REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 01, datë 16.01.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MAMI”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 16.01.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Mami”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Mami”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit dhe e Shkencës Nr. 5353 prot, datë 22.08.2005
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Infermierisë
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mungesa në njësinë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, e personelit akademik me kohë të plotë i kategorisë Profesor.
- Infrastruktura laboratorike në funksion të këtij programi studimi, rezulton e pamjaftueshme dhe kërkon investime dhe përmirësime të mëtejshme për të përmbushur standardet e nevojshme për zhvillimin e programit, ndërkohë që mungesa e një tekniku laboratorik kufizon mbështetjen teknike dhe funksionimin efikas të aktiviteteve praktike të programit të studimit.
- Mungesa e një studimi të thelluar të tregut të punës për këtë program studimi, në funksion të nevojave aktuale dhe perspektivave të zhvillimit të tregut të punës në Shqipëri.
- Mungesa e raporteve analitike në nivel programi dhe departamenti, si dhe e procedurave dhe mekanizmave të formalizuar për rishikimin dhe përmirësimin e syllabuseve të këtij programi studimi.
- Mungesa e mobilitetit të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Mami”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 15.01.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 01, datë 16.01.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Mami”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për angazhimin në njësinë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, të personelit akademik me kohë të plotë të kategorisë Profesor.
- Institucioni, të marrë masa për përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës laboratorike në funksion të këtij programi studimi, si dhe të sigurojë angazhimin e një tekniku laboratorik, me qëllim garantimin e mbështetjes teknike dhe zhvillimin efektiv të aktiviteteve praktike.
- Institucioni, të realizojë një studim të mirëfilltë dhe të përditësuar të tregut të punës për këtë program studimi, në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të programit dhe identifikimit të nevojave aktuale dhe perspektivave të zhvillimit të tregut të punës në Shqipëri.
- Institucioni, të hartojë raporte analitike periodike në nivel programi dhe departamenti, si dhe të formalizojë procedura dhe mekanizma të qarta për rishikimin dhe përmirësimin e syllabuseve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të nxisë mobilitetin për personelin akademik dhe studentët e këtij programi studimi, përmes marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes në programe ndërkombëtare, me qëllim rritjen e ndërkombëtarizimit dhe shkëmbimit akademik.
- Institucioni, të përfundojë procesin e ristrukturimit të bibliotekës dhe të adresojë boshllëqet në fondin e librave fizikë dhe në mjediset për studim, me qëllim përmirësimin e aksesit dhe cilësisë së mbështetjes akademike për studentët.
- Institucioni, të marrë masa për të garantuar ngrohjen optimale të ambienteve në funksion të këtij programi studimi, gjatë periudhës së dimrit të zgjatur, në mënyrë që të sigurohen kushte të përshtatshme për mësimdhënie dhe studim.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 02, datë 16.01.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “INFERMIERISTIKË”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 16.01.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Infermieristikë”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Infermieristikë”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 177, datë 06.05.2015
- Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 1287/1, datë 15.03.2019
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Infermierisë
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është plotësisht në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
- Mungesa në njësinë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, e personelit akademik me kohë të plotë i kategorisë Profesor.
- Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70%, nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Mungesa e personelit ndihmës akademik dhe e laborantëve të dedikuar për mbështetjen e veprimtarive laboratorike të këtij programi studimi, si edhe infrastruktura laboratorike në funksion të këtij programi studimi, e cila rezulton e pamjaftueshme dhe kërkon investime dhe përmirësime të mëtejshme për të përmbushur standardet e nevojshme për zhvillimin e programit.
- Mungesa e raporteve analitike në nivel programi dhe departamenti, si dhe e procedurave dhe mekanizmave të formalizuar për rishikimin dhe përmirësimin e syllabuseve të këtij programi studimi.
- Mungea e evidencave mbi nivelin e ngjashmërisë së kurrikulës së këtij programi studimi në masën minimale të kërkuar (≥70%), sipas praktikave të ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë.
- Raporti ndërmjet komponentit teorik dhe atij praktik nuk evidentohet si i harmonizuar me kërkesat e kornizës ligjore në fuqi. Terminologjia e përdorur për praktikën profesionale nuk është e standardizuar dhe nuk pasqyron qartë format dhe objektivat e saj.
- Evidentohet mosrakordim ndërmjet përshkrimeve të lëndëve dhe strukturës së planit mësimor të këtij programi studimi, këto mospërputhje kërkojnë riorganizim të konsiderueshëm të kurrikulës, në një masë mbi 20% të përmbajtjes së saj.
- Rezultatet e të nxënit nuk rezultojnë të formuluara në përputhje me kompetencat kyçe të profesionit të infermierit në kontekstin e praktikës bashkëkohore. Gjithashtu, konstatohet mungesë e disa temave thelbësore për formimin profesional të studentëve.
