Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 23 Shtator 2023

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 97, datë 23.09.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “SIGURIA DHE HETIMI”, TË AKADEMISË SË SIGURISË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 23.09.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Siguria dhe Hetimi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Siguria dhe Hetimi
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr. 458, datë 27.07.2018
  4. Institucioni që e ofron: Akademia e Sigurisë
  5. Njësitë bazë përgjegjëse: Departamenti i Hetimit të Krimit, Departamenti i Ruajtjes dhe Sigurisë, Departamenti i Formimit të Vazhdueshëm, Departamenti i Formimit të Përgjithshëm dhe Juridik.
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Akademia e Sigurisë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Fondi i literaturës fizike dhe digjitale i bibliotekës, në funksion të këtij programi studimi, është i kufizuar në numër dhe në botime të viteve të fundit.
    2. Sistemi i menaxhimit të brendshëm të informacionit nuk ka pjesë përbërëse të tij platforma elektronike të dedikuara për shkëmbimin e informacionit midis personelit akademik dhe studentëve në funksion të mbarëvajtjes së procesit mësimor.
    3. Mungesa e një sistemi për monitorimin, parandalimin dhe shamngien e plagjiaturës për studentët e këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Siguria dhe Hetimi”, të Akademisë së Sigurisë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 22.09.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 97, datë 23.09.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Siguria dhe Hetimi”, të Akademisë së Sigurisë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për pasurimin e bibliotekës me tituj librash të rinj, si dhe për zgjerimin e aksesit në burimet online të literaturës bashkëkohore, për studentët dhe personelin akademik të këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të përmirësojë sistemin e menaxhimit të brendshëm të informacionit, duke bërë pjesë përbërëse të tij platforma elektronike të dedikuara për shkëmbimin e informacionit midis personelit akademik dhe studentëve në funksion të mbarëvajtjes së procesit mësimor.
  3. Institucioni, duhet të marrë masa konkrete për ngritjen e një sistemi të efektshëm antiplagjiaturë.
  4. Institucioni, të rrisë mbështetjen si edhe të nxisë më tej personelin akademik, me qëllim rritjen e aktivitetit kërkimor shkencor dhe publikimet në revista me faktor impakti.
  5. Institucioni, të marrë masa me qëllim rishikimin e syllabuseve të këtij programi studimi, për të përfshirë në to më shumë detaje mbi kriteret e vlerësimit të secilit komponent si edhe më shumë udhëzime mbi aktivitetet e punës në grup dhe kriteret e vlerësimit të pjesëmarrjes aktive.
  6. Institucioni, të caktojë një koordinator të programit të studimit, përgjegjës për ecurinë dhe zhvillimin e programit dhe të praktikave profesionale.
  7. Institucioni, të përfshijë në planin e punës së Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, analizat lidhur me marrëveshjet e bashkëpunimit, në funksion të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Akademia e Sigurisë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 98, datë 23.09.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “E DREJTË PENALE”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “WISDOM”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 23.09.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “E Drejtë Penale”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “E Drejtë Penale”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës 241, datë 31.05.2011
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 236, datë 09.05.2016
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Wisdom”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i së Drejtës Publike
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Wisdom”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, pa rekomandime;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e një Laboratori të Kriminalistikës, i cili do të shërbente në funksion të cilësisë së programit të studimit.
    2. Përfshirja e ulët e studentëve të këtij programi studimi në projekte dhe në aktivitete kërkimore shkencore.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Penale”, Kolegjit Universitar “Wisdom”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 22.09.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 98, datë 23.09.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Penale”, të Kolegjit Universitar “Wisdom”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të shikoj mundësinë e krijimit të një laboratori të kriminalistikës i cili do të ishte i rëndësishëm edhe në funksion të rritjes së cilësisë për programin e studimit.
  2. Institucioni, të shikoj mundësinë për mbështetjen e studentëve të këtij programi studimi, për të marrë pjesë në projekte kërkimore e shkencore kombëtare e ndërkombëtare për t’ju siguruar vijushmëri dhe përgatitje për ciklin e tretë të studimeve.
  3. Instituconi, të shohë mundësinë e zhvillimit të një moduli / lënde në gjuhë të huaj, në këtë program studimi,e cila do të ndihmonte në thithjen e studentëve të huaj dhe rritjen e mobilitetit në kuadër të ndërkombëtarizimit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Wisdom”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 99, datë 23.09.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “TEKNIKA LABORATORIKE DENTARE”, TË UNIVERSITETIT “ALDENT”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 23.09.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Teknika Laboratorike Dentare”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Teknika Laboratorike Dentare”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 673, datë 27.09.2006
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 102, datë 08.03.2016
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Aldent”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Laboranteve Dentare
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aldent”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, pa rekomandime;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Literatura në gjuhën shqipe, në funksion këtij programi studimi, është e kufizuar.
    2. Mobiletet i ulët i studentëve të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Teknika Laboratorike Dentare”, Universitetit “Aldent”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 22.09.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 99, datë23.09.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Teknika Laboratorike Dentare”, të Universitetit “Aldent”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për shtimin e fondit të literaturës në gjuhën shqipe, në funksion të këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të rrisë përpjekjet për shtimin e mobilitetit të studentëve të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aldent”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 100, datë 23.09.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “FINANCË KONTABILITET”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 23.09.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Financë Kontabilitet”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Financë Kontabilitet”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 672, datë 14.09.2011
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Financë - Kontabilitetit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Koha e shkurtër e parashikuar për realizimin e praktikës profesionale dhe mungesa e një lënde të mirëfilltë të sektorit bankar në kurrikulën e këtij programi studimi, kufizon përfitimet e studentëve nga ky program studimi.
    2. Niveli i ulët i angazhimit të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, në mobilitete.
    3. Mungesa e analizave financiare të plota, në funksion të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Financë Kontabilitet”, Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 22.09.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 100, datë 23.09.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Financë Kontabilitet”, Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi me objektivin e zgjatjes së praktikës profesionale, shtimit të një lënde të mirëfilltë bankare dhe ristrukturimit të lëndëve nga fusha e financave ndërkombëtare.
  2. Institucioni, të shoh mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve me institucione homologe jashtë vendit me qëllim rritjen e angazhimit të personelit akademik dhe të studentëve të këtij programi studimi, në mobilitete.
  3. Institucioni, të hartoj analiza financiare të plota në funksion të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të hartojë raporte analitike të përfitimeve nga marrëveshjet e bashkëpunimit në nivel programi studimi dhe njësie bazë dhe të formalizohen aktivitetet me aktorët e jashtëm në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të kurrikulës së programit të studimit.
  5. Institucioni, të rishikojë dokumentacionin në lidhje me rregulloren e programit të studimit me qëllim saktësimin e gabimeve dhe eleminimin e dykuptimësive.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 101, datë 23.09.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR ME KARAKTER PROFESIONAL NË “SHËRBIM SOCIAL”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 23.09.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në “Shërbim Social”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional në “Shërbim Social”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr. 374, datë 05.07.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Sociale
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve 2 vjeçare me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungon literatura në gjuhën shqipe në funksion të këtij programi studimi, si edhe literatura e përfshirë në syllabuse, nuk është e të paktën pesë viteve të fundit dhe jo gjithmonë në linjë me emërtimin e lëndës apo modulit që mbulon.
    2. Mungesa e eksperiencës profesionale mbi rolin e “Shërbimit Social” vështirëson linjën e formimit të profesionistit i cili të qëndrojë brenda profilit profesional të “Shërbimit Social” përgjatë realizimit të praktikës profesionale.
    3. Mungesa e lobimit nga ana e institucionit në mënyrë aktive në institucionet publike dhe private në rrethin e Korçës, me qëllim rritjen e vizibilitetit të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Shërbim Social”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 22.09.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 101, datë 23.09.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Shërbim Social”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për shtimin e literaturës në gjuhën shqipë në funksion të këtij programi studimi, si dhe përfshirjen në syllabuse të literaturës të të paktën pesë viteve të fundit e cila të jetë në përputhje me emërtimin e lëndës.
  2. Institucioni, të lobojë në mënyrë aktive në institucionet publike dhe private në rrethin e Korçës, me qëllim rritjen e vizibilitetit të këtij programi studimi dhe si rrjedhojë edhe të rritjes së numrit të të punësuarve në përputhje me diplomën e fituar.
  3. Institucioni, të përzgjedhë në mënyrë më të kujdesshme institucionet në të cilat studentët e këtij programi studimi kryejnë praktikën, me qëllim që tu shërbejë nevojave të studentëve të për t’u përballur me marrësit e vërtetë dhe potencial të shërbimit të tyre.
  4. Institucioni, të realizojë dëgjesa me praninë e personelit akademik dhe studentve të këtij programi studimi, për të diskutuar mbi rezultatet e vlerësimit të personelit akademik nga studentët dhe të gjetjeve të raportit të vlerësimit të brendshëm të programit të studimit, me qëllim nxjerrjen në pah të problematikave që kanë nevojë të adresohen.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 102, datë 23.09.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “ADMINISTRIM BIZNESI NË MARKETING”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 23.09.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Administrim Biznesi në Marketing”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Administrim Biznesi në Marketing”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës 281, datë 04.07.2013
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Marketing - Turizmit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Kualifikimi i disa prej titullarëve të lëndëve të këtij programi studimi nuk është në përputhje me përcaktimet ligjore dhe nën ligjore në fuqi.
    2. Personeli akademik me kohë të pjesshme i angazhuar në këtë program studimi, nuk është mjaftueshëm i specializuar e me përvojë aplikative në fushën e marketingut.
    3. Literaturë e kufizuar në gjuhën shqipe lidhur me tematikat specifike të këtij programi studimi, si dhe numër i kufizuar i titujve bashkëkohorë në biblotekë.
    4. Numër i kufizuar lëndësh të zhvilluara me praktika laboratorike dhe peshë e ulët e praktikës mësimore në programin e studimit.
    5. Mungesa e analizave të thelluara mbi përfitimet konkrete në funksion të realizimit të këtij programi studimi në krahasim me programet e tjera Bachelor të ofruar në fushën e biznesit dhe strategjia afatgjatë e pozicionimit të programit në tregun e punës.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Administrim Biznesi në Marketing”, Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 22.09.2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 102, datë 23.09.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Administrim Biznesi në Marketing”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i titullarëve të lëndëve të këtij programi studimi të jetë në përputhje me përcaktimet ligjore dhe nën ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa që personeli akdemik me kohë të pjesshme i angazhuar në këtë program studimi, të jetë i specializuar e me përvojë aplikative në fushën e marketingut.
  3. Institucioni, të shtojë literaturën bashkëkohore në gjuhën shqipe lidhur me tematikat specifike të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të rishikojë raportin mes ngarkesës teorike dhe praktike të lëndëve të këtij programi studimi, duke vlerësuar rritjen e orëve praktike dhe zhvillimin e lëndëve me praktika laboratorike si edhe të shtojë peshën e praktikës profesionale në këtë program studimi.
  5. Institucioni, të ndërmarrë një studim të thelluar të tregut të punës lidhur me prirjet dhe ndryshimet e shpejta në profilin e marketingut në mënyrë që të përforcojë avantazhet e këtij programi në raport me programe të tjera Bachelor të ofruar në fushën e biznesit dhe zhvillojë një strategji afatgjatë të zhvillimit të tij në treg.
  6. Institucioni, të rrisë përpjektjet për të pasqyruar rezultatet dhe arritjet e këtij programi studimi në mjetet e informimit të publikut dhe informimin e studentëve potencial.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 103, datë 23.09.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MATEMATIKË FIZIKË”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 23.09.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Matematikë Fizikë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Matematikë Fizikë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 833, datë 04.06.2008
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Matematikës dhe Fizikës
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa në kurrikulën e këtij programi studimi e praktikës profesionale.
    2. Angazhim i ulët i personelit akademik, në projekte, mobilitete apo trajnime, brenda dhe jashtë vendit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Matematikë Fizikë”, Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 22.09.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 103, datë 23.09.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Matematikë Fizikë”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përfshij në kurrikulën e këtij progami studimi, praktikën profesionale.
  2. Personeli akademik i angazhuar në këtë programi studimi, të shtojë përpjekjet për pjesëmarrje në projekte, mobilitete e trajnime, brenda e jashtë vendit.
  3. Institucioni, të shohë mundësinë e bashkimit të disa lëndëve në mënyrë që të ulet numri i lartë i provimeve në një vit akademik.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 104, datë 23.09.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “FINANCË”, ME PROFILE “BANKË”; “KONTABILITET”; “MENAXHIM I ORGANIZATAVE”, “INFORMATIKË EKONOMIKE”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 23.09.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Financë”, me profile “Bankë”; “Kontabilitet”; “Menaxhim i Organizatave”, “Informatikë Ekonomike”, Universitetit Europian të Tiranës”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Financë”, me profile “Bankë”; “Kontabilitet”; “Menaxhim i Organizatave”, “Informatikë Ekonomike”, Universitetit Europian të Tiranës”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 255, datë 27.02.2008
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr. 8244/1, datë 04.09.2018
  5. Akreditimi periodik: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 209, datë 28.04.2016
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Ekonomiksit dhe Financës
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  9. Kredite (ECTS): 180 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, pa rekomandime;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Profili “Menaxhimi i Organizatave” nuk është në përputhje me profilet e tjera të këtij programi studimi.
    2. Literatura e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, nuk është e të paktën pesë viteve të fundit, sikurse përcaktohet në aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
    3. Mangësi në administrimin dhe organizimin e informacionit të marrë nga anketimet e studentëve dhe nga metodat e tjera të përdorura për sigurimin e brendshëm të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Financë”, me profile: “Bankë”, “Kontabilitet”, “Menaxhim i Organizatave”, “Informatikë Ekonomike”, Universitetit Europian të Tiranës”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 22.09.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 104, datë 23.09.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Financë”, me profile “Bankë”; “Kontabilitet”; “Menaxhim i Organizatave”, “Informatikë Ekonomike”, Universitetit Europian të Tiranës”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikoj përshtatjen e profileve të këtij programi studimi me njëra tjetrën.
  2. Institucioni, të marrë masa që literatura e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, të jetë të paktën e pesë viteve të fundit, sikurse përcaktohet në aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të riorganizojë instrumentet dhe mjetet e përdorura për sigurimin e brendshëm të cilësisë të këtij programi studmi, duke prodhuar një raport monitorimi dhe një plan veprimi në lidhje me gjetjet drejtuar njësisë bazë përgjegjëse për këtë program studimi.
  4. Institucioni, të publikojë/përfshij në raporte strukturat/proceset/instrumentat e sistemit të sigurimit të brendshëm të cilësisë, për të evidentuar dhe bërë transparent procesin tek të gjitha palët e interesuara.
  5. Institucioni, të shohë mundësinë e krijimit të një guide për këtë program studimi, ku të përfshihen të gjitha lëndët e programit së bashku, e cila të shërbejë si një dokument informues/sqarues për studentët e këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Europian i Tiranës”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 105, datë 23.09.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “KOMUNIKIM”, ME PROFILE “MARRËDHËNIE PUBLIKE”; “GAZETARI”; “GRAFIKË-DIZAJN”; “MARKETING”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 23.09.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Komunikim”, me profile “Marrëdhënie Publike”; “Gazetari”; “Grafikë-Dizajn”; “Marketing”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Komunikim”, me profile “Marrëdhënie Publike”; “Gazetari”; “Grafikë-Dizajn”; “Marketing”.
