Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 7 Dhjetor 2018

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 85, datë 07.12.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “PSIKOLOGJI KLINIKE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 07.12.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master  i Shkencave në “Psikologji klinike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Psikologji klinike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 597, datë 28.05.2009
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 327, datë 07.08.2012
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Psikologjisë së Përgjithshme
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur të gjitha rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1.  Praktikat profesionale të studentëve nuk janë të rregulluara me kontrata dhe marrëveshje specifike me institucione të fushës së psikologjisë klinike;
    2.  Stafi akademik efektiv i angazhuar në këtë program studimi nuk mbulon plotësisht ngarkesën e kërkuar sipas standardeve dhe fusha e tyre e ekspertizës jo gjithmonë përputhet me profilin specifik të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Psikologji klinike”, të Universitetit Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 85, datë 07.12.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Psikologji klinike”, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rregullojë me marrëveshje të posaçme dhe të detajuara zhvillimin e praktikave të studentëve pranë institucioneve të specializuara në fushën e psikologjisë klinike dhe të garantojë zbatimin e tyre duke filluar që nga viti akademik 2018-2019.
  2. Institucioni, të rrisë mbështetjen e tij për zhvillimin e kualifikimin akademik të stafit akademik efektiv të angazhuar në këtë program studimi dhe rritjen e numrit të tij me specialistë të kësaj fushe specifike.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 86, datë 07.12.2018

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “SISTEME TË INFORMACIONIT”, TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 07.12.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Sisteme të Informacionit”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Sisteme të Informacionit”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 268, datë 28.06.2013
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i New York-ut në Tiranë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Kompjuterike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i New York-ut në Tiranë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Brezi i fundit i studentëve të pranuar në këtë program studimi ka qenë në vitin akademik 2013-2014 dhe nuk ka patur më studentë të regjistruar në këtë program studimi për 4 vitet e fundit akademike;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, për vitin akademik 2013-2014, i vetmi vit që ky program studimi ka qenë aktiv, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Në planin mësimor të programit të studimit mungon ndarja e orëve mësimore sipas formave të mësimdhënies;
    2. Në planin mësimor dhe aktivitetet e parashikuara për këtë program mungon përfshirja e praktikës profesionale/internshipit si element i detyrueshëm kurrikular;
    3. Në planin mësimor të programit të studimit ka numër të ulët të orëve në auditor; 
    4. Staf i kufizuar në ofrimin e programit, për shkak të pamundësisë së përfshirjes në këtë program të disa pedagogëve të huaj të kualifikuar dhe me eksperiencë, pasi ofrohet vetëm në gjuhën shqipe.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Sisteme të Informacionit”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit, vetëm për studentët e regjistruar në vitin akademik aktiv 2013-2014, deri në diplomimin e tyre.
  3. Në rast të riaktivizimit/riorganizimit të programit të studimit, Institucioni të adresojë mangësitë dhe përmbushë rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe, në rast riaktivizimi/riorganizimi të programit të studimit, plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 86, datë 07.12.2018, “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Sisteme të Informacionit”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë organizimin e planit mësimor duke pasqyruar në të ndarjen e orëve mësimore sipas formave të mësimdhënies, në përputhje me parashikimet e kuadrit ligjor dhe standardet në fuqi.
  2. Në kuadër të rishikimit të planit mësimor, të parashikohet përfshirja e praktikës profesionale/internshipit si element i detyrueshëm kurrikular dhe të zbatohet që në vitin e parë akademik të programit të riorganizuar.
  3. Institucioni, të zbatojë ndarjen në kredite ECTS dhe përcaktimin e orëve brenda dhe jashtë auditorit, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi dhe standardet e cilësisë.
  4. Institucioni, të garantojë staf të mjaftueshëm dhe cilësor për mbulimin e programit të studimit në gjuhën shqipe.
  5. Në kuadër të riorganizimit të programit, Institucioni, të kryejë një studim të posaçëm të tregut për punësimin eventual të të diplomuarve.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 87, datë 07.12.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “SHKENCA KOMPJUTERIKE”, TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 07.12.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master  i Shkencave në “Shkenca Kompjuterike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Shkenca Kompjuterike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 939, datë 03.09.2009
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 170, datë 20.04.2012
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti i New York-ut në Tiranë, në bashkëpunim me Universitetin e Greenwich-it, Britani e Madhe
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Kompjuterike
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/ 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: Diplomë e dyfishtë nga Universiteti i New York-ut në Tiranë dhe Universiteti i Greenwich-it, Britani e Madhe*
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Ndër tre rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë, Institucioni ka përmbushur dy prej tyre dhe një është përmbushur kryesisht;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Numër i vogël dhe paqëndrueshmëri e stafit akademik efektiv të angazhuar në këtë program studimi;
    2. Mungesa e instrumenteve për vlerësimin afatgjatë të efektivitetit të programit të studimit në treg.
    3. Marrëveshja aktuale me Universitetin e Greenwich-it, Britani e Madhe, për diplomën e dyfishtë, përfundon më datë 01/11/2019.

*Diploma e dyfishtë lëshohet për studentët që zgjedhin këtë diplomë dhe përmbushin kriteret financiare dhe cilësore të përcaktuara nga Universiteti i Greenwich-it, Britani e Madhe.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Shkenca Kompjuterike”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 87, datë 07.12.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Shkenca Kompjuterike”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të shtojë numrin e stafit akademik efektiv me grada dhe tituj të angazhuar në këtë program studimi për të garantuar qëndrueshmërinë e tij në funksion të cilësisë së mësimdhënies.
  2. Institucioni, të parashikojë e zbatojë instrumente për vlerësimin afatgjatë të efektivitetit dhe të punësimit të të diplomuarve në tregun e punës.
  3. Institucioni, të rinovojë marrëveshjen me Universitetin e Greenwich-it, Britani e Madhe, si parakusht për ruajtjen e statusit të Diplomës së Dyfishtë me këtë universitet, për vitin akademik 2019-2020 e në vijim.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 88, datë 07.12.2018

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 07.12.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Administrim biznesi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Administrim biznesi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 268, datë 28.06.2013
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Neë York-ut në Tiranë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Administrim Biznesit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i New York-ut në Tiranë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Brezi i fundit i studentëve të pranuar në këtë program studimi ka qenë në vitin akademik 2014-2015 dhe nuk ka patur më studentë të regjistruar në këtë program studimi për 3 vitet e fundit akademike;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, për vitet akademike 2013-2014 dhe 2014-2015, të vetmet vite që ky program studimi ka qenë aktiv, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e një studimi të përditësuar tregu, analize ekonomike sektoriale e vendit dhe një analize krahasuese me vendet e rajonit për të kuptuar prirjet në sistemin arsimor dhe zhvillimet përkatëse;
    2. Stafi akademik i angazhuar në këtë program studimi ka ngarkesë të lartë mësimore në orë dhe numër lëndësh dhe niveli i përfshirjes së tyre në kërkim shkencor është i ulët;
    3. Lista e bizneseve kombëtare me të cilët institucioni bashkëpunon nuk është e përditësuar, ndërsa numri i bizneseve prodhuese dhe të shërbimit është i kufizuar;
    4. Literatura në gjuhën shqipe është e kufizuar dhe e pamjaftueshme për formimin cilësor të studentëve të këtij programi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Administrim biznesi”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit, vetëm për studentët e regjistruar në vitet akademike aktive 2013-2014 dhe 2014-2015, deri në diplomimin e tyre.
  3. Në rast të riaktivizimit/riorganizimit të programit të studimit, Institucioni të adresojë mangësitë dhe përmbushë rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe, në rast riaktivizimi/riorganizimi të programit të studimit, plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 88, datë 07.12.2018, “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Administrim biznesi”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të realizojë një studim tregu i cili të adresojë nevojat e tregut shqiptar dhe zhvillimet ndërkombëtare mbi aftësitë dhe njohuritë si dhe sektorët prioritarë të ekonomisë shqiptare me ndikim të ndjeshëm në PBB, me qëllim që institucioni të ofrojë programe të mirëkonceptuara që do t’i shërbejnë sigurimit të njohurive korente dhe të qëndrueshme në të ardhmen.
  2. Institucioni, të rekrutojë staf të ri akademik me grada dhe tituj, me qëllim uljen e ngarkesës së lartë mësimore të stafit akademik aktual të angazhuar në këtë program studimi, duke shtuar kështu edhe mundësinë e një përfshirje më të madhe të tyre në punë kërkimore shkencore.
  3. Institucioni, të përdorë si mekanizma matës dhe vlerësues për kërkimin shkencor edhe nivelin e kërkimeve të vlerësuara nga pikëpamja ndërkombëtare apo analiza/studime që institucioni ofron në mbështetjen/zhvillimin e ekonomisë shqiptare, që do të rriste edhe cilësinë e bashkëpunimeve brenda vendit dhe do të shërbente si element i fuqishëm marketingu.
  4. Institucioni, të përditësojë dhe zgjerojë më tej listën e bizneseve me të cilat ka marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të realizimit të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të zgjerojë më tej literaturën në gjuhën shqipe në funksion të këtij programi studimi.
  6. Institucioni, në të ardhmen, të ketë në vëmendje ngritjen/hartimin e një platforme të re, të gjerë dhe ndërvepruese të sigurimit dhe ruajtjes së cilësisë, e cila të shoqërohet me tregues konkretë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 89, datë 07.12.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”, TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 07.12.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master  i Shkencave në “Marrëdhënie Ndërkombëtare”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Marrëdhënie Ndërkombëtare”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 939, datë 03.09.2009
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 170, datë 20.04.2012
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti i New York-ut në Tiranë
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Shoqërore
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i New York-ut në Tiranë
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur të gjitha rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Ka një numër të kufizuar modulesh në grupin A, sidomos gjatë vitit të parë të studimit, si dhe një shpërndarje jo plotësisht të përshtatshme të tematikave të moduleve ndërmjet tipologjive të ndryshme duke i dhënë prioritetin e nevojshëm moduleve të tipit formues dhe karakterizues.
    2. Stafi akademik i angazhuar në këtë program studimi ka ngarkesë të lartë mësimore, e cila ndikon gjithashtu edhe në përfshirjen e kufizuar të tyre në aktivitete kërkimore-shkencore.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Marrëdhënie Ndërkombëtare”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr.89, datë 07.12.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Marrëdhënie Ndërkombëtare”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të shohë mundësinë e shtimit të numrit të moduleve të grupit A dhe lëndëve themelore, sidomos në vitin e parë të studimit, për të krijuar një bazë më të shëndoshë teorike dhe rishpërndarjes së moduleve të ofruara në vitin e parë dhe të dytë të programit.
  2. Institucioni, të rekrutojë staf të ri akademik me grada e tituj, me qëllim uljen e ngarkesës mësimore të stafit akademik aktual të angazhuar në këtë program studimi për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies dhe krijimin e mundësive për të zhvilluar aktivitete kërkimore-shkencore në fushat përkatëse.
  3. Institucioni, të forcojë rolin kontrollues të NJSBC në procesin e rishikimit e përmirësimit të përmbajtjes së programit të studimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 90, datë 07.12.2018

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “E DREJTË NDËRKOMBËTARE DHE TREGTARE”, TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 07.12.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master  i Shkencave në “E drejtë ndërkombëtare dhe tregtare”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “E drejtë ndërkombëtare dhe tregtare”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 939, datë 03.09.2009
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 170, datë 20.04.2012
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti i New York-ut në Tiranë
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Drejtësisë dhe Shkencave Humane
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/ 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i New York-ut në Tiranë
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur të gjitha rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Programi i studimit ka një shtrirje të papërshtatshme nga ana metodologjike e studimit të dy degëve të gjera të së drejtës, asaj të së drejtës ndërkombëtare dhe të së drejtës tregtare;
    2. Programi mbështetet në pak orë në auditor duke ndikuar në gjerësinë dhe thellësinë e shqyrtimit të çështjeve në masën e përshtatshme për një nivel të avancuar studimi siç është ai i nivelit Master. Gjithashtu, programi mbështetet vetëm në elementin leksion pa spikatje të elementëve të tjerë praktikë;
    3. Syllabuset e disa lëndëve nuk reflektojnë koherencë të brendshme si dhe nuk lidhen me objektivat e programit te studimit;
    4. Disa prej titullarëve të lëndëve ose pjesë të ekipit të lëndëve nuk kanë gradën shkencore “Doktor”;
    5. Një pjesë e titujve të detyrueshëm për lëndët nuk gjenden në bibliotekë; titujt ekzistues në bibliotekë dhe që i shërbejnë programit master nuk janë gjithmonë të përditësuar si dhe lista e titujve në gjuhën shqipe përgjithësisht është e varfër.
    6. Nuk ka evidencë për një plan pune të Komisionit për Sigurimin e Cilësisë si njësi të përhershme e ngarkuar me sigurimin e brendshëm të cilësisë, një raport vetëvlerësimi të këtij Komisioni si dhe hapat që pasojnë kontrollet e realizuara prej tij.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “E drejtë ndërkombëtare dhe tregtare”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2020.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr.90, datë 07.12.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “E drejtë ndërkombëtare dhe tregtare”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë, janë si vijon:

  1. Institucioni, përpara fillimit të vitit akademik 2019-2020, të rishikojë emërtimin e programit master duke e ndryshuar atë në “E drejtë ndërkombëtare tregtare” si dhe programi/lëndët të reflektojnë emërtimin e ri me fokus më të specializuar në të drejtën ndërkombëtare tregtare.
  2. Institucioni, të marrë masa për plotësimin e kërkesave ligjore dhe të plotësojë kriteret për shkallën e kualifikimit të stafit akademik minimalisht me gradën shkencore “Doktor”.
  3. Institucioni, të zbatojë ndarjen në kredite ECTS dhe përcaktimin e orëve brenda dhe jashtë auditorit, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi dhe standardet e cilësisë.
  1. Institucioni, të marrë masa për përditësimin e titujve në bibliotekë si dhe të sigurojë që të gjithë titujt për lëndët e detyrueshme të jetë të aksesueshme për studentët në bibliotekë. Gjithashtu, biblioteka të pasurohet me tituj në shqip për ato lëndë që i përkasin këtij programi.
  2. Komisioni për Sigurimin e Cilësisë, të hartojë një plan veprimi si dhe të pasqyrojë nëpërmjet raporteve, të gjitha aktivitetet që ndërmerr lidhur me sigurimin e cilësisë. Gjithashtu, Komisioni të sigurojë ndjekjen e rekomandimeve dhe raportimin mbi masat që merren për adresimin dhe zbatimin e tyre, si dhe efektshmërinë e tyre në përmirësimin e cilësisë.
  3. Institucioni, të rishikojë thellësisht syllabuset, në mënyrë që të ofrojnë koherencë të brendshme në trajtimin e temave si dhe të reflektojnë më mirë objektivat/qëllimet e programit të studimit.
  4. Rekomandohet që Institucioni të angazhohet në një studim të vazhdueshëm të tregut të punës, të vazhdojë të organizojë takime me grupe të interesuar studentësh të ardhshëm dhe të angazhojë studentët alumni me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të programit duke reflektuar kërkesat e tregut të punës.