Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 27 Tetor 2018

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 72, datë 27.10.2018

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “FINANCË-BANKË”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “WISDOM”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.10.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Financë-Bankë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Financë-Bankë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 241, datë 31.05.2011  
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “WISDOM”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Ekonomisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/ 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “WISDOM”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Në kurrikulën e programit të studimit dominojnë lëndë të fushës së menaxhimit, ndërkohë që ato të fushës së financës dhe kontabilitetit janë më të kufizuara;
    2. Institucioni ka një strategji të përgjithshme por jo të mirëfilltë afatmesme për këtë program studimi, për të garantuar qëndrueshmëri të ecurisë së programit dhe premisa për kalimin në programe të ciklit të dytë;
    3. Ka një numër të kufizuar marrëveshjesh bashkëpunimi me institucione homologe jashtë vendit në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Financë-Bankë”, të Kolegjit Universitar “WISDOM”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2022.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 72, datë 27.10.2018, “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Financë-Bankë”, të Kolegjit Universitar “WISDOM”, janë si vijon:

  1. Institucioni, përpara fillimit të vitit akademik 2019-2020, të rishikojë kurrikulën e programit të studimit, duke pakësuar numrin e lëndëve të fushës së menaxhimit dhe shtuar lëndë të fushës së financës dhe kontabilitetit, duke respektuar cilësinë, kapacitetet pedagogjike dhe kualifikimin e tyre, si dhe përqindjen e lejuar të ndryshimeve për programet e akredituara.
  2. Institucioni, brenda vitit akademik 2018-2019, të specifikojë objektiva të qarta për programin e studimit në kuadër të strategjisë së tij, si dhe perspektivën e zhvillimit të një programi të ciklit të dytë në këtë fushë mbështetur në tregues konkretë.
  3. Institucioni, të intensifikojë përpjekjet dhe të gjejë mekanizma dhe instrumente për të pasuruar bashkëpunimet me institucione homologe jashtë vendit si dhe të rrisë pjesëmarrjen në programe ndër-universitare në kuadër të projekteve të BE si Erasmus +, etj.
  4. Institucioni, të përmirësojë formatimin e syllabuseve, në strukturë dhe përmbajtje, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, përfshirë në të edhe përmirësimin dhe përditësimin e literaturës së rekomanduar, dhe plotësimin me të gjithë elementët e kërkuar.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 73, datë 27.10.2018

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË,  MASTER I SHKENCAVE NË “PSIKOLOGJI SHKOLLORE DHE EDUKIMI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “WISDOM”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.10.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master  i Shkencave në “Psikologji shkollore dhe edukimi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Psikologji shkollore dhe edukimi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 192, datë 22.04.2016
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “WISDOM”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Psikologjisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/ 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “WISDOM”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Në programin e studimit, dija dhe lëndët rreth kurrikulës shkollore përbëjnë një komponent të kufizuar;
    2. Personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi nuk ka përputhshmëri të plotë e vijimësi të mjaftueshme kualifikimi në fushat e psikologjisë shkollore dhe të edukimit;
    3. Numri dhe llojshmëria e marrëveshjeve specifike me institucione specifike të fushës së psikologjisë shkollore dhe edukimit, për realizimin e praktikës mësimore/internship-it, është e kufizuar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Psikologji shkollore dhe edukimi”, të Kolegjit Universitar “WISDOM”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej (3) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2021.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 73, datë 27.10.2018, “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Psikologji shkollore dhe edukimi”, të Kolegjit Universitar “WISDOM”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë brenda vitit akademik 2018-2019, kurrikulën e programit të studimit, me qëllim ribalancimin e komponentëve formues, përfshirjen dhe integrimin në kurrikulën ekzistuese të një numri më të madh lëndësh të fushës së edukimit dhe përputhjen e plotë të saj me emërtimin dhe objektivat formuese të programit.
  2. Institucioni, të marrë masa serioze, për rekrutimin dhe plotësimin e stafit akademik me specialistë të fushës specifike të programit të studimit, për të garantuar cilësinë e ofertës akademike dhe përputhshmërinë e plotë të fushës e kualifikimit akademik të tyre me kurrikulën e përmirësuar e lëndët/modulet përkatëse.  
  3. Institucioni, të shtojë marrëveshjet e bashkëpunimit me institucione specifike të fushës së psikologjisë shkollore dhe edukimit, për të garantuar realizimin e praktikës mësimore/internship-it në përputhje me standardet e kërkuara dhe objektivat e programit të studimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 74, datë 27.10.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “EKONOMI”, ME PROFILE: “BANKA DHE INSTITUCIONE FINANCIARE”; “ADMINISTRIM BIZNESI”; “FINANCË KONTABILITET”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “I BIZNESIT”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.10.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Ekonomi”, me profile: “Banka dhe institucione financiare”; “Administrim biznesi”, “Financë kontabilitet”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Ekonomi”, me profile: “Banka dhe institucione financiare”; “Administrim biznesi”, “Financë kontabilitet”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 651, datë 14.09.2011
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 500, datë 18.10.2012
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “I Biznesit”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Financës dhe Kontabilitetit dhe Departamenti i Menaxhimit
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/ 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “I Biznesit”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur të gjitha rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Profilet e këtij programi studimi, veçanërisht profilet “Banka dhe institucione financiare” dhe “Financë kontabilitet”, nuk rezultojnë qartësisht të diferencuar nga njëri-tjetri.
    2. Ka mbivendosje të angazhimeve akademike me ato administrative për anëtarë të stafit që angazhohet në këtë program studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Ekonomi”, me profile: “Banka dhe institucione financiare”; “Administrim biznesi”, “Financë kontabilitet”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 74, datë 27.10.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Ekonomi”, me profile: “Banka dhe institucione financiare”; “Administrim biznesi”, “Financë kontabilitet”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”, janë si vijon:

  1. Institucioni, përpara fillimit të vitit akademik 2019-2020, të rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi, me qëllim diversifikimin sa më të qartë të profileve “Banka dhe institucione finance” dhe “Financë kontabilitet”, brenda hapësirave ligjore ekzistuese. 
  2. Institucioni, të shohë mundësinë e shtimit të stafit administrativ, me qëllim uljen e numrit të madh të veprimtarive administrative të mbuluara nga stafi akademik.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 75, datë 27.10.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “DREJTËSI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “I BIZNESIT”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.10.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Drejtësi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Drejtësi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 651, datë 14.09.2011
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 500, datë 18.10.2012
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “I Biznesit”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i së Drejtës Publike
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/ 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “I Biznesit”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur të gjitha rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Drejtësi”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”, me rekomandimin sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimit sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandim në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 75, datë 27.10.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Drejtësi”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”:

Institucioni, të nxisë më tepër mobilitetin e studentëve, përmes pjesëmarrjes në programe të dedikuara për këtë qëllim.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 76, datë 27.10.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “E DREJTË BIZNESI”, TË  KOLEGJIT UNIVERSITAR “I BIZNESIT”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.10.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “E drejtë biznesi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “E drejtë biznesi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 651, datë 14.09.2011
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 545, datë 13.11.2012
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “I Biznesit”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i së Drejtës Civile
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/ 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “I Biznesit”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Ndër tre rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë, Institucioni ka përmbushur plotësisht dy prej tyre dhe një pjesërisht;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “E drejtë biznesi”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”, me rekomandimin sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimit sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandim në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 76, datë 27.10.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “E drejtë biznesi”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”:

Institucioni, të shohë mundësinë e shtimit të stafit administrativ, me qëllim reduktimin dhe uljen e peshës së veprimtarive administrative të mbuluara nga stafi akademik.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 77, datë 27.10.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “E DREJTË CIVILE DHE TREGTARE”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “I BIZNESIT”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.10.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master  i Shkencave në “E drejtë civile dhe tregtare”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “E drejtë civile dhe tregtare”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 651, datë 14.09.2011
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 545, datë 13.11.2012
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “I Biznesit”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i së Drejtës Civile
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/ 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “I Biznesit”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur të gjitha rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “E drejtë civile dhe tregtare”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”, me rekomandimin sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimit sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandim në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 77, datë 27.10.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “E drejtë civile dhe tregtare”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”:

Institucioni, të mbështesë më tepër stafin akademik për pjesëmarrje në projekte kërkimore kombëtare apo ndërkombëtare.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 78, datë 27.10.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “E DREJTË PENALE”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “I BIZNESIT”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.10.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master  i Shkencave në “E drejtë penale”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “E drejtë penale”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 651, datë 14.09.2011
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 545, datë 13.11.2012
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “I Biznesit”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i së Drejtës Penale
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/ 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “I Biznesit”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur të gjitha rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “E drejtë penale”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”, me rekomandimin sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimit sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandim në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 78, datë 27.10.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “E drejtë penale”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”:

Institucioni, të shohë mundësinë e shtimit të lëndëve të fushës penale në vitin e parë të studimit të këtij programi.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 79, datë 27.10.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “MENAXHIM BIZNESI”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.10.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Menaxhim Biznesi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Menaxhim Biznesi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 408, datë 26.05.2010
  4. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 33, datë 19.05.2017
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Ekonomike
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/ 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me konstatime;
  6. Ndër tre konstatimet nga akreditimi i parë, Institucioni ka përmbushur plotësisht dy prej tyre dhe një kryesisht;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mbulimi jo i plotë me kapacitete laboratorike dhe kompjuterike, në dispozicion të studentëve.
    2. Pjesëmarrje dhe aktivizim relativisht i ulët i stafit akademik në projekte dhe kërkim shkencor ndërkombëtar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Menaxhim Biznesi”, të Universitetit Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 79, datë 27.10.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Menaxhim Biznesi”, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të shtojë hapësirat e laboratorëve dhe kapacitetet kompjuterike në shërbim e në përputhje me numrin e studentëve, në godinën kryesore.
  2. Institucioni, të nxisë dhe mbështesë stafin akademik për përfshirje më të gjerë në projekte dhe kërkim shkencor ndërkombëtar.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 80, datë 27.10.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.10.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master  i Shkencave në “Administrim biznesi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Administrim biznesi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 56, datë 21.01.2009
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 327, datë 07.08.2012
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Ekonomike
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/ 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Ndër pesë rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë, Institucioni ka përmbushur plotësisht dy, kryesisht dy dhe pjesërisht një rekomandim;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Stafi akademik me kohë të plotë i angazhuar në këtë program studimi mbulon më pak se 70% (65 %) të ngarkesës totale të programit;
    2. Në disa raste, formimi akademik i stafit akademik nuk është në përputhje me lëndët që ata mbulojnë;
    3. Praktika profesionale nuk parashikohet dhe realizohet si një modul i veçantë në kurrikulën e programit të studimit;
    4. Në disa raste, syllabuset paraqesin mospërputhje në lidhje me emërtimin e lëndës, përmbajtje dhe literaturë që mbulojnë vetëm pjesërisht lëndën, si dhe në disa raste literatura nuk është e përditësuar dhe jo e përshtatshme për nivelin e një programi Master i Shkencave;
    5. Numri i laboratorëve dhe kapaciteteve kompjuterike në dispozicion të studentëve është i kufizuar;
    6. Pjesëmarrja dhe aktivizimi i stafit akademik dhe i studentëve në projekte dhe kërkim shkencor ndërkombëtar është relativisht i ulët.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Administrim biznesi”, të Universitetit Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2020.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 80, datë 27.10.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Administrim biznesi”, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rekrutojë staf të ri akademik me kohë të plotë, me grada dhe tituj, me qëllim mbulimin e ngarkesës së programit të studimit nga staf akademik me kohë të plotë në standardin e kërkuar, mbi 70 %.
  2. Me rekrutimin e stafit të ri akademik, Institucioni, të konsiderojë dhe përputhshmërinë midis profilit akademik të stafit akademik të angazhuar dhe lëndëve që ata mbulojnë.
  3. Institucioni, të parashikojë dhe realizojë praktikën profesionale në kurrikulën e programit të studimit, si një modul të veçantë.
  4. Institucioni, të rishikojë syllabuset, me qëllim që përmbajtja e tyre të jetë në përputhje me emërtimin e lëndës, literatura të jetë e përditësuar dhe në përputhje me nivelin e njohurive që kërkon programi Master i Shkencave.
  5. Institucioni, të shtojë numrin e laboratorëve dhe zgjerojë kapacitetet kompjuterike në dispozicion të studentëve.
  6. Institucioni, të rrisë mbështetjen për studentët dhe stafin akademik për pjesëmarrje në projekte dhe kërkim shkencor ndërkombëtar si dhe për botime shkencore në revista prestigjioze ndërkombëtare me faktor impakti.  

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 81, datë 27.10.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “MENAXHIM BANKAR”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.10.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master  i Shkencave në “Menaxhim bankar”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Menaxhim bankar”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 56, datë 21.01.2009
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 327, datë 07.08.2012
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Ekonomike
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/ 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë; 

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Ndër pesë rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë, Institucioni ka përmbushur plotësisht dy prej tyre, një kryesisht dhe dy pjesërisht;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Plani mësimor dhe syllabuset nuk janë të fokusuara e orientuara drejtpërdrejt për diplomën që ofrohet në fushën e menaxhimit bankar, por përfshijnë një fushë më të gjerë.
    2. Në disa raste, fusha e ekspertizës dhe kualifikimit të stafit akademik nuk është në përputhje me lëndët që ata mbulojnë.
    3. Materialet e ofruara si literaturë për studentët janë të limituara dhe jo në cilësinë e duhur për një program studimi Master i Shkencave.
    4. Pjesëmarrja dhe aktivizimi i stafit akademik dhe i studentëve në projekte kërkimore shkencore ndërkombëtare është relativisht i ulët.
    5. Numri i laboratorëve dhe kapaciteteve kompjuterike nuk është i mjaftueshëm për numrin e studentëve që ndjekin këtë program studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Menaxhim bankar”, të Universitetit Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2020.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 81, datë 27.10.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Menaxhim bankar”, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:

  1. Institucioni, përpara fillimit të vitit akademik 2019-2020, të rishikojë kurrikulën dhe syllabuset e programit të studimit, me qëllim orientimin e tyre më së shumti drejt çështjeve që lidhen me financën dhe bankën, për të qenë në përputhje me emërtimin dhe qëllimet e formimit të këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të rishikojë shpërndarjen e ngarkesës së stafit akademik duke përputhur fushën e ekspertizës dhe kualifikimit të tij me lëndët që mbulojnë, duke parashikuar dhe mundësinë e rekrutimit të stafit të ri me kualifikim të posaçëm në fushën e ngushtë të programit.
  3. Institucioni, të përmirësojë nga ana sasiore dhe cilësore literaturën e vënë në dispozicion të studentëve, duke e përshtatur atë dhe me nivelin e këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të shtojë numrin e laboratorëve dhe kapaciteteve kompjuterike në dispozicion të studentëve.
  5. Institucioni, të mbështesë më tepër studentët dhe stafin akademik, për përfshirjen e tyre në kërkim dhe aktivitete shkencore, trajnime si dhe vendosjen e një sistemi pikëzimi dhe bonusesh për stafin akademik.
  6. Institucioni, të përditësojë bibliotekën me literaturë cilësore të viteve të fundit, përkthime të bëra nga universitete të tjera të teksteve bazë në këtë fushë, me botime akademike periodike apo periodikë ndërkombëtarë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 82, datë 27.10.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “TEKNOLOGJI INFORMACIONI”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.10.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master  i Shkencave në “Teknologji Informacioni”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 33, datë 31.01.2012
  4. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 37, datë 19.05.2017
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierive
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/ 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me konstatime;
  6. Institucioni ka përmbushur të gjitha konstatimet nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Një pjesë e stafit akademik me kohë të plotë ka ngarkesë të lartë mësimore dhe mbulon një numër relativisht të lartë lëndësh.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni”, të Universitetit Privat “Albanian University”, me rekomandimin sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimit sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandim në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 82, datë 27.10.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni”, të Universitetit Privat “Albanian University”:

Institucioni, brenda vitit akademik 2018-2019, të rekrutojë staf të ri akademik me kohë të plotë, me grada dhe tituj, me qëllim uljen e ngarkesës së lartë mësimore dhe numrit të lëndëve të mbuluara nga stafi akademik aktual i angazhuar në këtë program studimi.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 83, datë 27.10.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI ELEKTRONIKE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.10.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master  i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 411, datë 25.08.2011
  4. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 36, datë 19.05.2017
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierive
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/ 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me konstatime;
  6. Ndër dy konstatimet nga akreditimi i parë, Institucioni ka përmbushur plotësisht një prej tyre dhe një kryesisht;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Stafi akademik me kohë të plotë i angazhuar në këtë program studimi ka ngarkesë të lartë mësimore, duke ndikuar kësisoj në cilësinë e mësimdhënies dhe zhvillimin veprimtarive kërkimore shkencore.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike”, të Universitetit Privat “Albanian University”, me rekomandimin sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimit sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandim në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 83, datë 27.10.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike”, të Universitetit Privat “Albanian University”:

Institucioni, brenda vitit akademik 2018-2019, të rekrutojë staf të ri akademik me kohë të plotë, me grada e tituj, me qëllim uljen e ngarkesës mësimore të stafit akademik aktual të angazhuar në këtë program studimi dhe përfshirjen më të madhe të tyre në kërkim shkencor.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 84, datë 27.10.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË “UNIVERSITETI I TIRANËS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.10.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë “Universiteti i Tiranës”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: “Universiteti i Tiranës”
  2. Organizimi i Institucionit: Publik
  3. Lloji i Institucionit: Universitet
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti i Shkencave të Natyrës
    2. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
    3. Fakulteti i Drejtësisë
    4. Fakulteti i Shkencave Sociale
    5. Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë
    6. Fakulteti i Ekonomisë
    7. Instituti i Studimeve Europiane
    8. Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar
    9. Dega Sarandë
    10. Dega Kukës
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 201, datë 30.05.1957
  6. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 62, datë 21.09.2017

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
  4. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit të parë të këtij Institucioni të Arsimit të Lartë; 

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Institucioni ka përmbushur pjesën më të madhe të rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;
  5. Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  6. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  7. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm “përmbushen plotësisht”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Një sistem jo i plotë i menaxhimit të informacionit në rang Universiteti, përfshirë atë që lidhet me të dhënat e studentëve;
    2. Mungesa e kulturës së debatit në organet kolegjiale, për një proces të koordinuar, të paanshëm dhe konstruktiv të vendimmarrjes në vijim;
    3. Mungesa e një politike institucionale për vlerësimin dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit, si dhe e kritereve të posaçme dhe transparencës në alokimin e fondeve të kërkimit tek departamentet dhe grupet kërkimore shkencore;
    4. Mungesa e një politike formale për identifikimin e plagjiaturës dhe sjelljeve të tjera jokorrekte akademike;
  8. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar  POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë, “Universiteti i Tiranës”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, “Universiteti i Tiranës”, me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 26/10/2022.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandime

Universiteti i Tiranës duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve dhe masave të mëposhtme për përmirësim, të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit e të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit të tyre:

  1. Institucioni, brenda vitit akademik 2018-2019, të plotësojë dhe shtrijë sistemin e menaxhimit të informacionit dhe bazën e të dhënave për studentët, në të gjitha njësitë e Institucionit, duke përfshirë në të monitorimin e përfshirjes së studentëve në tregun e punës, aktiviteteve kërkimore shkencore dhe trajnuese.
  2. Institucioni, brenda dy viteve të ardhshme akademike, të ndërmarrë hapa për të siguruar krijimin e një mjedisi të koordinuar, bashkëpunues dhe konstruktiv që mundëson debatin dhe diskutimin në të gjitha organet kolegjiale të Institucionit, vendimmarrjen në mënyrë profesionale dhe kolegjiale për të siguruar një qeverisje dhe menaxhim efektiv e efikas.
  3. Institucioni, brenda dy viteve të ardhshme akademike, të hartojë dhe vërë në zbatim një politikë formale për plagjiaturën dhe sjellje të tjera akademike, si çështje prioritare.
  4. Institucioni, brenda dy viteve të ardhshme akademike, të hartojë dhe zbatojë një politikë për vlerësimin e cilësisë së mësimdhënies e kërkimit, si dhe kritereve formale zyrtare për alokimin dhe shpërndarjen e fondeve për kërkimin shkencor në nivel fakulteti dhe departamenti, si dhe një mekanizëm që inkurajon departamentet për të gjeneruar fonde kërkimore përmes projekteve dhe aktiviteteve të tjera.

Në përmbushje të sa më lart, Universiteti i Tiranës duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e rekomandimeve të mësipërme dhe ta dorëzojë atë brenda 6 muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.