Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 15 Mars 2024

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 56, datë 15.03.2024

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “FIZIOTERAPI”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 15.03.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Fizioterapi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Fizioterapi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 282, datë 04.07.2013
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 7239/1 Prot., datë 17.08.2018
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Teknike Mjekësore
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Kualifikimi dhe fusha e ekspertizës e disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është plotësisht në përputhje me lëndët që ata japin në këtë program studimi.
    2. Personeli akademik me kohë të plotë i angazhuar në këtë program studimi, nuk mbulon të paktën 70 % të ngarkesës mësimore të këtij programi studimi, sikurse parashikohet në aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
    3. Literatura e përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi, nuk është e përditësuar në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi, si edhe fondi fizik i literaturës në funksion të këtij programi studimi është i limituar.
    4. Mungesa e një studimi të mirëfilltë të tregut të punës, me qëllim identifikimin e nevojave dhe kërkesave të tregut lidhur me punësimin e studentëve të këtij programi studimi.
    5. Numër i limituar i marrëveshjeve të bashkëpunimit në funksion të realizimit të praktikave profesionale të studentëve të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Fizioterapi”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 14.03.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 56, datë 15.03.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Fizioterapi”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi dhe fusha e ekspertizës e anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë plotësisht në përputhje me lëndët që ata japin në këtë program studimi.
  2. Institucioni, të marrë masa që personeli akademik me kohë të plotë i angazhuar në këtë program studimi, të mbulojë të paktën 70 % të ngarkesës mësimore të këtij programi studimi, në përputhje me aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të marrë masa që literatura e përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi, të jetë e përditësuar në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi, si edhe të pasurojë fondin fizik të literaturës në funksion të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të realizojë një studim të mirëfilltë të tregut të punës për të identifikuar sa më mirë kërkesat dhe nevojat e tregut, me qëllim garantimin e punësimit të studentëve të diplomuar në këtë program studimi.
  5. Institucioni, të rrisë numrin e marrëveshjeve të bashkëpunimit në funksion të realizimit të praktikave profesionale të studentëve të këtij programi studimi.
  6. Institucioni, të rrisë mbështetjen për personelin akademik dhe studentët e këtij programi studimi, me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së tyre në programet e mobilitetit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 57, datë 15.03.2024

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INFERMIERI E PËRGJITHSHME”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 15.03.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Infermieri e Përgjithshme”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Infermieri e Përgjithshme”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 685, datë 25.08.2010
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 7239/1, datë 17.08.2018
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Teknike Mjekësore
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Personeli akademik me kohë të plotë i angazhuar në këtë program studimi, nuk mbulon të paktën 70 % të ngarkesës mësimore të këtij programi studimi, sikurse parashikohet në aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
    2. Mungesa e një procedure të mirëfilltë për përfshirjen e studentëve dhe aktorëve të jashtëm në procesin e rishikimit dhe përditësimit të programit të studimit.
    3. Analizat dhe vlerësimet e performancës së programit të studimit dhe personelit akademik të angazhuar në të, nëpërmjet pyetësorëve apo formave të tjera, janë të limituara dhe nuk kryhet në mënyrë periodike, po ashtu rezultatet e nxjera nga këto analiza nuk shoqërohen me rekomandime dhe veprime konkrete në kuadër të përmirësimit të programit të studimit.
    4. Informim i limituar i studentëve të këtij programi studimi, në lidhje me zhvillimin e programit si dhe mungesa e informacionit në kuadër të këtij programi studimi, në faqen zyrtare të internetit të institucionit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Infermieri e Përgjithshme”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 14.03.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 57, datë 15.03.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Infermieri e Përgjithshme”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që personeli akademik me kohë të plotë i angazhuar në këtë program studimi, të mbulojë të paktën 70 % të ngarkesës mësimore të këtij programi studimi, në përputhje me aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të hartojë një procedure të mirëfilltë për përfshirjen e studentëve dhe aktorëve të jashtëm në procesin e rishikimit dhe përditësimit të programit të studimit.
  3. Institucioni, të marrë masa që analizat dhe vlerësimet e performancës së programit të studimit dhe personelit akademik të angazhuar në të, nëpërmjet pyetësorëve apo formave të tjera, të kryhen në mënyrë periodike, po ashtu rezultatet e nxjera nga këto analiza të shoqërohen me rekomandime dhe veprime konkrete në kuadër të përmirësimit të programit të studimit.
  4. Institucioni, të marrë masa për mirëinformimin e studentëve të këtij programi studimi, në lidhje me zhvillimin e programit si dhe të bëjë publike në faqen e tij zyrtare të internetit, informacionet që lidhen me këtë program studimi.
  5. Institucioni, të rrisë mbështetjen për personelin akademik dhe studentët e këtij programi studimi, me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së tyre në programet e mobilitetit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 58, datë 15.03.2024