- Mungesa e përdorimit sistematik të metodave aktive dhe bashkëkohore të mësimdhënies, si studime rasti klinik, simulime dhe metoda problem-solving, si edhe e udhëzuesve apo manualeve për zbatimin e mësimdhënies inovative.
- Mungesa e dokumentimit të qartë të llojeve të diplomave të pranueshme dhe kriteret prioritare të pranimit në këtë program studimi, si edhe komponenti i pranimit të studentëve të huaj, nuk rezulton i operacionalizuar.
- Mungesa e kërkimit shkencor të strukturuar në nivel programi, si edhe e përfshirjes reale të studentëve në projekte kërkimore apo konferenca.
- Mungesa e raportit financiar, i dedikuar në nivel programi studimi, përtej raportimit të përgjithshëm institucional.
- Mungesa e evidencave të qarta dhe të plota mbi strukturën e provimit final, përfshirë grup-lëndët përkatëse dhe mënyrën e organizimit të tij.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Infermieristikë”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 1 (një) viti.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 15.01.2027.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 02, datë 16.01.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Infermieristikë”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë plotësisht në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa për angazhimin në njësinë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, të personelit akademik me kohë të plotë të kategorisë Profesor.
- Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, të mbulohet të paktën në masën 70%, nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa për përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës laboratorike në funksion të këtij programi studimi, si dhe të sigurojë angazhimin e një tekniku laboratorik, me qëllim garantimin e mbështetjes teknike dhe zhvillimin efektiv të aktiviteteve praktike.
- Institucioni, të hartojë raporte analitike periodike në nivel programi dhe departamenti, si dhe të formalizojë procedura dhe mekanizma të qartë për rishikimin dhe përmirësimin e syllabuseve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të sigurojë dhe dokumentojë evidenca të qarta mbi nivelin e ngjashmërisë së kurrikulës së këtij programi studimi me programe homologe, në përputhje me pragun minimal të kërkuar (≥70%), si dhe të përdorë këto analiza për forcimin e dimensionit të ndërkombëtarizimit të programit.
- Institucioni, të rishikojë dhe harmonizojë raportin ndërmjet komponentit teorik dhe atij praktik në përputhje me kërkesat e kornizës ligjore në fuqi, si dhe të standardizojë terminologjinë e përdorur për praktikën profesionale, në mënyrë që të pasqyrojë qartë format, përmbajtjen dhe objektivat e saj.
- Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi për të harmonizuar përshkrimet e lëndëve me strukturën e planit mësimor të programit, duke realizuar riorganizimin e nevojshëm të përmbajtjes në një masë mbi 20%, në mënyrë që të sigurohet koherenca e brendshme dhe përputhshmëria me standardet përkatëse.
- Institucioni, të riformulojë rezultatet e të nxënit në përputhje me kompetencat kyçe të profesionit të infermierit në kontekstin e praktikës bashkëkohore, si dhe të plotësojë kurrikulën me temat thelbësore që sigurojnë formimin profesional e gjithëpërfshirës të studentëve.
- Institucioni, të nxisë dhe institucionalizojë përdorimin sistematik të metodave aktive dhe bashkëkohore të mësimdhënies, si studime rasti klinik, simulime dhe metoda të zgjidhjes së problemeve, si dhe të hartojë udhëzues apo manuale për zbatimin e mësimdhënies inovative, në kuadër të këtij programi studimi.
- Institucioni, të dokumentojë në mënyrë të qartë dhe transparente llojet e diplomave të pranueshme dhe kriteret prioritare të pranimit në këtë program studimi, si dhe të operacionalizojë procedurat për pranimin e studentëve të huaj.
- Institucioni, të zhvillojë dhe zbatojë një strategji të strukturuar të kërkimit shkencor në nivel programi, duke nxitur përfshirjen aktive të studentëve në projekte kërkimore dhe pjesëmarrjen e tyre në konferenca shkencore.
- Institucioni, të përgatisë raporte financiare të dedikuara në nivel programi studimi, përtej raportimit të përgjithshëm institucional, me qëllim rritjen e transparencës dhe mbështetjes së vendimmarrjes së bazuar në evidencë.
- Institucioni, të sigurojë dhe dokumentojë evidenca të qarta dhe të plota mbi strukturën e provimit final, përfshirë grup-lëndët përkatëse dhe mënyrën e organizimit të tij, për të garantuar qartësi dhe standardizim të procesit të vlerësimit përfundimtar.
- Institucioni, të përfundojë procesin e ristrukturimit të bibliotekës dhe të adresojë boshllëqet në fondin e librave fizikë dhe në mjediset për studim, me qëllim përmirësimin e aksesit dhe cilësisë së mbështetjes akademike për studentët.
