e studimit: me kohë të plotë
  9. Diploma lëshohet: vetëm nga Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë”;
  10. Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 4 studentë
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 8

VENDOSI:

  1. Programi i studimit specializues afatgjatë në “Kirurgji e përgjithshme” i përmbush kërkesat ligjore dhe “Standardet Shtetërore të Cilësisë për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimeve të specializimeve afatgjata në fushën e Mjekësisë, në IAL”.
  2. Bordi i Akreditimit jep vlerësimin pozitiv.
  3. Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë që programi i studimit specializues afatgjatë në “Kirurgji e përgjithshme” me elementët e mësipërm të hapet.
  4. Me hapjen e këtij programi, Institucioni të reflektojë edhe në rregulloren e programit të studimit dhe kontratën e regjistrimit të studentit rekomandimet e mëposhtme:
    1. Të parashikohen në kontratën e regjistrimit me specializantin dispozita të qarta që lidhen me: natyrën dhe ngarkesën e veprimtarive praktike që parashikohen të realizohen në strukturat e rrjetit fomues, përgjegjësitë dhe detyrimet e Institucionit për të garantuar zhvillimin e tyre në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara me këto struktura dhe planin e programit të propozuar, marrëdhëniet financiare dhe pasojat që rrjedhin nga mosrespektimi i këtyre dispozitave;
    2. Në kuadër të pranimit të studentëve, të përfshihet nota mesatare hyrëse, mosha, veprimtaria, mënyra e zhvillimit të konkursit, si dhe vlerësimi dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve;
    3. Të përcaktohet qartë në rregullore mënyra e përzgjedhjes së tutorëve të studentëve, gjatë formimit praktik dhe detyrat e detyrimet specifike të këtyre të fundit me UNIZKM dhe studentin/ët specializantë;
    4. Të përfshihet në Komisionin e Pranimit përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Urdhërit të Mjekut.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 108, datë 10.11.2017 

PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, PROGRAM STUDIMI SPECIALIZUES AFATGJATË NË “NEFROLOGJI” TË
UNIVERSITETIT KATOLIK "ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, mbështetur në procedurën e ndjekur nga ASCAL dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi specializues afatgjatë në “Nefrologji”
  2. Cikli i studimit: Cikli i tretë
  3. Institucioni që e ofron: Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim me Universitetin e Romës “Tor Vergata”;
  4. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Mjekësisë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Mjekësore
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite akademike
  7. Kredite (ECTS): 300 ECTS
  8. Forma e studimit: me kohë të plotë
  9. Diploma lëshohet: vetëm nga Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë”;
  10. Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 2 studentë
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 8

VENDOSI:

  1. Programi i studimit specializues afatgjatë në “Nefrologji” i përmbush kërkesat ligjore dhe “Standardet Shtetërore të Cilësisë për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimeve të specializimeve afatgjata në fushën e Mjekësisë, në IAL”.
  2. Bordi i Akreditimit jep vlerësimin pozitiv.
  3. Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë që programi i studimit specializues afatgjatë në “Nefrologji” me elementët e mësipërm të hapet.
  4. Me hapjen e këtij programi, Institucioni të reflektojë edhe në rregulloren e programit të studimit dhe kontratën e regjistrimit të studentit rekomandimet e mëposhtme:
    1. Të parashikohen në kontratën e regjistrimit me specializantin dispozita të qarta që lidhen me: natyrën dhe ngarkesën e veprimtarive praktike që parashikohen të realizohen në strukturat e rrjetit fomues, përgjegjësitë dhe detyrimet e Institucionit për të garantuar zhvillimin e tyre në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara me këto struktura dhe planin e programit të propozuar, marrëdhëniet financiare dhe pasojat që rrjedhin nga mosrespektimi i këtyre dispozitave;
    2. Në kuadër të pranimit të studentëve, të përfshihet nota mesatare hyrëse, mosha, veprimtaria, mënyra e zhvillimit të konkursit, si dhe vlerësimi dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve;
    3. Të përcaktohet qartë në rregullore mënyra e përzgjedhjes së tutorëve të studentëve, gjatë formimit praktik dhe detyrat e detyrimet specifike të këtyre të fundit me UNIZKM dhe studentin/ët specializantë;
    4. Të përfshihet në Komisionin e Pranimit përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Urdhërit të Mjekut.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 109, datë 10.11.2017 

PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, PROGRAM STUDIMI SPECIALIZUES AFATGJATË NË “KARDIOKIRURGJI” TË UNIVERSITETIT KATOLIK "ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, mbështetur në procedurën e ndjekur nga ASCAL dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi specializues afatgjatë në “Kardiokirurgji”
  2. Cikli i studimit: Cikli i tretë
  3. Institucioni që e ofron: Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim me Universitetin e Romës “Tor Vergata”;
  4. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Mjekësisë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Kirurgjikale
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite akademike
  7. Kredite (ECTS): 300 ECTS
  8. Forma e studimit: me kohë të plotë
  9. Diploma lëshohet: vetëm nga Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë”;
  10. Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 2 studentë
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 8 

VENDOSI:

  1. Programi i studimit specializues afatgjatë në “Kardiokirurgji” i përmbush kërkesat ligjore dhe “Standardet Shtetërore të Cilësisë për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimeve të specializimeve afatgjata në fushën e Mjekësisë, në IAL”.
  2. Bordi i Akreditimit jep vlerësimin pozitiv.
  3. Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë që programi i studimit specializues afatgjatë në “Kardiokirurgji” me elementët e mësipërm të hapet.
  4. Me hapjen e këtij programi, Institucioni të reflektojë edhe në rregulloren e programit të studimit dhe kontratën e regjistrimit të studentit rekomandimet e mëposhtme:
    1. Të parashikohen në kontratën e regjistrimit me specializantin dispozita të qarta që lidhen me: natyrën dhe ngarkesën e veprimtarive praktike që parashikohen të realizohen në strukturat e rrjetit fomues, përgjegjësitë dhe detyrimet e Institucionit për të garantuar zhvillimin e tyre në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara me këto struktura dhe planin e programit të propozuar, marrëdhëniet financiare dhe pasojat që rrjedhin nga mosrespektimi i këtyre dispozitave;
    2. Në kuadër të pranimit të studentëve, të përfshihet nota mesatare hyrëse, mosha, veprimtaria, mënyra e zhvillimit të konkursit, si dhe vlerësimi dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve;
    3. Të përcaktohet qartë në rregullore mënyra e përzgjedhjes së tutorëve të studentëve, gjatë formimit praktik dhe detyrat e detyrimet specifike të këtyre të fundit me UNIZKM dhe studentin/ët specializantë;
    4. Të përfshihet në Komisionin e Pranimit përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Urdhërit të Mjekut.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 110, datë 10.11.2017 

PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, PROGRAM STUDIMI SPECIALIZUES AFATGJATË NË “ANESTEZIOLOGJI, REANIMACION DHE TERAPI INTENSIVE” TË UNIVERSITETIT KATOLIK "ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, mbështetur në procedurën e ndjekur nga ASCAL dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi specializues afatgjatë në “Anesteziologji, reanimacion dhe terapi intensive”
  2. Cikli i studimit: Cikli i tretë
  3. Institucioni që e ofron: Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim me Universitetin e Romës “Tor Vergata”
  4. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Mjekësisë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Kirurgjikale
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite akademike
  7. Kredite (ECTS): 300 ECTS
  8. Forma e studimit: me kohë të plotë
  9. Diploma lëshohet: vetëm nga Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë”
  10. Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 4 studentë
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 8

 VENDOSI:

  1. Programi i studimit specializues afatgjatë në “Anesteziologji, reanimacion dhe terapi intensive” i përmbush kërkesat ligjore dhe “Standardet Shtetërore të Cilësisë për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimeve të specializimeve afatgjata në fushën e Mjekësisë, në IAL”.
  2. Bordi i Akreditimit jep vlerësimin pozitiv.
  3. Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë që programi i studimit specializues afatgjatë në “Anesteziologji, reanimacion dhe terapi intensive” me elementët e mësipërm të hapet.
  1. Me hapjen e këtij programi, Institucioni të reflektojë edhe në rregulloren e programit të studimit dhe kontratën e regjistrimit të studentit rekomandimet e mëposhtme: