Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 2 Shkurt 2018

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 01, datë 02.02.2018 

PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, PROGRAM STUDIMI SPECIALIZUES AFATGJATË NË “KIRURGJI PLASTIKE, RIKONSTRUKTIVE DHE ESTETIKE” TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, mbështetur në procedurën e ndjekur nga ASCAL dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi specializues afatgjatë në “Kirurgji plastike, rikonstruktive dhe estetike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i tretë
  3. Institucioni që e ofron: Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
  4. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Mjekësisë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Kirurgjisë, Shërbimi i Djegie Plastikës
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite akademike
  7. Kredite (ECTS): 300 ECTS
  8. Forma e studimit: me kohë të plotë
  9. Diploma lëshohet: vetëm nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
  10. Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 5-7 studentë
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 8 

VENDOSI:

  1. Programi i studimit specializues afatgjatë në “Kirurgji plastike, rikonstruktive dhe estetike” i përmbush kërkesat ligjore dhe “Standardet Shtetërore të Cilësisë për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimeve të specializimeve afatgjata në fushën e Mjekësisë, në IAL”.
  2. Bordi i Akreditimit jep vlerësimin pozitiv.
  3. Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë hapjen e programit të studimit specializues afatgjatë në “Kirurgji plastike, rikonstruktive dhe estetike”.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 02, datë 02.02.2018 

PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INFERMIERI KLINIKE”, TË UNIVERSITETIT ALDENT

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, mbështetur në procedurën e ndjekur nga ASCAL dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Infermieri klinike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Institucioni që e ofron: Universiteti “Aldent”
  4. Njësia kryesore përgjegjëse[1]: Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite akademike / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 ECTS
  8. Forma e studimit: me kohë të plotë
  9. Diploma lëshohet: vetëm nga Universiteti “Aldent”
  10. Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 20-60 studentë
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI:

  1. Programi i studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave në “Infermieri klinike” i përmbush kërkesat ligjore dhe “Standardet Shtetërore të Cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë të Institucioneve të Arsimit të Lartë”.
  2. Bordi i Akreditimit jep vlerësimin pozitiv me rekomandimet si më poshtë: 
    1. Institucioni duhet të paraqesë në syllabuset e lëndëve ndarjen e tematikave sipas formave të mësimdhënies për të qenë më të qarta e të kuptueshme edhe për studentët;
    2. Institucioni duhet të paraqesë CV e përditësuara të stafit akademik, në përputhje të plotë me të dhënat dhe kualifikimin sikurse paraqitur në listën e stafit akademik që do të angazhohet në këtë program studimi.
  3. Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë hapjen e programit të studimit Master i Shkencave në “Infermieri klinike”, pas plotësimit të rekomandimeve të mësipërme.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

[1] Në shkresën e MAS Nr. 3014/2, datë 22.05.2017, Fakulteti përgjegjës për këtë program studimi është cituar gabim.


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 03, datë 02.02.2018 

PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “TEKNOLOGJI DENTARE E AVANCUAR”, TË
UNIVERSITETIT ALDENT

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, mbështetur në procedurën e ndjekur nga ASCAL dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Teknologji dentare e avancuar”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Institucioni që e ofron: Universiteti “Aldent”
  4. Njësia kryesore përgjegjëse[1]: Fakulteti i Shkencave Dentare
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Laborantëve Dentarë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit akademik / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 ECTS
  8. Forma e studimit: me kohë të plotë
  9. Diploma lëshohet: vetëm nga Universiteti “Aldent”
  10. Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: numri minimal i studentëve 10
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI:

  1. Programi i studimit të ciklit të dytë Master Profesional në “Teknologji dentare e avancuar” i përmbush kërkesat ligjore dhe “Standardet Shtetërore të Cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë të Institucioneve të Arsimit të Lartë”.
  2. Bordi i Akreditimit jep vlerësimin pozitiv. Me hapjen e programit të studimit, Institucioni të shtojë kreditet për tezën e diplomës në përputhje me parashikimet për këtë aktivitet formues.
  3. Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë hapjen e programit të studimit Master Profesional në “Teknologji dentare e avancuar”.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

[1] Në shkresën e MAS Nr. 3014/2, datë 22.05.2017, Fakulteti përgjegjës për këtë program studimi është cituar gabim.


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 04, datë 02.02.2018 

PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “IMAZHERI DHE RADIOTERAPI”, TË UNIVERSITETIT ALDENT

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, mbështetur në procedurën e ndjekur nga ASCAL dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Imazheri dhe Radioterapi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Institucioni që e ofron: Universiteti “Aldent”
  4. Njësia kryesore përgjegjëse[1]: Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Laborant Mjekësor dhe Imazheri
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite akademike / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 ECTS
  8. Forma e studimit: me kohë të plotë
  9. Diploma lëshohet: vetëm nga Universiteti “Aldent”
  10. Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 10 – 50 studentë
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI:

  1. Programi i studimit të ciklit të parë  Bachelor në “Imazheri dhe Radioterapi” nuk i përmbush kërkesat ligjore dhe “Standardet Shtetërore të Cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë të Institucioneve të Arsimit të Lartë”.
  2. Bordi i Akreditimit jep vlerësimin negativ me argumentat si vijon:
    1. Emërtimi i programit “Imazheri dhe Radioterapi” nuk është në përputhje me Deklaratën e Bolonjës dhe Direktivën 2005 Europiane për Profesionet e Rregulluara, duke krijuar keqorientim për studentët kandidatë dhe punësimin e tyre në tregun e këtij profesioni;
    2. Stafi efektiv që do të angazhohet në këtë program studimi rezulton të jetë i angazhuar dhe në disa programe të tjera studimi që ofrohen nga ky Institucion; disa prej anëtarëve të stafit mbulojnë një numër të madh lëndësh dhe kanë ngarkesë të lartë në orë mësimore;
    3. Stafi efektiv, pa konsideruar ngarkesën në programet e tjera, nuk mbulon në masën 70 % ngarkesën mësimore të këtij programi;
    4. Në planin mësimor të paraqitur, mungon ndarja e temave të programit në tema leksionesh, tema seminaresh dhe tema laboratorike;
    5. Në planin mësimor të paraqitur, nuk parashikohet zhvillimi i veprimtarive praktike në kabinetet e radioterapisë dhe ngarkesa në orë mësimore;
    6. Në planin mësimor, Moduli i Mamografisë, një nga modulet formuese themelore për këtë program studimi, nuk është i detyruar por është me zgjedhje;
    7. Institucioni nuk disponon kabinete të laboratorëve të radiologjisë;
    8. Mungojnë kritere specifike për pranimin e studentëve në këtë program studimi, duke patur parasysh kërkesat për njohuri specifike për studentët që pranohen në këtë program studimi;
    9. Kuotat e parashikuara për pranimin e studentëve për vit akademik janë të larta, duke patur parasysh specifikën dhe standardet e kësaj fushe formimi të teknikave mjekësore.
  3. Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë që programi i studimit Bachelor në “Imazheri dhe Radioterapi” me elementët e mësipërm të mos hapet.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

[1] Në shkresën e MAS Nr. 3014/2, datë 22.05.2017, Fakulteti përgjegjës për këtë program studimi është cituar gabim.


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 05, datë 02.02.2018 

PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “STUDIME NË THEOLOGJINË SOCIALE DHE SHKENCAT RELIGJOZE”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “LOGOS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, mbështetur në procedurën e ndjekur nga ASCAL dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Studime në Theologjinë Sociale dhe Shkencat Religjioze”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “LOGOS”
  4. Njësia kryesore përgjegjëse[1]: Fakulteti i Shkencave Humane dhe i Komunikimit Gjuhësor
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Studimeve Sociale dhe Shkencave Religjoze
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite akademike / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 ECTS
  8. Forma e studimit: me kohë të plotë
  9. Diploma lëshohet: vetëm nga Kolegji Universitar “LOGOS”
  10. Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 20 studentë
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI:

  1. Programi i studimit të ciklit të parë Bachelor në “Studime në Theologjinë Sociale dhe Shkencat Religjioze” i përmbush kërkesat ligjore dhe “Standardet Shtetërore të Cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë të Institucioneve të Arsimit të Lartë”.
  2. Bordi i Akreditimit jep vlerësim pozitiv me rekomandimet si më poshtë:
    1. Të shihet mundësia e rritjes së numrit të bashkëpunimeve me Institucione të tjera të Arsimit të Lartë brenda dhe jashtë vendit, me qëllim realizimin sa më të mirë të objektivave në këtë fushë studimi;
    2. Institucioni të shohë mundësinë e përfshirjes në planin e studimit të këtij programi, të lëndëve/moduleve jo vetëm në fushën e shkencave Kristiane, por edhe të religjioneve të tjera, me synim formimin religjioz ndërfetar të studentëve.
  3. Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë hapjen e programit të studimit Bachelor në “Studime në Theologjinë Sociale dhe Shkencat Religjioze”.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

[1] Në dokumentacionin e paraqitur nga Institucioni deklarohet se ky program studimi do të ofrohet nga Fakulteti i Shkencave Humane dhe të Edukimit/ Departamenti i Studimeve Sociale dhe Shkencave Religjoze. Në shkresën e MAS nuk jepet informacion se kush është njësia bazë/kryesore përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi.


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 6, datë 02.02.2018 

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “MËSUESI NË EDUKIM FIZIK DHE SPORTE”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE JOPUBLIKE “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligji Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë” Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 02.02.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të integruar të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Mësuesi në Edukim Fizik dhe Sporte”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Mësuesi në Edukim Fizik dhe Sporte”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 487, datë 06.10.2016
  4. Institucioni që e ofron: Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “Universiteti Marin Barleti”
  5. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e Politike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 Vit/ 2 Semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 ECTS
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “Universiteti Marin Barleti”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit,
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi; 

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Programi i studimit në formën sikurse është ofruar që nga hapja e tij, nevojitet të riorganizohet në përputhje me parashikimet e reja sipas Ligjit 80/2015 të Arsimit të Lartë, për programet në fushën e mësuesisë;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Stafi akademik efektiv që mbulon programin e studimit është i pamjaftueshëm dhe nuk mbulon ngarkesën mësimore në masën 70 %;
    2. Literatura dhe zërat në bibliotekën e Institucionit janë të pamjaftueshëm në numër dhe nuk mbulojnë të gjitha disiplinat e modulet e këtij programi;
    3. Niveli i studentëve në hyrje dhe dalje është i ulët.

 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin Master Profesional në “Mësuesi në Edukim Fizik dhe Sporte” të Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “Universiteti Marin Barleti”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit, për studentët e regjistruar dhe që aktualisht ndjekin studimet në këtë program studimi, përfshirë ata të pranuar në vitin akademik 2017-2018, deri në diplomimin e tyre.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin dhe publikimin e këtij Vendimi, lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për përmbushjen e plotë dhe ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT 

Shtojca 

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr.6, datë 02.02.2018 , “Për akreditimin periodik të programit të integruar të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Mësuesi në Edukim Fizik dhe Sporte”, të Shkollës së Lartë Universitare Jopublike “Universiteti Marin Barleti”,  janë si vijon: 

  1. Institucioni duhet të marrë masa për rritjen e numrit të stafit akademik efektiv të angazhuar në këtë program studimi, me qëllim përmbushjen e të gjitha standardeve sasiore dhe cilësore për mbulimin e ngarkesës mësimore;
  2. Literatura për këtë program studimi nevojitet të sigurohet për të gjithë studentët e këtij programi dhe të pasurohet me tituj të rinj e që përputhen me natyrën dhe fushën specifike të programit të studimit;
  3. Institucioni duhet të marrë masa për përmirësimin e nivelit të studentëve në hyrje pasi cilësia aktualisht është e ulët si në hyrje ashtu dhe pas diplomimit të tyre. 

Rekomandimet si më lart duhet të mbahen parasysh nga Institucioni edhe gjatë procesit të riorganizimit të këtij programi studimi, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi. 


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 32/2, datë 02.02.2018

PËR
NJË NDRYSHIM NË VBA NR. 32, DATË 19.05.2017 “PËR AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “INFERMIERI KIRURGJIKALE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY” 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”,
pasi mori në shqyrtim shkresën e Universitetit Privat “Albanian University” me Nr. 4 Prot, datë 09.01.2018, komunikimet e mëparshme me këtë Institucion lidhur me kërkesën e tyre për ndryshimin e vendimit për këtë program studimi dhe komunikimet e Institucionit me MASR, 

konstaton se: 

  1. Kërkesa e Institucionit është e mirëmbështetur e vërteton se ky Institucion është angazhuar për riorganizmin e programit të studimit në përputhje me Ligjin 80/2015;
  2. Procesi i munguar i riorganizimit të këtij programi nuk varet nga arsye që lidhen me mosveprimin nga ana e Institucionit të Arsimit të Lartë; 

Mbështetur mbi arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Ndryshimin e pikës 2 të Vendimit Nr. 32, datë 19.05.2017 të Bordit të Akreditimit, si vijon: “Akreditimin e programit të studimit, vetëm për brezat e studentëve aktualisht të regjistruar dhe që ndjekin studimet në këtë program, përfshirë ata të regjistruar në vitin akademik 2017-2018, deri në diplomimin e tyre”.
  2. Vendimi Nr. 32/1, datë 15.12.2017 i Bordit të Akreditimit “Për një ndryshim në VBA Nr. 32, datë 19.05.2017 “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Infermieri kirurgjikale”, të Universitetit Privat “Albanian University””, shfuqizohet.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin e tij dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 44/2, datë 02.02.2018 

PËR
NJË NDRYSHIM NË VBA NR. 44, DATË 19.05.2017 “PËR AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “PSIKOLOGJI SHKOLLORE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”  

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”,pasi mori në shqyrtim shkresën e Universitetit Privat “Albanian University” me Nr. 4 Prot, datë 09.01.2018, komunikimet e mëparshme me këtë Institucion lidhur me kërkesën e tyre për ndryshimin e vendimit për këtë program studimi dhe komunikimet e Institucionit me MASR, 

konstaton se: 

  1. Kërkesa e Institucionit është e mirëmbështetur e vërteton se ky Institucion është angazhuar për riorganizmin e programit të studimit në përputhje me Ligjin 80/2015;
  2. Procesi i munguar i riorganizimit të këtij programi nuk varet nga arsye që lidhen me mosveprimin nga ana e Institucionit të Arsimit të Lartë 

Mbështetur mbi arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI:

  1. Ndryshimin e pikës 2 të Vendimit Nr. 44, datë 19.05.2017 të Bordit të Akreditimit, si vijon: “Akreditimin e programit të studimit, vetëm për brezat e studentëve aktualisht të regjistruar dhe që ndjekin studimet në këtë program, përfshirë ata të regjistruar në vitin akademik 2017-2018, deri në diplomimin e tyre”.
  2. Vendimi Nr. 44/1, datë 15.12.2017 i Bordit të Akreditimit “Për një ndryshim në VBA Nr. 44, datë 19.05.2017 “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Psikologji shkollore”, të Universitetit Privat “Albanian University””, shfuqizohet.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin e tij dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 52/2, datë 02.02.2018

PËR
NJË NDRYSHIM NË VBA NR. 52, DATË 10.07.2017, PËR AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, TË  UNIVERSITETIT PRIVAT "ALBANIAN UNIVERSITY"  

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”,
pasi mori në shqyrtim shkresën e Universitetit Privat “Albanian University” me Nr. 4 Prot, datë 09.01.2018, komunikimet e mëparshme me këtë Institucion lidhur me kërkesën e tyre për ndryshimin e vendimit për këtë program studimi dhe komunikimet e Institucionit me MASR, 

konstaton se: 

  1. Kërkesa e Institucionit është e mirëmbështetur e vërteton se ky Institucion është angazhuar për riorganizmin e programit të studimit në përputhje me Ligjin 80/2015;
  2. Procesi i munguar i riorganizimit të këtij programi nuk varet nga arsye që lidhen me mosveprimin nga ana e Institucionit të Arsimit të Lartë. 

Mbështetur mbi arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Ndryshimin e pikës 2 të Vendimit Nr. 52, datë 10.07.2017 të Bordit të Akreditimit, si vijon: “Akreditimin e programit të studimit, vetëm për studentët e regjistruar nga viti akademik 2011-2012 që kanë ndjekur/ndjekin aktualisht studimet në këtë program studimi, përfshirë brezin e studentëve të pranuar në vitin akademik 2017-2018, deri në diplomimin e tyre”. 
  2. Vendimi Nr. 52/1, datë 15.12.2017 i Bordit të Akreditimit “Për një ndryshim në VBA Nr. 52, datë 10.07.2017 “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Administrim Biznesi”, të Universitetit Privat “Albanian University””, shfuqizohet.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin e tij dhe lëshmin e certifikatës së akreditimit.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 53/2, datë 02.02.2018

PËR
NJË NDRYSHIM NË VBA NR. 53,  DATË 10.07.2017 “PËR AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM BANKAR DHE FINANCIAR”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT "ALBANIAN UNIVERSITY"  

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”,
pasi mori në shqyrtim shkresën e Universitetit Privat “Albanian University” me Nr. 4 Prot, datë 09.01.2018, komunikimet e mëparshme me këtë Institucion lidhur me kërkesën e tyre për ndryshimin e vendimit për këtë program studimi dhe komunikimet e Institucionit me MASR, 

konstaton se: 

  1. Kërkesa e Institucionit është e mirëmbështetur e vërteton se ky Institucion është angazhuar për riorganizmin e programit të studimit në përputhje me Ligjin 80/2015;
  2. Procesi i munguar i riorganizimit të këtij programi nuk varet nga arsye që lidhen me mosveprimin nga ana e Institucionit të Arsimit të Lartë 

Mbështetur mbi arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Ndryshimin e pikës 2 të Vendimit Nr. 53, datë 10.07.2017 të Bordit të Akreditimit, si vijon: “Akreditimin e programit të studimit, vetëm për studentët e regjistruar nga viti akademik 2011-2012 që kanë ndjekur/ndjekin aktualisht studimet në këtë program studimi, përfshirë brezin e studentëve të pranuar në vitin akademik 2017-2018, deri në diplomimin e tyre”.
  2. Vendimi Nr. 53/1, datë 15.12.2017 i Bordit të Akreditimit “Për një ndryshim në VBA Nr. 53, datë 10.07.2017 “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Menaxhim Bankar dhe Financiar”, të Universitetit Privat “Albanian University”, shfuqizohet.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin e tij dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

 VENDIM
Ekstra Nr. 1, datë 02.02.2018

PËR
MIRATIMIN E “RREGULLORES SË BORDIT TË AKREDITIMIT”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, pas shqyrtimit të Draft-Rregullores së BA në mbledhjen e tij të datës 02.02.2018, të përgatitur nga grupi i punës i posaçëm dhe pas reflektimit të ndryshimeve të propozuara nga Bordi i Akreditimit dhe Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, në mbledhjet e mëparshme të tij,

VENDOSI:

  1. Të miratojë “Rregulloren e Bordit të Akreditimit”, sipas Shtojcës bashkëlidhur këtij Vendimi.
  2. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për publikimin e tij në faqen zyrtare të ASCAL.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT