Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 26 Maj 2023

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 55, datë 26.05.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË UNIVERSITETI PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 26.05.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti Privat “Albanian University”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: Universiteti Privat “Albanian University”
  2. Organizimi i institucionit: Privat
  3. Lloji i institucionit: Universitet
  4. Njësitë kryesore të institucionit:
    1. Fakulteti i Shkencave Shoqërore
    2. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike
    3. Fakulteti i Shkencave Mjekësore
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 197, datë 10.04.2004
  6. Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 52, datë 05.02.2016
  7. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 01, datë 24.01.2020

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit periodik të këtij institucioni të Arsimit të Lartë;

 

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Institucioni ka përmbushur kryesisht rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
  5. Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  6. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
  7. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”.
  8. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë institucion është pozitiv, me mangësitë si më poshtë:
    1. Aktiviteti kërkimor shkencor si dhe numri i publikimeve, kryesisht në fushat e shkencave sociale, humane dhe inxhinierike, vazhdon të jetë i ulët.
    2. Mobiliteti i personelit akademik dhe studentëve, është i ulët.
    3. Numër i ulët i programeve të ciklit të tretë, të ofruara nga institucioni.

 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për institucionin e arsimit të lartë, Universiteti Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin institucional të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti Privat “Albanian University”, me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 25.05.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 55, datë 26.05.2023, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti Privat “Albanian University”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë mbështetjen si edhe të nxisë më tej personelin akademik, kryesisht të fushave të shkencave sociale, humane dhe inxhinierike, duke hartuar një plan veprimi konkret, me qëllim rritjen e aktivitetit kërkimor shkencor dhe publikimet në revista me faktor impakti.
  2. Institucioni, të zhvillojë një politikë ndërkombëtarizimi dhe të marrë masa konkrete për të rritur mobilitetin e studentëve dhe personelit akademik.
  3. Institucioni, të rrisë përpjekjet për shtimin e programeve të studimit të ciklit të tretë.
  4. Institucioni, të marrë masa për plotësimin e të gjitha rekomandimeve të lëna nga akreditimi i mëparshëm.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Privat “Albanian University”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 56, datë 26.05.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “SHKENCA REHABILITUESE TË PROFESIONEVE SHËNDETËSORE”, TË UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 26.05.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Shkenca Rehabilituese të Profesioneve Shëndetësore”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Shkenca Rehabilituese të Profesioneve Shëndetësore”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 375, datë 06.09.2013
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 336, datë 16.09.2015
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Katolik “Zoja e Këshilllit të Mirë”, në bashkëpunim me Universitetin “Tor Vergata”, Romë, Itali
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Biomjekësore; Departamenti i Shkencave Mjekësore; Departamenti i Shkencave Kirurgjikale
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Italisht
  11. Statusi i diplomës: diplomë e përbashkët në bashkëpunim me Universitetin “Tor Vergata” Romë, Itali
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, pa rekomandime;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Shpërndarja jo uniforme gjatë vitit akademik e ngarkesës mësimore të këtij programi studimi, ndikon në vijueshmërinë e përgatitjes së studentëve dhe shkallën e asimilimit të dijeve.
    2. Mungesa e një raporti periodik krahësimor nga një vit akademik në tjetrin, i cilësisë së këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Shkenca Rehabilituese të Profesioneve Shëndetësore”, Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 25.05.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 56, datë 26.05.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Shkenca Rehabilituese të Profesioneve Shëndetësore”, Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të shohë mundësinë e shpërndarjes uniforme gjatë vitit akademik të ngarkesës mësimore të këtij programi studimi, me qëllim garantimin e vijueshmërisë së përgatitjes së studentëve dhe shkallën e asimilimit të dijeve.
  2. Institucioni, të hartojë një raport periodik për çdo vit akademik, për të patur një vleresim më të mirë të cilesisë së mësimdhënies dhe për të parë ndryshimet nga një vit në tjetrin.
  3. Institucioni, të rrisë më tej numrin e marrëveshjeve me institucione të tjera shëndetësore shtetërore dhe private brenda dhe jashtë vendit, në funksion të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Katolik “Zoja e Këshilllit të Mirë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 57, datë 26.05.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I INTEGRUAR I SHKENCAVE NË “ODONTOIATRI DHE PROTEZA DENTARE”, TË UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 26.05.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Integruar i Shkencave në “Odontoiatri dhe Proteza Dentare”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Integruar i Shkencave në “Odontoiatri dhe Proteza Dentare”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 567, datë 27.08.2004
  4. Akreditimi periodik: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 315, datë 03.09.2015
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim me Universitetin “Tor Vergata” Romë, Itali
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Biomjekësore; Departamenti i Shkencave Mjekësore; Departamenti i Shkencave Kirurgjikale
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 6 vite / 12 semestra
  8. Kredite (ECTS): 360 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Italisht
  11. Statusi i diplomës: diplomë e përbashkët, në bashkëpunim me Univeristetin “Tor Vergata”, Romë, Itali
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, pa rekomandime;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Integruar i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Numri i poltronave në Kliniken Stomatologjike, për realizimin e praktikave mësimore e profesionale, të studentëve të këtij programi studimi, është i limituar.
    2. Shpërndarja jo uniforme gjatë vitit akademik e ngarkesës mësimore të këtij programi studimi, ndikon në vijueshmërinë e përgatitjes së studentëve dhe shkallën e asimilimit të dijeve.
    3. Infrastrukturë e limituar në funksion të personave me aftësi të kufizuara, për të aksesuar Klinikën Stomatologjike.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Integruar i Shkencave në “Odontoiatri dhe Proteza Dentare”, Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 25.05.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 57, datë 26.05.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Integruar i Shkencave në “Odontoiatri dhe Proteza Dentare”, të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë numrin e poltronave në Kliniken Stomatologjike, për realizimin e praktikave mësimore e profesionale, të studentëve të këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të shohë mundësinë e shpërndarjes uniforme gjatë vitit akademik të ngarkesës mësimore të këtij programi studimi, me qëllim garantimin e vijueshmërisë së përgatitjes së studentëve dhe shkallën e asimilimit të dijeve.
  3. Institucioni, të krijojë infrastrukturën e nevojshme për personat me aftësi të kufizuara, me qëllim mundësimin e aksesit në Klinikën Stomatologjike.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 58, datë 26.05.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I INTEGRUAR I SHKENCAVE NË “FARMACI”, TË UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 26.05.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Integruar i Shkencave në “Farmaci”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Integruar i Shkencave në “Farmaci”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 567, datë 27.08.2004
  4. Akreditimi periodik: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 339, datë 16.09.2015
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në bashkëpunim me Universitetin “Aldo Moro”, Bari, Itali
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Farmaceutike; Departamenti i Teknologjive Kimiko – Farmaceutike dhe Biomolekulare; Departamenti i Teknologjive Kimiko – Farmaceutike dhe Biomolekulare
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite / 10 semestra
  8. Kredite (ECTS): 315 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Italisht
  11. Statusi i diplomës: diplomë e përbashkët, në bashkëpunim me Universitetin “Aldo Moro”, Bari, Itali
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, pa rekomandime;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Integruar i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Aktiviteti kërkimor shkencor i personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi është i ulët, e si rrjedhojë edhe përfshirja e studentëve të këtij programi studimi në publikime apo prezantime në konferenca ndërkombëtare, është e ulët. Gjithashtu publikimet e realizuara nga një pjesë e personelit akademik të këtij programi studimi, janë publikuar në revistën e cila nuk i përket fushës së këtij programi studimi.
    2. Transferimi i studentëve nga ky program studimi drejt programit të mjekësisë është i lartë, e mund të sjellë një numër problemesh si: vështirësi në planifikimin e mësimdhënies nga viti në vit, planifikimin e buxhetit si dhe uljen e motivimit tek studentët që vijojnë programin e farmacisë.
    3. Shpërndarja jo uniforme gjatë vitit akademik e ngarkesës mësimore të këtij programi studimi, ndikon në vijueshmërinë e përgatitjes së studentëve dhe shkallën e asimilimit të dijeve.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Integruar i Shkencave në “Farmaci”, Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 25.05.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 58, datë 26.05.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Integruar i Shkencave në “Farmaci”, të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të hartojë një plan konkret veprimi për të inkurajuar kërkimin shkencor dhe rritur numrin e publikimeve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi,e si rrjedhojë, për të rritur përfshirjen e studentëve në punë kërkimore shkencore. Gjithashtu institucioni, të shohë mundësinë e krijimit të një reviste mjekësore, për të bërë të mundur rritjen e publikimeve të personelit akademik të fushës së shkencave mjekësore.
  2. Institucioni, të marrë masa për uljen e numrit të studentëve të transferuar nga ky program studimi drejt programit të mjekësisë, i cili mund të sjellë një numër problemesh si: vështirësi në planifikimin e mësimdhënies nga viti në vit, planifikimin e buxhetit si dhe uljen e motivimit tek studentët që vijojnë programin e farmacisë.
  3. Institucioni, të shohë mundësinë e shpërndarjes uniforme gjatë vitit akademik të ngarkesës mësimore të këtij programi studimi, me qëllim garantimin e vijueshmërisë së përgatitjes së studentëve dhe shkallën e asimilimit të dijeve.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 59, datë 26.05.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I INTEGRUAR I SHKENCAVE NË “MJEKËSI”, TË UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 26.05.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Integruar i Shkencave në “Mjekësi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Integruar i Shkencave në “Mjekësi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 567, datë 27.08.2004
  4. Akreditimi periodik: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 337, datë 16.09.2015
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim me Universitetin “Tor Vergata”, Romë, Itali
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Biomjekësore; Departamenti i Shkencave Mjekësore; Departamenti i Shkencave Kirurgjikale
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 6 vite / 12 semestra
  8. Kredite (ECTS): 360 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Italisht
  11. Statusi i diplomës: diplomë e përbashkët, në bashkëpunim me Universitetin “Tor Vergata”, Romë, Itali
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, pa rekomandime;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Integruar i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush plotësisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Aktiviteti kërkimor shkencor i personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi është i ulët, e si rrjedhojë edhe përfshirja e studentëve të këtij programi studimi në publikime apo prezantime në konferenca ndërkombëtare, është e ulët. Gjithashtu publikimet e realizuara nga një pjesë e personelit akademik të këtij programi studimi, janë publikuar në revisten e cila nuk i përket fushës së këtij programi studimi.
    2. Shpërndarja jo uniforme gjatë vitit akademik e ngarkesës mësimore të këtij programi studimi, ndikon në vijueshmërinë e përgatitjes së studentëve dhe shkallën e asimilimit të dijeve.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Integruar i Shkencave në “Mjekësi”, Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 25.05.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 59, datë 26.05.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Integruar i Shkencave në “Mjekësi”, të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të hartojë një plan konkret veprimi për të inkurajuar kërkimin shkencor dhe rritur numrin e publikimeve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, e si rrjedhojë, për të rritur përfshirjen e studentëve në punë kërkimore shkencore. Gjithashtu institucioni, të shohë mundësinë e krijimit të një reviste mjekësore, për të bërë të mundur rritjen e publikimeve të personelit akademik të fushës së shkencave mjekësore.
  2. Institucioni, të shohë mundësinë e shpërndarjes uniforme gjatë vitit akademik të ngarkesës mësimore të këtij programi studimi, me qëllim garantimin e vijueshmërisë së përgatitjes së studentëve dhe shkallën e asimilimit të dijeve, duke konsideruar rritjen e numrit të personelit akademik vendas.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 60, datë 26.05.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “SHKENCA EKONOMIKE”, ME PROFILE “FINANCË, BANKË DHE KONTABILITET”; “ADMINISTRIM BIZNESI”; “BIZNES DHE LIGJ”, TË UNIVERSITETIT “MESDHETAR I SHQIPËRISË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 26.05.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Shkenca Ekonomike”, me profile “Financë, Bankë dhe Kontabilitet”; “Administrim Biznesi”; “Biznes dhe Ligj”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Shkenca Ekonomike”, me profile “Financë, Bankë dhe Kontabilitet”; “Administrim Biznesi”; “Biznes dhe Ligj”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 177, datë 19.02.2009
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës 482, datë 03.10.2011
  5. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 68, datë 28.09.2018
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti Financë Bankë dhe Kontabilitet dhe Departamenti i Ekonomisë
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  9. Kredite (ECTS): 180 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungon zhvillimi dhe mbrojtja e temave të diplomave në përfundim të studimeve Bachelor, për studentët me mesatare të lartë, të këtij programi studimi.
    2. Biblioteka e institucionit, ka hapësira të pamjaftueshme në raport me numrin e studentëve, si dhe infrastrukturë e ndriçim të limituar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Shkenca Ekonomike”, me profile “Financë, Bankë dhe Kontabilitet”; “Administrim Biznesi”; “Biznes dhe Ligj”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 25.05.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 60, datë 26.05.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Shkenca Ekonomike”, me profile “Financë, Bankë dhe Kontabilitet”; “Administrim Biznesi”; “Biznes dhe Ligj”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të informojë në kohë studentët e këtij programi studimi, rreth mundësisë se diplomimit me anë të zhvillimit të një teme diplome, si dhe të nxisë përfshirjen e tyre në tema të karakterit praktik, me qëllim integrimin e njohurive të marra.
  2. Institucioni, të shtojë kapacitetet pritëse të bibliotekës, si dhe të përmirësojë infrastrukturën e saj në drejtim të ndriçimit dhe ambjenteve komode, për studentët e këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të shohë mundësinë e angazhimit në Njësinë e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Zhvillimit të Kurrikulave, vetëm të personelit administrativ, me qëllim mundësimin e personelit akademik për tu angazhuar më shumë në aktivitete kërkimore shkencore, si dhe përmbushjen më optimale të aktiviteteve të njësisë nga personeli i dedikuar vetëm për këtë njësi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 61, datë 26.05.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM BIZNESI”, ME PROFILE “MENAXHIM TURIZMI”; “MENAXHIM I PASURISË SË PALUAJTSHME”; “MENAXHIM ARTI”; “MENAXHIM SHËNDETI”; “MENAXHIM ARSIMI”, TË UNIVERSITETIT “MESDHETAR I SHQIPËRISË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 26.05.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Menaxhim Biznesi”, me profile “Menaxhim Turizmi”; “Menaxhim i Pasurisë së Paluajtshme”; “Menaxhim Arti”; “Menaxhim Shëndeti”; “Menaxhim Arsimi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Menaxhim Biznesi”, me Profile: “Menaxhim Turizmi”; “Menaxhim i Pasurisë së Paluajtshme”; “Menaxhim Arti”; “Menaxhim Shëndeti”; “Menaxhim Arsimi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës 482, datë 03.10.2011
  4. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 69, datë 28.09.2018
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Ekonomisë
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  8. Kredite (ECTS): 60 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungon zhvillimi dhe mbrojtja e temave të diplomave në përfundim të studimeve Bachelor, për studentët me mesatare të lartë, të këtij programi studimi.
    2. Biblioteka e institucionit, ka hapësira të pamjaftueshme në raport me numrin e studentëve si dhe infrastrukturë e ndriçim të limituar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Menaxhim Biznesi”, me profile “Menaxhim Turizmi”; “Menaxhim i Pasurisë së Paluajtshme”; “Menaxhim Arti”; “Menaxhim Shëndeti”; “Menaxhim Arsimi”, Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 025.05.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 61, datë 26.05.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master Profesional në “Menaxhim Biznesi”, me profile “Menaxhim Turizmi”; “Menaxhim i Pasurisë së Paluajtshme”; “Menaxhim Arti”; “Menaxhim Shëndeti”; “Menaxhim Arsimi”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të informojë në kohë studentët e këtij programi studimi, rreth mundësisë së diplomimit me anë të zhvillimit të një teme diplome, si dhe të nxisë përfshirjen e tyre në tema të karakterit praktik, me qëllim integrimin e njohurive të marra.
  2. Institucioni, të shtojë kapacitetet pritëse të bibliotekës, si dhe të përmirësojë infrastrukturën e saj në drejtim të ndriçimit dhe ambjenteve komode, për studentët e këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të shohë mundësinë e angazhimit në Njësinë e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Zhvillimit të Kurrikulave, vetëm të personelit administrativ, me qëllim mundësimin e personelit akademik për tu angazhuar më shumë në aktivitete kërkimore shkencore, si dhe përmbushjen më optimale të aktiviteteve të njësisë nga personeli i dedikuar vetëm për këtë njësi.
  4. Institucioni, të rikonsiderojë ofrimin e profileve të këtij programi studimi, ku numri i studentëve është mjaft i ulët.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 62, datë 26.05.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “FINANCË BANKË”, TË UNIVERSITETIT “MESDHETAR I SHQIPËRISË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 26.05.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Financë Bankë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Financë Bankë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës 482, datë 03.10.2011
  4. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 70, datë 28.09.2018
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti Financë Bankë dhe Kontabilitet
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur kryesisht rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa në kurrikulën e programit të studimit, të disa lëndëve të rëndësishme për një formim më të plotë të profilit të profesionistit në fushën e financës dhe bankës.
    2. Mungesa e studimit të tregut të punës, e fokusuar në kërkesat dhe nevojat e punëdhënësve të sektorit përkatës.
    3. Mungesa e një raporti financiar të kostove të programit të studimit dhe e një plani për mbështetjen financiare të nevojshme për mbarëvajtjen e programit të studimit, për të paktën një cikël të plotë studimi.
    4. Mungesë e informacionit në lidhje me përpunimin e të dhënave analitike periodike mbi profilin dhe cilësinë në dalje të studentëve, si edhe e shkallës së punësimit të tyre.
    5. Mospërfshirja e alumnit, punëdhënësve apo ekspertëve të jashtëm të fushës, në sistemin e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë.
    6. Mungesa e publikimit në faqen e internetit të institucionit, të raporteve apo analizat e rezultateve të pyetësorëve, nga anketimi i studentëve.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Financë Bankë”, Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 25.05.2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 62, datë 26.05.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Financë Bankë”, Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përfshijë në kurrikulën e këtij programi studimi, disa lëndëve të rëndësishme, sikurse përmenden nga grupi i vlerësimit të jashtëm në raportin e vlerësimit të jashtëm, për një formim më të plotë të profilit të profesionistit në fushën e financës dhe bankës.
  2. Institucioni, të ndërmarrë një studim të mirëfilltë të tregut të punës, duke u fokusuar në kërkesat dhe nevojat e punëdhënësve të sektorit përkatës.
  3. Institucioni, të hartojë një raport financiar të kostove të programit të studimit dhe një plan për mbështetjen financiare të nevojshme, për mbarëvajtjen e programit të studimit, për të paktën një cikël të plotë studimi.
  4. Institucioni, të mbajë e përpunojë të dhëna analitike periodike mbi profilin dhe cilësinë në dalje të studentëve, si edhe mbi shkallën e punësimit të tyre.
  5. Institucioni të përfshijë në sistemin e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, alumnit, punëdhënësit ose ekspertë të jashtëm të fushës.
  6. Institucioni, të bëjë publike në faqen e tij të internetit, raportet apo analizat e rezultateve të pyetësorëve, nga anketimi i studentëve. Gjithashtu informacionet e publikuara në faqen e internetit të institucionit të jenë të paktën edhe në një nga gjuhet e Bashkimit Europian.
  7. Institucioni, të hartojë një plan të detajuar vjetor për pasurimin e bibliotekës.
  8. Institucioni, të shohë mundësinë e aplikimit të kriterit të mesatares në hyrje, për këtë program studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 63, datë 26.05.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT SPECIALIZUES AFATGJATË TË CIKLIT TË TRETË NË “STOMATOLOGJI”, ME PROFILE “KIRURGJI ORALE”; “ORTODONTI”, TË UNIVERSITETIT “ALDENT”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 26.05.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të tretë, specializues afatgjatë në “Stomatologji”, me profile “Kirurgji Orale”; “Ortodonti”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Studime specializuese afatgjatë në “Stomatologji”, me profile, “Kirurgji Orale” dhe “Ortodonti”
  2. Cikli i studimit: Cikli i tretë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës 299, datë 22.07.2013
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 112, datë 11.03.2016
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Aldent”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Laborantëve Dentare
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aldent”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 8

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, pa rekomandime;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të tretë “Studime Specializuese Afatgjata”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Pjesëmarrje e ulët e personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, në punë kërkimore shkencore.
    2. Mungesa e mobilitetit të studentëve të këtij programi studimi, krysisht në programe mobiliteti të komunitetit europian.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit specializues afatgjatë në “Stomatologji”, me profile “Kirurgji Orale”; “Ortodonti”, të Universitetit “Aldent”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 25.05.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 63, datë 26.05.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit specializues afatgjatë në “Stomatologji”, me profile “Kirurgji Orale”; “Ortodonti”, të Universitetit “Aldent”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë mbështetjen, e të nxisë më tej personelin akademik dhe studentët e këtij programi studimi, për të rritur pjesëmarrjen në konferenca ndërkombëtare dhe publikimin në revista me faktor impakti.
  2. Institucioni, të nxisë studentët e këtij programi studimi, për të marrë pjesë në programet e mobilitetit të mundësuara kryesisht nga komuniteti europian.
  3. Institucioni, të shohë mundësinë e rritjes së krediteve të lëndëve specifike, apo të praktikave klinike, për aq sa e lejojnë kufizimet e akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, për këtë program studimi.
  4. Institucioni, të marrë masa për vënien në përdorim të pajisjes së sedacionit koshient.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aldent”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 64, datë 26.05.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “E DREJTË NDËRKOMBËTARE TREGTARE”, TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 26.05.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “E Drejtë Ndërkombëtare Tregtare”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “E Drejtë Ndërkombëtare Tregtare”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr.272, datë 28.08.2020
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i New York-ut në Tiranë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departameni i Drejtësisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i New York-ut në Tiranë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
  11. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mospjesëmarrja e studentëve të këtij programi studimi në projekte, programe shkëmbimi apo aktivitete të tjera për studentët, të cilat zhvillohen nga institucioni.
    2. Organizimin, funksionimin, detyrat dhe përgjegjësitë e organeve përgjegjëse për sigurimin e brendshëm të cilësisë, nuk janë plotësisht të ndara qartë.
    3. Mungesa e një plani financiar mbi kostot dhe efektivitetin e këtij programi studimi, nisur nga numri i ulët i studentëve të regjistruar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Ndërkombëtare Tregtare”, Universitetit të New York-ut në Tiranë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 25.05.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 64, datë 26.05.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Ndërkombëtare Tregtare”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për rritjen e përfshirjes të studentëve të këtij programi studimi në aktivitete akademike, ekstrakurikulare apo mobilitete.
  2. Institucioni, të rishikojë “Rregulloren e brendshme për organizimin dhe punën e Komisionit të Përhershëm për Garantimin e Standarteve të Cilësisë dhe për Njësinë e Sigurimit të Cilësisë”, me qëllim përcaktimin sa më të qartë të organizimit, funksionimit, detyrave dhe përgjegjësive të strukturave që janë të ngarkuara me sigurimin e brendshëm të cilësisë, marrëdhënien mes tyre dhe të reflektohet kudo në rregullore saktësia në emërtimin e këtyre strukturave.
  3. Institucioni, të hartojë një plan financiar mbi kostot dhe efektivitetin e këtij programi studimi, nisur nga numri i ulët i studentëve të regjistruar.
  4. Institucioni, të marrë masa për rishikimin e rregulloreve të brendshme për efekt të plotësimit dhe unifikimit të termave të përdorur konform legjislacionit për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë.
  5. Institucioni, të shohë mundësinë e përcaktimit si drejtues të departamentit përgjegjës për këtë program studimi, personel akademik me formim juridik dhe kualifikime të nevojshme në këtë fushë.
  6. Institucioni, të hartojë një analizë periodike të marrëveshjeve të vlefshme dhe bashkëpunimeve, mbi bazë të reciprocitetit dhe korrektesës në bashkëpunim, me qëllim që të vlerësohet impakti i tyre për këtë program studimi dhe të rinovohen ato, apo të lidhen marrëveshje të tjera me subjekte përkatëse me interes dhe përfitime për personelin akademik dhe studentët.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i New York-ut në Tiranë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 65, datë 26.05.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “E DREJTË CIVILE DHE TREGTARE”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “WISDOM”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 26.05.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës 241, datë 31.05.2011
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit Nr. 3056/1, datë 24.05.2022
  5. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 236, datë 09.05.2016
  6. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Wisdom”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i së Drejtës Private
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  9. Kredite (ECTS): 120 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Wisdom”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, pa rekomandime;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e një zyre apo një njësie të posaçme për këshillimin e karrierës studentore, e cila ka krijuar vështirësi në ruajtjen e kontakteve me të gjithë studentët e diplomuar dhe gjurmueshmërine e tyre.
    2. Mungesa e një auditimi të përvitshëm, për të vlerësuar dhe dokumentuar gjendjen e financimit dhe efektivitetin financiar të programit të studimit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”, të Kolegjit Universitar “Wisdom”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 25.05.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 65, datë 26.05.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”, të Kolegjit Universitar “Wisdom”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përcaktojë një zyrë të posaçme për këshillimin e karrierës së studentëve, zyrë kjo e ndryshme nga ajo që merret me menaxhimin e burimeve njerëzore, me qëllim ruajtjen e kontakteve me të gjithë studentët e diplomuar të këtij programi studimi dhe rritjen e gjurmueshmërisë së tyre. Gjithashtu të unifikojë në aktet e tij rregullatore të brendshme, emërtimin e zyrës për burimet njerëzore, këshillimin e karrierës dhe jetës studentore.
  2. Institucioni, të auditojë dhe të vlerësojë periodikisht nëpërmjet një raporti ndarjen e burimeve financiare dhe efektivitetin financiar të programit të studimit;
  3. Institucioni, të shohë mundësinë e shtimit të numrit të vendeve të studimit në bibliotekë, me qëllim që të ketë akses më të gjerë për studentët.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Wisdom” duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.