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “INFERMIERI KIRURGJIKALE”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 15.03.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Infermieri Kirurgjikale”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Infermieri Kirurgjikale”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 273, datë 28.08.2020
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Teknike Mjekesore
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Personeli akademik me kohë të plotë i angazhuar në këtë program studimi, nuk mbulon të paktën 70 % të ngarkesës mësimore të këtij programi studimi, sikurse parashikohet në aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
    2. Literatura e përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi, nuk është e përditësuar në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi, si edhe fondi fizik i literaturës në funksion të këtij programi studimi është i limituar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Infermieri Kirurgjikale”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 14.03.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 58, datë 15.03.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Infermieri Kirurgjikale”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që personeli akademik me kohë të plotë i angazhuar në këtë program studimi, të mbulojë të paktën 70 % të ngarkesës mësimore të këtij programi studimi, në përputhje me aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa që literatura e përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi, të jetë e përditësuar në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi, si edhe të pasurojë fondin fizik të literaturës në funksion të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të shohë mundësinë e shtimit të numrit të personelit akademik me kohë të plotë, të angazhuar në këtë program studimi, të kategorisë Profesor.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 59, datë 15.03.2024

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “DIDAKTIKË”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 15.03.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Didaktikë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Didaktikë
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 744, datë 05.09.2013
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 7238/1 Prot., datë 31.08.2018
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Pedagogjisë
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mospërputhje në lidhje me numrin dhe shpërndarjen e krediteve të këtij programi studimi në planin mësimor, si edhe mungesa e unifikimit të mënyrës së vlersësimit të studentëve, në rregulloren e njësisë bazë përgjegjëse për këtë program studimi.
    2. Fondi fizik i literaturës në fushën e këtij programi studimi, është i limituar dhe i pa përditësuar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Didaktikë”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 14.03.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 59, datë 15.03.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Didaktikë”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të harmonizojë e shmangë mospërputhjet në lidhje me numrin dhe shpërndarjen e krediteve të këtij programi studimi në planin mësimor, si edhe në lidhje me mënyrën e vlerësimit të studentëve, në rregulloren e njësisë bazë përgjegjëse për këtë program studimi.
  2. Institucioni, të pasurojë e përditësojë fondin fizik të literaturës në gjuhën shqipe dhe të huaj, në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
  3. Institucioni, të marrë masa për kodifikimin e lëndëve të përfshira në planin mësimor të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të caktojë dhe emërojë një anëtar të personelit akademik me kohë të plotë, në rolin e Koordinatorit të programit të studimit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 60, datë 15.03.2024

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2-VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “ASISTENT LIGJOR”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 15.03.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2-vjeçar, me karakter profesional në “Asistent Ligjor”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program 2-vjeçar me karakter profesional në “Asistent Ligjor”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 2503 Prot., datë 13.04.2007
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 7239/1, datë 17.08.2018
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave të Aplikuara dhe të Natyrës
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve 2-vjeçare, me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e disa lëndëve në kurrikulën e këtij programi studimi programit, që lidhen me fitimin e njohurive praktike për etikën e komunikimit, menaxhimin e zyrës dhe arkivimin e dokumentacionit si edhe kërkimin ligjor.
    2. Mungesa e marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucione të drejtësisë si: gjykata, prokurori, institucione të tjera të administratës, apo edhe me biznese private si : zyra lokale të avokatisë apo noterisë, në funksion të realizimit të praktikës profesionale, të studentëve të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2-vjeçar, me karakter profesional në “Asistent Ligjor”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 14.03.3029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 61, datë 15.03.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Arsim Fillor”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të harmonizojë e shmangë mospërputhjet në lidhje me numrin dhe shpërndarjen e krediteve të këtij programi studimi në planin mësimor, si edhe në lidhje me mënyrën e vlerësimit të studentëve, në rregulloren e njësisë bazë përgjegjëse për këtë program studimi.
  2. Institucioni, të pasurojë e përditësojë fondin fizik të literaturës në gjuhën shqipe dhe të huaj, në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
  3. Institucioni, të shtojë përpjekjet për rritjen e mobilitetit të studentëve dhe personelit akademik të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të caktojë dhe emërojë një anëtar të personelit akademik me kohë të plotë, në rolin e Koordinatorit të programit të studimit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 61, datë 15.03.2024

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “ARSIM FILLOR”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 15.03.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Arsim Fillor”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Arsim Fillor”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 89, datë 27.02.2013
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 7238/1 Prot., datë 31.08.2018
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Pedagogjisë
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mospërputhje në lidhje me numrin dhe shpërndarjen e krediteve të këtij programi studimi në planin mësimor, si edhe mungesa e unifikimit të mënyrës së vlerësimit të studentëve, në rregulloren e njësisë bazë përgjegjëse për këtë program studimi.
    2. Fondi fizik i literaturës në fushën e këtij programi studimi, është i limituar dhe i pa përditësuar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Arsim Fillor”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 14.03.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 61, datë 15.03.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Arsim Fillor”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të harmonizojë e shmangë mospërputhjet në lidhje me numrin dhe shpërndarjen e krediteve të këtij programi studimi në planin mësimor, si edhe në lidhje me mënyrën e vlerësimit të studentëve, në rregulloren e njësisë bazë përgjegjëse për këtë program studimi.
  2. Institucioni, të pasurojë e përditësojë fondin fizik të literaturës në gjuhën shqipe dhe të huaj, në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
  3. Institucioni, të shtojë përpjekjet për rritjen e mobilitetit të studentëve dhe personelit akademik të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të caktojë dhe emërojë një anëtar të personelit akademik me kohë të plotë, në rolin e Koordinatorit të programit të studimit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 62, datë 15.03.2024

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “SHKENCA POLITIKE/MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”, ME PROFILE “MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE” DHE “POLITIKAT DHE LEGJISLACIONI I BASHKIMIT EVROPIAN”, TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 15.03.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Shkenca Politike/Marrëdhënie Ndërkombëtare”, me profile “Marrëdhënie Ndërkombëtare” dhe “Politikat dhe Legjislacioni i Bashkimit Evropian”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Shkenca Politike/Marrëdhënie Ndërkombëtare”, me profile “Marrëdhënie Ndërkombëtare” dhe “Politikat dhe Legjislacioni i Bashkimit Evropian”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 199, datë 03.07.2020, i ndryshuar me Urdhërin e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 233, datë 19.07.2021.
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i New York-ut në Tiranë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Politike/Marrëdhënie Ndërkombëtare
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i New York-ut në Tiranë
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Mungesa e qëndrueshmërisë financiare të këtij programi studimi, si rrjedhojë e mungesës së burimeve alternative të financimit dhe trendit në ulje të studentëve të regjistruar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Shkenca Politike/Marrëdhënie Ndërkombëtare”, me profile “Marrëdhënie Ndërkombëtare” dhe “Politikat dhe Legjislacioni i Bashkimit Evropian”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 14.03.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 62, datë 15.03.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Shkenca Politike/Marrëdhënie Ndërkombëtare”, me profile “Marrëdhënie Ndërkombëtare” dhe “Politikat dhe Legjislacioni i Bashkimit Evropian”, Universitetit të New York-ut në Tiranë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për gjenerimin e burimeve alternative të financimit të këtij programi studimi si edhe të gjejë format e duhura për promovimin e mëtejshëm të tij me qëllim rritjen e numrit të studentëve të regjistruar, e si rrjedhojë sigurimin e qëndrueshmërisë financiare të këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të shohë mundësinë e bashkimit të dy profileve të këtij programi studimi, në një program të vetëm, pa profile ose bashkimin e këtij programi studimi me programe të ngjashme të ofruara prej tij.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i New York-ut në Tiranë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 63, datë 15.03.2024