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 636, datë 20.09.2006
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë me nr. 8244/2, datë 12.09.2018
  5. Akreditim periodik: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 162, datë 07.04.2016
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Humane dhe Komunikimit
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  9. Kredite (ECTS): 180 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, pa rekomandime;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Tendencë në ulje gjatë viteve të fundit të angazhimit në këtë program studimi të personelit akademik me grada dhe tituj shkencorë.
    2. Fondi i literaturës, në funksion të këtij programi studimi, është i kufizuar në numër dhe në botime të viteve të fundit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Komunikim”, me profile “Marrëdhënie Publike”; “Gazetari”; “Grafikë-Dizajn”; “Marketing”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 22.09.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 105, datë 23.09.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Komunikim”, me profile “Marrëdhënie Publike”; “Gazetari”; “Grafikë-Dizajn”; “Marketing”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për shtimin e numrit të personelit akademik me grada e tituj shkencorë, të angazhuar në këtë program studimi, si garanci për cilësinë dhe qëndrueshmërinë e programit.
  2. Institucioni, të shtojë fondin e literaturës, në funksion të këtij programi studimi, në numër dhe në botime të viteve të fundit.
  3. Institucioni, sugjerohet të forcojë më tej komponentin e pjesëmarrjes në projekte ndërkombëtare, për kërkimin shkencor si edhe projektet e BE.
  4. Institucioni, të përditësojë Manualin për Sigurimin e Brendshëm të Cilësisë duke përfshirë përvojat e mësimdhënies online që u vërejtën gjatë viteve të pandemisë së COVID -19 si edhe me zhvillimet teknologjike në fushën e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Europian i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 106, datë 23.09.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË DOKTORATË NË “INXHINIERI KOMPJUTERIKE”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 23.09.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “Inxhinieri Kompjuterike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Doktoratë në “Inxhinieri Kompjuterike
  2. Cikli i studimit: Cikli i tretë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 565, datë 19.11.2012
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 555, datë 23.11.2016
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Epoka”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departameni i Inxhinierisë Kompjuterike
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 60 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e studimit: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Epoka”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 8

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur kryesisht rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Brezi i fundit i studentëve të pranuar në këtë program studimi ka qënë në vitin akademik 2018-2019.
  8. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të tretë “Doktoratë”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
  1. Numri i personelit akademik që mund të mbikëqyrin studentët e këtij programi studimi është i ulët.
  2. Mungesa e programeve kundër plagjiaturës në punimet shkencore.
  3. Mungesa e mekanizmave të mbrojtës së pronësisë intelektuale.
  4. Mungesa e një raporti që vlerëson dhe dokumenton gjendjen financiare të këtij programi studimi.
  5. Literatura nuk është e të paktën pesë viteve të fundit, sikurse parashikohet në aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
  6. Mungesa e njoftimit publik për mbrojtjen e doktoratës në faqen zyrtare te internetit të institucionit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Doktoratë në “Inxhinieri Kompjuterike”, Universitetit “Epoka”.
  2. Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2018-2019 dhe që aktualisht ndjekin këtë program studimi, deri në diplomimin e tyre.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 107, datë 23.09.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM RISKU DHE MBROJTJE NDAJ ZJARRIT NË INXHINIERINË E NDËRTIMIT”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 23.09.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Menaxhim Risku dhe Mbrojtje Ndaj Zjarrit në Inxhinierinë e Ndërtimit”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Menaxhim Risku dhe Mbrojtje Ndaj Zjarrit në Inxhinierinë e Ndërtimit”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr. 698, datë 19.10.2018
  4. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit nr.100, datë 01.11.2019
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Epoka”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departameni i Inxhinierisë së Ndërtimit
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vite / 2 semestra
  8. Kredite (ECTS): 60 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e studimit: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Epoka”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka kryesisht rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Institucioni nuk ka përmbushur plotësisht të gjitha rekomandimet e lëna nga Bordi i Akreditimit në akreditimin e parë.
    2. Ngarkesë e lartë mësimore e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi.
    3. Mosrregjistrimi i studentëve të rinj në këtë program studimi për dy vite të njëpasnjëshme akademike (2019-2020 dhe 2020-2021) rrezikon vijimësinë e tij.
    4. Orët në auditor të zhvilluara në vitin akademik 2021-2022 rezultojnë të jenë më të pakta në numër se parashikimi i planit mësimor.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Menaxhim Risku dhe Mbrojtje Ndaj Zjarrit në Inxhinierinë e Ndërtimit”, Universitetit “Epoka”.
  2. Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2022 – 2023 dhe që aktualisht ndjekin këtë program studimi, deri në diplomimin e tyre. Institucioni të mos pranojë e regjistrojë më studentë të rinj në këtë program studimi. Në rast të rioganizimit të programit të studimit institucioni të mbajë në konsideratë mangësitë e pikës “g”, të këtij vendimi.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 108, datë 23.09.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI NDËRTIMI”, TË UNIVERSITETIT “METROPOLITAN TIRANA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 23.09.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Ndërtimi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Ndërtimi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 339, datë 19.08.2013
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 10, datë 07.01.2016
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Metropolitan Tirana”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Metropolitan Tirana”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimin e lënë nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Fondi i literaturës në gjuhë shqipe dhe të huaj si edhe hapësirat fizike të bibliotekës në funksion të këtij programi studimi, janë të kufizuara.
    2. Mbështetja e aktiviteteve kërkimore shkencore të personelit akademik të këtij programi studimi, me qëllim nxitjen e tij në rritjen cilësore profesionale e cila do të reflektohet në të ardhmen në mësimdhënie cilësore dhe konkuruese, është e limituar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Ndërtimi”, Universitetit “Metropolitan Tirana”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 22.09.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 108, datë 23.09.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri Ndërtimi”, të Universitetit “Metropolitan Tirana”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të shohë mundësinë e zgjerimit të hapësirës ambientale dhe të shtimit të fondit të bibliotekës, në funksion të këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të rrisë mbështetjen për aktivitetin kërkimor shkencore të personelit akademik të këtij programi studimi, me qëllim nxitjen e tij në rritjen cilësore profesionale e cila do të reflektohet në të ardhmen në mësimdhënie cilësore dhe konkuruese.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Metropolitan Tirana”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 109, datë 23.09.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI NDËRTIMI”, ME PROFILE “INXHINIERI STRUKTURASH”; “INXHINIERI INFRASTRUKTURË TRANSPORTI”, TË UNIVERSITETIT “METROPOLITAN TIRANA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 23.09.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi”, me profile “Inxhinieri Strukturash”; “Inxhinieri Infrastrukturë Transporti”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi”, me profile “Inxhinieri Strukturash”; “Inxhinieri Infrastrukturë Transporti”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 497, datë 18.10.2012
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 10, datë 07.01.2016
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Metropolitan Tirana”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Metropolitan Tirana”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimin e lënë nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk realizohet të paktën në masën 70 % nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
    2. Lëndët me zgjedhje të përfshira në planin mësimor të këtij programi studimi, janë shumë të limituara dhe jo plotësisht në përputhje me profilet e programit.
    3. Fondi i literaturës në gjuhë shqipe dhe të huaj si edhe hapësirat fizike të bibliotekës në funksion të këtij programi studimi, janë të kufizuara.
    4. Mungesa e studimeve periodike të tregut të punës në kuadër të këtij programi studimi, me qëllim identifikimin e nevojave për përmirësimin e mundshëm të kurrikulës.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi”, me profile “Inxhinieri Strukturash”, “Inxhinieri Infrastrukturë Transporti”, të Universitetit “Metropolitan Tirana”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 22.09.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 109, datë 23.09.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi”, me profile “Inxhinieri Strukturash”, “Inxhinieri Infrastrukturë Transporti”,Universitetit “Metropolitan Tirana”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, të mbulohet të paktën në masën 70 % nga personeli akademik me kohë të plotë.
  2. Institucioni, të shtojë numrin e lëndëve me zgjedhje të përfshira në planin mësimor të këtij programi studimi, e të sigurohet që ato të jenë plotësisht në përputhje me profilet e programit.
  3. Institucioni, të shohë mundësine e zgjerimit të hapësirës ambientale dhe të shtimit të fondit të bibliotekës, në funksion të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të ndërmarrë studime periodike të tregut të punës në kuadër të këtij programi studimi, me qëllim identifikimin e nevojave për përmirësimin e mundshëm të kurrikulës.
  5. Institucioni, të rrisë mbështetjen për aktivitetin kërkimor shkencore të personelit akademik të këtij programi studimi, me qëllim nxitjen e tij në rritjen cilësore profesionale e cila do të reflektohet në të ardhmen në mësimdhënie cilësore dhe konkuruese.
  6. Institucioni, të shohë mundësinë e përcaktimit të kritereve shtesë për studentët në hyrje të këtij programi studimi, me qëllim rritjen e cilësisë së studentëve të regjistruar.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Metropolitan Tirana”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 110, datë 23.09.2023

PËR

DISA NDRYSHIME NË VBA NR. 48, DATË 14.04.2023 , “PËR AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË DOKTORATË NË “SHËNDET PUBLIK, DIAGNOZË MOLEKULARE E SËMUNDJEVE INFEKTIVE DHE FARMAKOVIGJILANCË”, TË UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”;

pasi mori në shqyrtim:

  1. Shkresën e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” me nr. 22/1 prot., datë 30.05.2023, me lëndë “Kërkesë për rishikim të Vendimit nr. 48, datë 14.04.2023”.
  2. Referimin e grupit ad hoc i ngritur nga Bordi i Akreditimit në kuadër të shqyrtimit të shkresës me nr. 22/1 prot., datë 30.05.2023, me lëndë “Kërkesë për rishikim të Vendimit nr. 48, datë 14.04.2023”, në mbledhjen e Bordit të Akreditimit.
  3. Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 48, datë 14.04.2023 “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të tretë doktoratë në “Shëndet Publik, Diagnozë Molekulare e Sëmundjeve Infektive dhe Farmakovigjilancë”, të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
  4. Procedurën e ndjekur në kuadër të procesit të akreditimit dhe ankimimit.

konstaton se:

  1. Institucioni që ofron këtë program studimi është vetëm Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
  2. Diploma e këtij institucioni ofrohet vetëm nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
  3. Grupi ad hoc nuk ka identifikuar fakte të reja që ndikojnë në vlerësimin e programit në kuadër të akreditimit.
  4. Programi i studimit të ciklit të tretë Doktoratë në “Shëndet Publik, Diagnozë Molekulare e Sëmundjeve Infektive dhe Farmakovigjilancë”, është riorganizuar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 169 datë 04.04.2023.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Ndryshimin e pikës e tek rubrika e të dhënave të institucionit, të Vendimit nr. 48, datë 14.04.2023 të Bordit të Akreditimit si vijon: “Institucioni që e ofron: Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
  2. Ndryshimin e pikës k tek rubrika e të dhënave të institucionit, të Vendimit nr. 48, datë 14.04.2023 të Bordit të Akreditimit si vijon: “Statusi i Diplomës: ofrohet vetëm nga Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin dhe publikimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.