- Institucioni, të marrë masa për të garantuar ngrohjen optimale të ambienteve në funksion të këtij programi studimi, gjatë periudhës së dimrit të zgjatur, në mënyrë që të sigurohen kushte të përshtatshme për mësimdhënie dhe studim.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 03, datë 16.01.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “MARKETINGU DIGJITAL”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 16.01.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Marketingu Digjital”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Marketingu Digjital”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 338, datë 17.09.2021
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Marketing-Turizmit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Ngarkesa e disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, është e lartë dhe jo në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Mungon një shpërndarje e qartë dhe e argumentuar e orëve të praktikës në lëndët e programit të studimit, ndërkohë që volumi i kufizuar i praktikës profesionale të zhvilluar në terren paraqet mangësi të konsiderueshme në realizimin e komponentit praktik të programit.
- Literatura e përdorur në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, është e papërditësuar me botime të viteve të fundit.
- Numri i studentëve të regjistruar në këtë program studimi rezulton i ulët, çka ndikon në qëndrueshmërinë dhe zhvillimin afatmesëm të programit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Marketingu Digjital”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 15.01.2031.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 03, datë 16.01.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Marketingu Digjital”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për uljen e ngarkesës mësimore të personelit akademik të anagazhuar në këtë program studimi, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të rishikojë dhe të strukturojë në mënyrë të qartë dhe të argumentuar shpërndarjen e orëve të praktikës në lëndët e programit të studimit, si dhe të rrisë volumin dhe cilësinë e praktikës profesionale në terren, me qëllim garantimin e përmbushjes së komponentit praktik dhe përputhshmërisë me kërkesat përkatëse.
- Institucioni, të përditësojë literaturën e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, duke përfshirë botime bashkëkohore të viteve të fundit.
- Institucioni, të analizojë shkaqet e numrit të ulët të studentëve të regjistruar në këtë program studimi dhe të hartojë masa konkrete për rritjen e atraktivitetit, qëndrueshmërisë dhe zhvillimit afatmesëm të programit.
- Institucioni, të rrisë dhe të formalizojë përfshirjen e studentëve të këtij programi studimi në aktivitete të kërkimit shkencor, përmes projekteve, punimeve kërkimore, konferencave dhe aktiviteteve të tjera akademike.
- Institucioni, të përmirësojë infrastrukturën laboratorike përsa i përket lëndës së informatikës, me qëllim krijimin e mundësive për aplikimin praktik të njohurive teorike të përfituara gjatë leksioneve dhe rritjen e përgatitjes së studentëve për tregun e punës, si edhe të rrisë kapacitetet dhe mjetet kompjuterike (desktop, PC, etj.) në dispozicion të përdoruesve të bibliotekës elektronike, në mjediset e bibliotekës, për të mundësuar akses të njëkohshëm të një numri më të madh studentësh në funksion të përgatitjes së detyrimeve mësimore dhe të punëve kërkimore.
- Institucioni, të pasqyrojë në mënyrë të detajuar dhe të argumentuar përfitimet konkrete të këtij programi studimi nga bashkëpunimet dhe marrëveshjet institucionale, në funksion të zhvillimit akademik dhe profesional të studentëve.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 04, datë 16.01.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM PUBLIK”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 16.01.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Administrim Publik”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Administrim Publik”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 162, datë 07.04.2017
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Sociale
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është plotësisht në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
- Bashkëpunimi në kuadër të këtij programi studimi është i kufizuar kryesisht me organizatat publike, ndërkohë që fusha e administrimit shtrihet edhe përtej këtij sektori, çka kufizon ekspozimin profesional dhe spektrin e mundësive praktike për studentët.
- Mungesa e rishikimit dhe përditësimit të programit të studimit në përputhje me ndryshimet e tregut të punës.
- Literatura e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, është e papërditësuar me botime të viteve të fundit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Administrim Publik”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 15.01.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 04, datë 16.01.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Administrim Publik”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë plotësisht në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
- Institucioni, të zgjerojë bashkëpunimet institucionale me organizata dhe kompani që disponojnë struktura të konsoliduara dhe që shprehin nevojë për personel të kualifikuar, me qëllim forcimin e lidhjes së programit të studimit me tregun e punës dhe përmirësimin e punësimit të të diplomuarve.
- Institucioni, të riorganizojë programin e studimit, duke reflektuar në mënyrë të argumentuar ndryshimet dhe zhvillimet e tregut të punës, veçanërisht në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe digjitalizimit.
- Institucioni, të përditësojë literaturën e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, duke përfshirë botime bashkëkohore të viteve të fundit.
- Institucioni, të rrisë përfshirjen e studentëve të këtij programi studimi në aktivitetet e kërkimit shkencor, si në kërkimin individual të personelit akademik ashtu edhe në projektet shkencore të zhvilluara në nivel departamenti.
- Institucioni, të ndërmarrë masa për zgjerimin dhe ndërkombëtarizimin e programit të studimit, duke promovuar përfshirjen e studentëve nga rajone të tjera të vendit, si dhe nga vendet fqinje, veçanërisht nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 05, datë 16.01.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “BANKË DHE SIGURIME”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 16.01.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Bankë dhe Sigurime”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Bankë dhe Sigurime”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 388, datë 10.07.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Financë-Kontabilitetit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi nuk janë plotësisht në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Formati i syllabuseve të këtij programi studimi, nuk është në përputhje me formatin e miratuar në aktet nënligjore në fuqi.
- Angazhim i kufizuar i personelit akademik të këtij programi studimi, në veprimtari kërkimore-shkencore, veçanërisht në publikime në revista shkencore me faktor impakti, si dhe në zhvillimin e përvojës akademike dhe profesionale në fushën përkatëse.
- Transparencë e pjesshme në publikimin dhe vënien në dispozicion të rezultateve të analizave të pyetësorëve të studentëve, duke mos garantuar informim të plotë të palëve të interesuara dhe përdorim efektiv të tyre, në procesin e përmirësimit të cilësisë së këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Bankë dhe Sigurime”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 15.01.2031.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 05, datë 16.01.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Bankë dhe Sigurime”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:
- Institucioni, të rishikojë kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të rishikojë formatin e syllabuseve të këtij programi studimi, në përputhje me formatin e miratuar në aktet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të inkurajojë e nxisë më tej personelin akademik të këtij programi studimi, në drejtim të rritjes së veprimtarisë kërkimore-shkencore, veçanërisht në publikime në revista shkencore të indeksuara dhe me faktor impakti.
- Institucioni, të sigurojë publikimin e plotë dhe periodik të relacioneve përmbledhëse të analizës së pyetësorëve studentorë, me qëllim rritjen e transparencës dhe përdorimin e tyre në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së programit të studimit.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 06, datë 16.01.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “BIOTEKNOLOGJI MOLEKULARE DHE INDUSTRIALE”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 16.01.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Bioteknologji Molekulare dhe Industriale”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Bioteknologji Molekulare dhe Industriale”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1225, datë 03.09.2008 dhe Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 615, datë 26.12.2024
- Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Bioteknologjisë
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip/Anglisht
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mungesa e një mekanizmi të strukturuar, të integruar dhe sistematik për mbledhjen, analizimin dhe përdorimin e feedback-ut nga punëdhënësit dhe alumni-t, i cili të shërbejë për përmirësimin e vazhdueshëm të këtij programi studimi.
- Mungesa e një mekanizmi të formalizuar për ndjekjen e karrierës së të diplomuarve dhe për zhvillimin e vazhdueshëm profesional pas përfundimit të studimeve, në mënyrë që të sigurohet informim i qëndrueshëm mbi impaktin e programit në tregun e punës.
- Mungesa e një regjistri të strukturuar, të centralizuar dhe të përditësuar për menaxhimin e marrëveshjeve me sektorin privat, të lidhura në kuadër të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Bioteknologji Molekulare dhe Industriale”, të Universitetit të Tiranës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 15.01.2031.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 06, datë 16.01.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Bioteknologji Molekulare dhe Industriale”, të Universitetit të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni, të krijojë dhe të formalizojë mekanizma të qëndrueshëm për mbledhjen periodike të feedback-ut nga punëdhënësit dhe alumni-t, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të programit të studimit.
- Institucioni, të përfshijë alumni-t dhe punëdhënësit në struktura këshilluese të formalizuara për rishikimin e kurrikulës, përditësimin e rezultateve të të nxënit dhe përshtatjen e programit me kërkesat e tregut të punës.
- Institucioni, të përdorë një sistem të centralizuar për menaxhimin dhe monitorimin e marrëveshjeve me sektorin privat, me qëllim vlerësimin e impaktit të tyre në zhvillimin e praktikave profesionale dhe punësimin e studentëve, si dhe forcimin e bashkëpunimit me aktorët e jashtëm.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 07, datë 16.01.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “GJEOGRAFI”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 16.01.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Gjeografi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Gjeografi”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 359, datë 21.09.1991
- Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Gjeografisë
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi nuk janë plotësisht në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Kuadri rregullator i njësisë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, paraqitet i kufizuar në disa aspekte, ç’ka evidenton nevojën për pasurim dhe harmonizim më të plotë, në mënyrë që organizimi i veprimtarive mësimore, shkencore dhe administrative të reflektojë qartë objektivat dhe misionin e njësisë.
- Komponentët e përdorur për vlerësim nuk kanë përqindje të përcaktuara, duke mos garantuar transparencë dhe standardizim të procesit të vlerësimit të studentëve.
- Mungesa e një udhëzuesi të standardizuar në kuadër të kritereve për mbrojtjen e temës së diplomës së studentëve të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Gjeografi”, të Universitetit të Tiranës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 15.01.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 07, datë 16.01.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Gjeografi”, të Universitetit të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni, të rishikojë kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të përmirësojë kornizën rregullatore të njësisë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, në mënyrë që të përforcohet koherenca ndërmjet funksioneve akademike, kërkimore dhe administrative, si dhe të sigurohet një orientim më i qartë drejt objektivave afatgjata të njësisë.
- Institucioni, të sigurojë që vlerësimet të kenë masa të mirëpërcaktuara në përqindje, si kufirin maksimal ashtu edhe minimal për çdo element të vlerësimit të vazhduar, të përcaktuara qartë në rregulloret përkatëse, pa cënuar lirinë akademike dhe shumëllojshmërinë e formave të vlerësimit, me qëllim rritjen e transparencës ndaj aktorëve të përfshirë në proces.
- Institucioni, të hartojë një udhëzues të standardizuar në kuadër të kritereve për mbrojtjen e temës së diplomës së studentëve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të përforcojë përfshirjen e ekspertizës së jashtme në vlerësimin e cilësisë së këtij programi studimi.
- Institucioni, të sigurojë që përmbledhjet e rezultateve të raporteve të sigurimit të brendshëm të cilësisë dhe masave propozuese, të jenë publike dhe të aksesueshme për personelin akademik dhe studentët e këtij programi studimi.
- Institucioni, të pasurojë fondin e literaturës në funksion të këtij programi studimi, veçanërisht me autorë të huaj dhe të viteve të fundit.
- Institucioni, të hartojë raporte të detajuara lidhur me format dhe diversifikimin e financimit të këtij programi studimi, për të përmirësuar transparencën dhe menaxhimin e burimeve.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 08, datë 16.01.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË PËRBASHKËT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “SISTEMET E QËNDRUESHME TË PRODHIMIT TË USHQIMEVE”, ME PROFILE “INXHINIERI, CILËSI DHE SIGURI USHQIMORE” DHE “MENAXHIM I SISTEMEVE TË PRODHIMIT TË USHQIMEVE”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS.
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 16.01.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të përbashkët të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Sistemet e Qëndrueshme të Prodhimit të Ushqimeve”, me profile “Inxhinieri, Cilësi dhe Siguri Ushqimore” dhe “Menaxhim i Sistemeve të Prodhimit të Ushqimeve”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Sistemet e Qëndrueshme të Prodhimit të Ushqimeve”, me profile “Inxhinieri, Cilësi dhe Siguri Ushqimore” dhe “Menaxhim i Sistemeve të Prodhimit të Ushqimeve”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 575, datë 04.10.2022
- Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhimit dhe Marketingut
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: Diplomë e dyfishtë nga Universiteti Europian i Tiranës dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Rekomandimet e lëna në pikën tre të udhërit të licensimit të këtij programi studimi, nuk janë plotësuar plotësisht.
- Mungesa e praktikës profesionale në kurrikulën e këtij programi studimi.
- Kategoria “D” e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, nuk është në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, për sa i përket profilit “Menaxhim i Sistemeve të Prodhimit të Ushqimeve”, nuk janë në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Mungesa e strukturave të përbashkëta të vendimmarjes dhe e një sistemi të unifikuar vlerësimi provimesh dhe monitorimit të rezultateve të studentëve të këtij programi studimi.
- Ndarja e përgjegjësive ndërmjet institucioneve ofruese të këtij programi studimi, në zbatimin e kurrikulës, veçanërisht për profilin “Inxhinieri, Cilësi dhe Siguri Ushqimore”, është e papërcaktuar qartë në aktet rregullatore të programit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e përbashkët të studimit Master i Shkencave në “Sistemet e Qëndrueshme të Prodhimit të Ushqimeve”, me profile “Inxhinieri, Cilësi dhe Siguri Ushqimore” dhe “Menaxhim i Sistemeve të Prodhimit të Ushqimeve”, të Universitetit Europian të Tiranës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 15.01.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 08, datë 16.01.2026, “Për akreditimin e parë të programit të përbashkët të studimit Master i Shkencave në “Sistemet e Qëndrueshme të Prodhimit të Ushqimeve”, me profile “Inxhinieri, Cilësi dhe Siguri Ushqimore” dhe “Menaxhim i Sistemeve të Prodhimit të Ushqimeve”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni, të plotësojë rekomandimet e lëna në pikën tre të udhërit të licensimit të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për integrimin e praktikës profesionale si komponent i detyrueshem i programit, me 12 ECTS në përputhje me rregulloren institucionale, si dhe për aktivizimin konkret të marrëveshjeve ekzistuese me institucione publike dhe private.
- Institucioni, të rishikojë kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa për krijimin e një bordi akademik të përbashkët midis institucioneve ofruese të këtij programi studimi, për administrimin e programit, si dhe për hartimin e një rregulloreje të unifikuar që rregullon vlerësimin, provimet dhe sigurimin e cilësisë.
- Institucioni, të rishikojë rregulloren e përbashkët për të specifikuar qartë ndarjen e përgjegjësive akademike dhe kurrikulare mes institucioneve partnere, duke reflektuar këtë ndarje në planin mësimor dhe në suplementin e diplomës.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Europian i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 09, datë 16.01.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “TEKNOLOGJI INFORMACIONI E APLIKUAR NË FINANCË”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS.
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 16.01.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Profesional në “Teknologji Informacioni e Aplikuar në Financë”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Profesional në “Teknologji Informacioni e Aplikuar në Financë”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 484, datë 30.08.2022
- Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Informatikës dhe Teknologjisë
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
- Praktika Profesionale në kuadër të këtij programi, nuk është e strukturuar dhe e dokumentuar në mënyrë të plotë.
- Syllabuset nuk pasqyrojnë në mënyrë të qartë përmbajtjen reale të praktikës profesionale, organizimin kohor të saj (javët e zhvillimit), si dhe rolet dhe përgjegjësitë e mentorëve në institucionin pritës.
- Evidentohen mospërputhje ndërmjet syllabuseve të lëndëve dhe planit mësimor të miratuar, veçanërisht në lidhje me ngarkesën mësimore në auditor, tipologjinë e lëndëve, veprimtaritë mësimore dhe format e kontrollit të vazhdueshëm të studentëve.
- Dokumentacioni në funksion të këtij programi studimi, nuk është i unifikuar dhe i standardizuar, duke krijuar mospërputhje në elementë kyç si: masa e frekuentimit, kontrolli i vazhdueshëm, seancat metodologjike dhe rregullat që lidhen me punimin e diplomës.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Teknologji Informacioni e Aplikuar në Financë”, të Universitetit Europian të Tiranës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 15.01.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 09, datë 16.01.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Teknologji Informacioni e Aplikuar në Financë”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të hartojë dhe të miratojë një paketë të plotë të praktikës profesionale për këtë program studimi, ku të përcaktohen qartë objektivat, rezultatet e të nxënit, temat dhe aktivitetet në institucionin pritës, forma e raportimit, kriteret e vlerësimit, mekanizmat e monitorimit dhe roli i mentorimit.
- Institucioni, të rishikojë syllabuset, duke reflektuar praktikën reale profesionale, planifikimin e qartë kohor (javët/semestri), si dhe dokumentimin e personelit udhëheqës në institucionin pritës.
- Institucioni, të harmonizojë syllabuset e lëndëve me planin mësimor të miratuar, duke korrigjuar mospërputhjet në ngarkesën mësimore në auditor, tipologjinë e lëndëve, format e mësimdhënies dhe format e vlerësimit dhe kontrollit të vazhdueshëm.
- Institucioni, të standardizojë dhe të unifikojë dokumentacionin rregullator të programit të studimit, duke përcaktuar në mënyrë të qartë dhe të njëjtë në të gjitha dokumentet masën e frekuentimit, rregullat e kontrollit të vazhdueshëm, seancat metodologjike dhe kriteret për zbatimin e praktikës profesionale.
- Institucioni, të përcaktojë qartë në rregulloren e programit pragun e notës mesatare për mbrojtjen e punimit të diplomës, si dhe të qartësojë shpërndarjen e ngarkesës mësimore në auditor ose kalimin e saj në formën e punës së pavarur të studentit.
- Institucioni, të formalizojë angazhimin e personelit ndihmës akademik për zhvillimin e orëve laboratorike të programit të studimit.
- Institucioni, të pasurojë fondin fizik të bibliotekës, me tituj të rinj dhe bashkëkohorë, të përshtatshëm për fushën e këtij programi studimi.
- Institucioni, të rrisë nivelin e ndërkombëtarizimit dhe përfshirjes në kërkim shkencor, përmes krijimit të mundësive konkrete për mobilitet, shkëmbime akademike dhe projekte Erasmus+ për studentët, si dhe duke nxitur angazhimin e tyre në aktivitete kërkimore të lidhura me programin e studimit.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Europian i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 10, datë 16.01.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “SIGURI KIBERNETIKE NË FUSHËN E MBROJTJES”, TË AKADEMISË SË FORCAVE TË ARMATOSURA.