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “PEDAGOGJI”, ME PROFILE “MËSUESI NË ARSIM FILLOR” DHE “MENAXHIM ARSIMI”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 15.03.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Pedagogji”, me profile “Mësuesi në Arsim Fillor” dhe “Menaxhim Arsimi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Pedagogji”, me profile “Mësuesi në Arsimin Fillor” dhe “Menaxhim Arsimi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 509, datë 06.09.2022, i ndyshuar më Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 627, datë 20.10.2022
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Edukimit dhe Anglishtes
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e marrëveshjeve të bashkëpunimit në nivel kombëtar e ndërkombëtar në funksion të realizimit me sukses të këtij programi studimi.
    2. Literatura e detyrueshme dhe ajo e rekomanduar, e përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi, nuk është e përditësuar në përputhje me aktet nënligjore në fuqi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Pedagogji”, me profile “Mësuesi në Arsim Fillor” dhe “Menaxhim Arsimi”, të Universitetit Privat “Albanian University”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 14.03.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 63, datë 15.03.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Pedagogji”, me profile “Mësuesi në Arsim Fillor” dhe “Menaxhim Arsimi”, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të lidhë marrëveshje bashkëpunimi në nivel kombëtar e ndërkombëtar në funksion të realizimit me sukses të këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të përditësojë literaturën e detyrueshme dhe atë të rekomanduar, të përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi, në përputhje me aktet nën ligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të shohë mundësinë e ofrimit të trajnimeve në fushën e mësuesisë, për personelin akademik dhe studentët e këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi studimi, me qëllim që lënda "Metodat e kerkimi shkencor", nga lëndë me zgjedhje, të ofrohet si lëndë e detyruar, për të dy profilet e progamit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Privat “Albanian University”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 64, datë 15.03.2024

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2-VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “SISTEM DHE PAISJE ELEKTRIKE”, TË UNIVERSITETIT METROPOLITAN TIRANA

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 15.03.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2-vjeçar, me karakter profesional në “Sistem dhe Paisje Elektrike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program 2-vjeçar me karakter profesional në “Sistem dhe Paisje Elektrike”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 194, datë 03.07.2020
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Metropolitan Tirana
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe Elektronike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Metropolitan Tirana
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve 2-vjeçare, me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Literatura e përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi, nuk është e përditësuar në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi, si edhe fondi fizik i literaturës në funksion të këtij programi studimi është i limituar.
    2. Mungesa e qëndrueshmërisë financiare të këtij programi studimi, si rrjedhojë e mungesës së burimeve alternative të financimit, kostove të larta të trajnimit të personelit akademik dhe mirëmbajtjes së laboratoreve.
    3. Numër i ulët i studentëve të regjistruar në këtë program studimi.
    4. Mungesa e raporteve analitike lidhur me përfitimet nga marrëveshjet e bashkëpunimit, të lidhura në funksion të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2-vjeçar, me karakter profesional në “Sistem dhe Paisje Elektrike”, të Universitetit Metropolitan Tirana.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 14.03.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 64, datë 15.03.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2-vjeçar, me karakter profesional në “Sistem dhe Paisje Elektrike”, të Universitetit Metropolitan Tirana, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që literatura e përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi, të jetë e përditësuar në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi, si edhe të pasurojë fondin fizik të literaturës në funksion të këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të marrë masa për gjenerimin e burimeve alternative të financimit të këtij programi studimi, me qëllim sigurimin e qëndrueshmërisë financiare të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të rrisë promovimin e mëtejshëm të këtij programi studimi tij me qëllim rritjen e numrit të studentëve të regjistruar.
  4. Institucioni, të hartojë raporte analitike lidhur me përfitimet nga marrëveshjet e bashkëpunimit, të lidhura në funksion të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të marrë masa për rishikimin e kurrikulës së këtij programi studimi, me qëllim përafrimin maksimal të objektivave të programit të studimit me planin mësimor. Për shembull, të rishikohet prania në planin mësimor e lëndës “ Teoria Moderne e Kontrollit” (lëndë me theks të lartë teorik), që zhvillohet në vitin e parë, e cila nuk përputhet me nivelin e dijeve që studenti zotëron paraprakisht për zhvillimin e saj dhe as me natyrën e programit të studimit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Metropolitan Tirana, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 65, datë 15.03.2024

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “ELEKTROENERGJITIKË”, TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 15.03.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Elektroenergjitikë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Elektroenergjitikë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 523, datë 09.09.2022
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Politeknik i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Sistemeve Elektrike të Fuqisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Politeknik i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Literatura e përfshirë në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, nuk është e përditësuar në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
    2. Përfshirje e ulët e personelit akademik të këtij programi studimi, në aktivitete kërkimore-shkencore.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Elektroenergjitikë”, të Universitetit Politeknik të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 14.03.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 65, datë 15.03.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Elektroenergjitikë”, të Universitetit Politeknik të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që literatura e përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi, të jetë e përditësuar në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të rrisë mbështetjen për personelin akademik të këtij programi studimi, me qëllim rritjen e përfshirjes së tyre në aktivitete kërkimore-shkencore dhe publikimin e artikujve në revista me faktor impakti.
  3. Institucioni, të marrë masa për plotësimin dhe përditësimin në kohë reale të databazës me të dhënat mbi punësimin e studentëve si dhe adresat e tyre elektronike, për ta shfrytëzuar në analizën e të dhënave të tregut të punës dhe në funksion të përmirësimit të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Politeknik i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 66, datë 15.03.2024

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI NDËRTIMI”, ME PROFILE “INXHINIERI E STRUKTURAVE TË NDËRTIMIT”, “MENAXHIM I NDËRTIMEVE”, “INXHINIERI E RESURSEVE UJORE”, “INXHINIERI E MATERIALEVE TË NDËRTIMIT”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 15.03.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi”, me profile “Inxhinieri e Strukturave të Ndërtimit”, “Menaxhim i Ndërtimeve”, “Inxhinieri e Resurseve Ujore”, “Inxhinieri e Materialeve të Ndërtimit”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi”, me profile “Inxhinieri e Strukturave të Ndërtimit”, “Menaxhim i Ndërtimeve”, “Inxhinieri e Resurseve Ujore”, “Inxhinieri e Materialeve të Ndërtimit”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 90, datë 10.02.2010
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr.586/1 Prot,. datë 27.03.2018
  5. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 07 datë 01.02.2019
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti “Epoka”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  9. Kredite (ECTS): 120 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  12. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Epoka”
  13. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Paqëndrueshmëria numerike e personelit akademik të këtij programi studimi e cila krijon probleme jo thjesht në shpërndarjen e ngarkesës mësimore por edhe në kompetencën profesionale për lëndën ose modulin, lektori i së cilës duhet të zëvendësohet.
    2. Mosaktivizimi për disa vite i disa prej profileve të këtij programi studimi.
    3. Mungesa e qëndrueshmërisë financiare të këtij programi studimi, si rrjedhojë e mungesës së burimeve alternative të financimit dhe trendit në ulje të studentëve të regjistruar.
    4. Shërbimet mbështetëse si Bibilioteka, Kantina dhe laboratorët, nuk janë plotësisht të aksesueshme nga studentët e këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi”, me profile “Inxhinieri e Strukturave të Ndërtimit”, “Menaxhim i Ndërtimeve”, “Inxhinieri e Resurseve Ujore”, “Inxhinieri e Materialeve të Ndërtimit”, të Universitetit “Epoka”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 14.03.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 66, datë 15.03.2024, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi”, me profile “Inxhinieri e Strukturave të Ndërtimit”, “Menaxhim i Ndërtimeve”, “Inxhinieri e Resurseve Ujore”, “Inxhinieri e Materialeve të Ndërtimit”, të Universitetit “Epoka”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që numri dhe ngarkesa mësimore e personelit akademik të këtij programi studimi, të stabilizohet për të mos patur luhatje në shpërndarjen e ngarkesës si dhe të plotësohet oragnika e personelit, duke shmangur luhatjen vjetore në numër.
  2. Institucioni, të marrë masa për gjenerimin e burimeve alternative të financimit të këtij programi studimi si edhe të gjejë format e duhura për promovimin e mëtejshëm të tij me qëllim rritjen e numrit të studentëve të regjistruar, e si rrjedhojë sigurimin e qëndrueshmërisë financiare të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të marrë masa që shërbimet mbështetëse si Bibloteka, Kantina dhe laboratorët të jenë të hapura dhe funksionale për studentët e këtij programi studimi, duke marrë parasysh oraret e tyre të studimit.
  4. Institucioni, të hartojë një procedure ose rregullore të veçantë për organizimin, kryerjen dhe kontrollin e praktikës profesionale, në kuadër të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Epoka”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 67, datë 15.03.2024

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI SOFTUERI”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 15.03.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Softueri”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Softueri”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 220, datë 03.07.2020
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Epoka”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Epoka”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa në planin mësimor të këtij programi studimi e praktikës profesionale, e cila pamundëson aftësimin praktik të studentëve dhe lidhjen e tyre me tregun e punës.
    2. Veprimtaritë formuese C dhe D të kurrikulës së këtij programi studimi nuk janë plotësisht në përputhje me parashikimet nën ligjore në fuqi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Softueri”, të Universitetit “Epoka”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 14.03.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 67, datë 15.03.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri Softueri”, të Universitetit “Epoka”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi, duke përfshirë në të praktikën profesionale, e cila mundëson aftësimin praktik të studentëve dhe lidhjen e tyre me tregun e punës.
  2. Institucioni, të rishikojë veprimtaritë formuese C dhe D të kurrikulës së këtij programi studimi duke i përshtatur ato në përputhje me parashikimet nën ligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të hartojë raporte analitike të mirëfillta të përfitimeve nga marrëveshjet e bashkëpunimit duke specifikuar qartazi përfitimet për këtë program studimi.
  4. Institucioni, të shohë mundësinë e uljes së ngarkesë së personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, në mënyrë që të garantohet një mësimdhënie dhe mësimnxënie sa më cilësore.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Epoka”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 68, datë 15.03.2024

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I INTEGRUAR I SHKENCAVE NË “ARKITEKTURË”, ME PROFILE “ARKITEKTURË INTERIERI”, “URBANISTIKË”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 15.03.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Integruar i Shkencave në “Arkitekturë”, me profile “Arkitekturë Interieri”, “Urbanistikë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Integruar i Shkencave në “Arkitekturë”, me profile “Arkitekturë Interieri”, “Urbanistikë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 570, datë 12.09.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite / 10 semestra
  7. Kredite (ECTS): 300 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Integruar i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
    2. Temat e trajtuara në kurrikulë e këtij programi studimi, nuk mbulojnë mjaftueshëm kërkesat bashkëkohore të arkitektures së interierit dhe urbanistikës.
    3. Profilet e ofruara në këtë program studimi, nuk janë të diferencuara mjaftueshëm nga njëri–tjetri.
    4. Mungesa e publikimit të raporteve të rezultateve të vlerësimeve të këtij programi studimi, duke respektuar lirinë dhe etikën akademike, si edhe legjislacionin për të dhënat personale.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Integruar i Shkencave në “Arkitekturë”, me profile “Arkitekturë Interieri”, “Urbanistikë”, të Universitetit Europian të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 14.03.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 68 datë 15.03.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Integruar i Shkencave në “Arkitekturë”, me profile “Arkitekturë Interieri”, “Urbanistikë”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i personelit akademik i angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
  2. Instititucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi, me qëllim përfshirjen e trajtimit të temave bashkëkohore të arkitekturës dhe urbanistikës
  3. Institucioni, të marrë masa për një diferencim më të madh midis profileve të ofruara në këtë program studimi.
  4. Institucioni, të bëjë publike raportet e rezultateve të vlerësimeve të këtij programi studimi, duke respektuar lirinë dhe etikën akademike, si edhe legjislacionin për të dhënat personale.
  5. Institucioni, të marrë masa për angazhimin e të paktën një personeli ndihmës akademik, të dedikuar për mbarëvajtjen e laboratorëve dhe për asistencë në proceset e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, të këtij programi studimi.
  6. Institucioni, të rishikojë syllabusin e praktikës profesionale në vitin e pestë, duke synuar që studenti të zhvillojë një periudhë pune në një kompani ose institucion, me qëllim zhvillimin e aftësive të tij profesionale.
  7. Institucioni, të marrë masa për hartimin e planeve dhe analizave financiare në nivel departamenti dhe programi studimi, në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Europian i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 69, datë 15.03.2024

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “TEKNOLOGJI INFORMACIONI NË BIZNES”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 15.03.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni në Biznes”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni në Biznes”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 359, datë 17.09.2021
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti Administrim Biznesit dhe Teknologji Informacionit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Fusha e ekspertizës e disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është plotësisht në përputhje me lëndët që ata japin në këtë program studimi.
    2. Mungesa e qëndrueshmërisë financiare të këtij programi studimi, si rrjedhojë e mungesës së burimeve alternative të financimit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni në Biznes”, të Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 14.03.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 69, datë 15.03.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni në Biznes”, të Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që fusha e ekspertizës e anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë plotësisht në përputhje me lëndët që ata japin në këtë program studimi.
  2. Institucioni, të marrë masa për gjenerimin e burimeve alternative të financimit të këtij programi studimi, me qëllim sigurimin e qëndrueshmërisë financiare të tij.
  3. Institucioni, të rrisë mbëtetjen financiare në kuadër të aktiviteteve kërkimore–shkencore të personelit akademik të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të pasurojë e përditësojë fondin fizik të literaturës në gjuhën shqipe dhe të huaj, në funksion të këtij programi studimi si edhe të përmirësojë më tej infrastrukturën fizike kompjuterike të bibliotekës.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 70, datë 15.03.2024

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MENAXHIM BIZNESI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “LOGOS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 15.03.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Menaxhim Biznesi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Menaxhim Biznesi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 1 datë 06.01.2011
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit Nr. 2380/3 Prot., datë 30.05.2022
  5. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 47, datë 05.07.2019
  6. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Logos”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhimit
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  9. Kredite (ECTS): 180 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Logos”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush plotësisht standardet”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Menaxhim Biznesi”, të Kolegjit Universitar “Logos”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 14.03.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 70, datë 15.03.2024, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Menaxhim Biznesi”, të Kolegjit Universitar “Logos”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të ndërtojë një sistem funksional bashkëpunimi me industrinë, si edhe të forcojë marrëdhëniet e bashkëpunimit me sipërmarrësit, në funksion të realizimit të këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të ndërmarrë një qasje më proaktive në lidhje me praktikat profesionale dhe aktivitetet kërkimore shkencore, të studentëve të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të rrisë përpjektjet për shtimin e bashkëpunimeve në kuadër të programit ERASMUS +, të cilat do të mundësonin lëvizjen e studentëve dhe personelit akademik të këtij programi studimi, si edhe të shtojë trajnimet profesionale në funksion të programit të studimit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Logos”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 71, datë 15.03.2024

PËR

MIRATIMIN E RAPORTIT VJETOR TË VEPRIMTARISË SË BORDIT TË AKREDITIMIT DHE AGJENCISË SË SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015 “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, pasi mori në shqyrtim Raportin Vjetor të veprimtarisë së Bordit të Akreditimit dhe Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, në mbledhjen e tij të datës 15.03.2024,

VENDOSI:

  1. Të miratojë Raportin Vjetor të veprimtarisë së Bordit të Akreditimit dhe Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, sipas shtojcës bashkëngjitur këtij vendimi.
  2. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për publikimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 72, datë 15.03.2024

PËR

PËRJASHTIMIN NGA PAGESA E TARIFËS PËR VLERËSIMIN NË KUADËR TË AKREDITIMIT PERIODIK INSTITUCIONAL TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË AKADEMIA E FILMIT DHE MULTIMEDIAS “MARUBI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit, në mbledhjen e tij të datës 15.03.2024,

pasi mori në shqyrtim:

  1. Shkresën e Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi” me Nr. 44 Prot., datë 04.03.2024, me lëndë “Kërkesë për përjashtim nga pagesa e vlerësimit të akreditimit”;
  2. Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 229, datë 26.04.2018 “Për riorganizimin e Shkollës së Lartë Jopublike “Marubi” në Akademi të Filmit dhe Multimedias “Marubi” dhe dhënien e statusit të veçantë të këtij institucioni të arsimit të lartë”;
  3. Parashikimet ligjore mbi institucionet e arsimit të lartë me status të veçantë dhe mundësitë e përjashtimit nga pagesa e tarifës për vlerësimin dhe akreditimin institucional të institucioneve të arsimit të lartë / Nenin 17, pika 5; Nenin 84 të Ligjit Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe Shtojcën 2, pika 1 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar;

 

konstaton se:

 

  1. Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” gëzon statusin e një institucioni të veçantë të arsimit të lartë;
  2. Numri i studentëve në të gjitha ciklet e studimit në këtë institucion të arsimit të lartë është më pak se 30 studentë.

 

Mbështetur në gjithë sa më sipër, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

 

  1. Përjashtimin nga pagesa e tarifës së vlerësimit në kuadër të akreditimit periodik institucional të institucionit të arsimit të lartë, Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”.
  2. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin dhe publikimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.