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 16.01.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Profesional në “Siguri Kibernetike në Fushën e Mbrojtjes”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Profesional në “Siguri Kibernetike në Fushën e Mbrojtjes”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 375, datë 23.09.2021
- Institucioni që e ofron: Akademia e Forcave të Armatosura
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Teknologjise së Informacionit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra):1 vit / 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Akademia e Forcave të Armatosura
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
- Mospërputhje midis dokumentacionit të programit të studimit, si: rregullorja e institucionit, rregullorja e programit të studimit, syllabuset dhe suplementit të diplomës, lidhur me mënyrën e vlerësimit të studentëve të këtij programi studimi.
- Mbështetje e pamjaftueshme financiare për zhvillimin e aktiviteteve kërkimore-shkencore, në funksion të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Siguri Kibernetike në Fushën e Mbrojtjes”, të Akademisë së Forcave të Armatosura.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 15.01.2031.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 10, datë 16.01.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Siguri Kibernetike në Fushën e Mbrojtjes”, të Akademisë së Forcave të Armatosura, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të rishikojë dokumentacionin e programit të studimit, si: rregullorja e institucionit, rregullorja e programit të studimit, syllabuset dhe suplementit të diplomës, lidhur me mënyrën e vlerësimit të studentëve të këtij programi studimi, me qëllim shmangien e mospërputhjes midis tyre.
- Institucioni, të rrisë mbështetjen financiare për kërkimin shkencor, në mënyrë që të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e produkteve të kërkimit shkencor, si botimet, pjesëmarrja në konferenca shkencore dhe aktivitete të tjera kërkimore.
- Institucioni, të rrisë angazhimin në kualifikimin e personelit akademik, si dhe në rekrutimin e personelit me tituj dhe grada shkencore, në funksion të rritjes së cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Akademia e Forcave të Armatosura, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 11, datë 16.01.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “DREJTËSI”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 16.01.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Drejtësi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Program i integruar i studimit i ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Drejtësi”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 188, datë 03.07.2020, ndryshuar me Urdhërin e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 188/1, datë 17.09.2020
- Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite / 10 semestra
- Kredite (ECTS): 300 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
- Ngarkesa mësimore e lartë e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, e cila ndikon negativisht në cilësinë e mësimdhënies dhe kufizon angazhimin e stafit në aktivitete kërkimore, projekte dhe detyra administrative.
- Literatura e detyrueshme e parashikuar në syllabuse, në disa raste, rezulton e mbingarkuar dhe përfshin kryesisht akte ligjore dhe praktika gjyqësore, duke mos garantuar një përzgjedhje të balancuar akademike.
- Numri i orëve të praktikës profesionale jashtë auditorit rezulton i ulët në raport me objektivat dhe rezultatet e të nxënit të programit të studimit.
- Lënda “E Drejtë Penale” paraqet një ngarkesë mësimore të lartë në kuadër të programit të studimit, me 16 ECTS.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e integruar të studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave në “Drejtësi”, të Universitetit Privat “Albanian University”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 15.01.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 11, datë 16.01.2026, “Për akreditimin e parë të programit të integruar të studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave në “Drejtësi”, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa për uljen e ngarkesës mësimore të personelit akademik me kohë të plotë, duke qenë se një ngarkesë e lartë ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e mësimdhënies, si dhe në angazhimin e personelit akademik në veprimtari kërkimore dhe angazhim institucional.
- Institucioni, të rishikojë një pjesë të konsiderueshme të syllabuseve, veçanërisht në lidhje me literaturën e detyrueshme, e cila në disa raste rezulton e mbingarkuar për studentët.
- Institucioni, të rrisë numrin e orëve të praktikës profesionale jashtë auditorit, në përputhje me objektivat dhe rezultatet e të nxënit të programit të studimit.
- Institucioni, të rishikojë strukturën e lëndës “E Drejta Penale”, e cila paraqet një ngarkesë të lartë mësimore prej 16 ECTS në një vit akademik, duke vlerësuar ndarjen e saj në dy vite akademike përmes moduleve “E Drejtë Penale e Përgjithshme” dhe “E Drejtë Penale e Posaçme”, në përputhje me rëndësinë e kësaj lënde në formimin profesional të studentëve.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e numrit të studentëve të regjistruar në këtë program studimi, përmes intensifikimit të promovimit të programit, përmirësimit të strategjive të rekrutimit dhe ndjekjes aktive të alumni-t.
- Institucioni, të marrë masat e nevojshme për përmbushjen e rekomandimeve të dala nga analiza e pyetësorëve të studentëve dhe palëve të interesuara, në kuadër të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Privat “Albanian University”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 12, datë 16.01.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT ME KARAKTER PROFESIONAL NË “TEKNIK I LARTË”, ME PROFILE “SISTEME KOMPJUTERIKE”, “TEKNOLOGJI INFORMACIONI DHE KOMUNIKIMI” DHE “GRAFIK, WEB DHE MULTIMEDIA DIZAJN”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “I BIZNESIT”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 16.01.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit me karakter profesional në “Teknik i Lartë”, me profile Sisteme Kompjuterike”, “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi” dhe “Grafik, Web dhe Multimedia Dizajn”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Programi studimi me karakter profesional në “Teknik i Lartë”, me profile “Sisteme Kompjuterike”, “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi” dhe “Grafik, Web dhe Multimedia Dizajn”
- Cikli i studimit: Program me karakter profesional
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 343, datë 06.07.2023
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “I Biznesit”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Studimeve të Larta Teknike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “I Biznesit”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve, me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70 % nga personeli akademik me kohë të plotë, gjatë gjithë periudhës së ofrimit të programit.
- Mungesa dhe mospërputhje ndërmjet disa rregulloreve, procedurave dhe praktikave institucionale, të cilat nuk janë përditësuar dhe harmonizuar plotësisht me profilet e këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit me karakter profesional në “Teknik i Lartë”, me profile “Sisteme Kompjuterike”, “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi” dhe “Grafik, Web dhe Multimedia Dizajn”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 15.01.2031.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 12, datë 16.01.2026, “Për akreditimin e parë të programt të studimit me karakter profesional në “Teknik i Lartë”, me profile “Sisteme Kompjuterike”, “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi” dhe “Grafik, Web dhe Multimedia Dizajn”, të Kolegjit Universitar i “Biznesit”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, të mbulohet të paktën në masën 70 % nga personeli akademik me kohë të plotë, gjatë gjithë periudhës së ofrimit të programit.
- Institucioni, të rishikojë, përditësojë dhe harmonizojë të gjitha rregulloret, procedurat dhe praktikat institucionale në përputhje me profilet e këtij programi studimi, duke siguruar koherencë të plotë ndërmjet dokumentacionit normativ dhe zbatimit praktik të tij.
- Institucioni, të hartojë raporte periodike analitike të detajuara për përfitimet nga marrëveshjet e bashkëpunimit të lidhura në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të harmonizojë profilet “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi” dhe “Grafik, Web dhe Multimedia Dizajn”, me klasifikimin dhe kodifikimin e programeve të studimit, sipas direktivave dhe udhëzimeve kombëtare dhe evropiane.
- Institucioni, të caktojë një person përgjegjës në rolin e koordinatorit të programit të studimit, i cili të ndjekë ecurinë dhe zhvillimin e programit, përfshirë edhe praktikat profesionale, në përputhje me objektivat e tij.
- Institucioni, të rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi, duke shtuar në të elementët e praktikës profesionale dhe tipologjinë e lëndës.
- Institucioni, të përditësojë dhe të unifikojë citimin/referencimin e literaturës së rekomanduar, të harmonizojë ngarkesën dhe veprimtaritë mësimore të syllabuseve me planin mësimor të miratuar, të rregullojë masën e frekuentimit të detyrueshëm të leksioneve dhe seminareve dhe të përcaktojë masën e frekuentimit të laboratorëve.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “I Biznesit”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 13, datë 16.01.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT ME KARAKTER PROFESIONAL NË “TEKNIK I LARTË ELEKTRIK”, ME PROFILE “ENERGJITIK”, “AUTOMATIZIM INDUSTRIAL” DHE “ELEKTROMEKANIK”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “I BIZNESIT”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 16.01.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit me karakter profesional në “Teknik i Lartë Elektrik”, me profile “Energjitik”, “Automatizim Industrial” dhe “Elektromekanik”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Programi studimi me karakter profesional në “Teknik i Lartë Elektrik”, me profile “Energjitik”, “Automatizim Industrial” dhe “Elektromekanik”
- Cikli i studimit: Program me karakter profesional
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 319, datë 27.06.2023
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “I Biznesit”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Studimeve të Larta Teknike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “I Biznesit”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve, me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush plotësisht standardet”.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit me karakter profesional në “Teknik i Lartë Elektrik”, me profile “Energjitik”, “Automatizim Industrial” dhe “Elektromekanik”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 15.01.2032.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 13, datë 16.01.2026, “Për akreditimin e parë të programt të studimit me karakter profesional në “Teknik i Lartë Elektrik”, me profile “Energjitik”, “Automatizim Industrial” dhe “Elektromekanik”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”, janë si vijon:
- Institucioni, të përditësojë literaturën e parashikuar në lëndët profesionale për programin e studimit, duke përfshirë publikime nga 5 vitet e fundit.