REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 64, datë 09.05.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “INFORMATIKË”, ME PROFILE “SISTEMET E INFORMACIONIT NË BIZNES” DHE “INXHINIERI SOFTWARE”, TË UNIVERSITETIT “MESDHETAR I SHQIPËRISË”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 09.05.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Informatikë”, me profile “Sistemet e Informacionit në Biznes” dhe “Inxhinieri Software”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Informatikë”, me profile “Sistemet e Informacionit në Biznes” dhe “Inxhinieri Software”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 584, datë 04.10.2022
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Informatikës së Biznesit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mungesa e orëve laboratorike të matshme në kredite/orë në auditor në planin mësimor dhe në syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi.
- Ndryshimet në disa nga njësitë administrative të institucionit në funksion të këtij programi studimi, nuk janë të pasqyruara dhe unifikuara në rregulloret institucionale.
- Literatura e përdorur në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, është e papërditësuar më botime të viteve të fundit.
- Mungesa e punimeve shkencore të përbashkëta midis perosnelit akademik dhe studenteve të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Informatikë”, me profile “Sistemet e Informacionit në Biznes” dhe “Inxhinieri Software”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 08.05.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 64, datë 09.05.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Informatikë”, me profile “Sistemet e Informacionit në Biznes” dhe “Inxhinieri Software”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, janë si vijon:
- Institucioni, të përcaktojë ngarkesën e veprimtarive laboratorë/projekte/praktikë, në planin mësimor të këtij programi studimi dhe të reflektohet në syllabuset e lëndëve.
- Institucioni, të marrë masa për pasqyrimin e ndryshimeve në disa nga njësitë administrative në funksion të këtij programi studimi, në rregulloret institucionale.
- Institucioni, të përditësojë literaturën e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
- Institucioni, të rrisë mbështetjen dhe të nxisë më tej personelin akademik dhe studentët e këtij programi studimi në kuadër të punimeve shkencore të përbashkëta.
- Institucioni, në kuadër të këtij programi studimi, të përcaktojë rregullat e komunikimit të notës, të ankimimit për shkelje të rregullave të provimit dhe procedurën e ankimimit për rezultatin perfundimtar.
- Institucioni, të marrë masa që roli dhe detyrat e personelit ndihmës akademik (laborant) të këtij programi studimi, të bazohen në statutin e institucionit.
- Institucioni, për zhvillimin e orëve të seminareve dhe laboratorëve të këtij programi studimi, të marrë masa që studentët të ndahen në grupe më të vogla, duke respektuar kapacitetin e laboratoreve.
- Institucioni, të marrë masa që faqja e tij zyrtare e internetit të pasurohet me informacione të përditësuara në të dy gjuhë dhe lehtësisht të aksesueshme si: rregulloret institucionale, udhëzuesit, bibliotekën, kriteret e pranimeve/ kuotave/ transferimeve etj.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 65, datë 09.05.2025
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “SISTEMET E INFORMACIONIT NË BIZNES”, TË UNIVERSITETIT “MESDHETAR I SHQIPËRISË”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 09.05.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Sistemet e Informacionit në Biznes”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Sistemet e Informacionit në Biznes”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 408, datë 27.07.2016
- Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 46, datë 13.07.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Informatikës së Biznesit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni nuk ka përmbushur plotësisht rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mungesa e evidentimit të ndikimit të projekteve specifike në përmirësimin e cilësisë së këtij programi studimi.
- Mungesa e një analize të thelluar dhe të dokumentuar vjetore nga njësia bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, duke përfshirë realizimet, pritshmëritë dhe përfitimet nga marrëveshjet e bashkëpunimit, të lidhura në funksion të këtij programi studimi.
- Literatura e përdorur në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, është e papërditësuar më botime të viteve të fundit.
- Paqëndrueshmëria e personelit akademik me kohë të plotë të angazhuar në këtë program studimi, nga një vit akademik në tjetrin.
- Mungesa e përmirësimit të vazhdueshem të kurrikulës së këtij programi studimi, në kuadër të: shtimit të trajnimeve, çertifikimeve dhe komponentëve praktikë në lëndët e programit të studimit.
- Mospërmbushja plotësisht e rekomandimeve të lëna nga Bordi i Akreditimit, në akreditimin e parë të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Sistemet e Informacionit në Biznes”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 08.05.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 65, datë 09.05.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master Profesional në “Sistemet e Informacionit në Biznes”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, janë si vijon:
- Institucioni, të hartojë një raport që evidenton ndikimin e projekteve specifike në përmirësimin e cilësisë së këtij programi studimi, duke përfshirë analizën e rezultateve dhe përfitimeve të arritura.
- Institucioni, të hartojë një analizë të thelluar dhe të dokumentuar vjetore, e cila të përfshijë realizimet, pritshmëritë, dhe përfitimet nga marrëveshjet e bashkëpunimit, për të siguruar monitorim të vazhdueshëm dhe përmirësim të cilësisë së programit të studimit.
- Institucioni, të përditësojë literaturën e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e qëndrueshmërisë së personelit akademik me kohë të plotë të angazhuar në këtë program studimi, nga një vit akademik në tjetrin.
- Institucioni, të rishikojë e përmirësojë vazhdimisht kurrikulën e këtij programi studimi, për të siguruar përputhshmëri me zhvillimet më të fundit të fushës dhe me kërkesat aktuale të tregut të punës.
- Institucioni, të marrë masa për plotësimin e rekomandimeve të lëna nga Bordi i Akreditimit, në secilin nga proceset e akreditimit të këtij programi studimi.
- Institucioni, të bëjë të mundur që në sistemin e tij të menaxhimit të informacionit, të integrohen platforma të standartizuara që mundësojnë format e komunikimit interaktiv ndërmjet personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për finalizimin e procedurave për miratimin e planit të kodifikimit të këtij programi studimi, për të siguruar përputhje me standardet kombëtare.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 66, datë 09.05.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERINË FIZIKE”, TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 09.05.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinierinë Fizike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinierinë Fizike”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 5354 Prot, datë 22.08.2005
- Institucioni që e ofron: Universiteti Politeknik i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë Fizike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Politeknik i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush plotësisht standardet”.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinierinë Fizike”, të Universitetit Politeknik të Tiranës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 08.05.2031.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 66, datë 09.05.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Inxhinierinë Fizike”, të Universitetit Politeknik të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e politikave promovuese në kuadër të informimit të maturantëve duke i bashkëlidhur ofertës akademike edhe mbështetjen financiare që ofrohet për këtë program studimi, me qëllim rritjen e numrit të studentëve të regjistruar.
- Institucioni, të shohë mundësinë e përfshirjes në kurrikulën e këtij programi studimi të lëndëve/moduleve në gjuhën angleze për regjistrimin e studentëve të huaj duke garantuar jo vetëm ecurinë afatgjatë të programit por edhe nivel më të lartë ndërkombëtarizimi.
- Institucioni, të rrisë përfshirjen e bashkëpunëtoreve të jashtëm të industrisë në fushën e këtij programi studimi, për të krijuar mundësi integrimi të studentëve në tregun e punës dhe njëkohësisht mundësi financimi të programit.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Politeknik i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 67, datë 09.05.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERINË MATEMATIKE”, TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 09.05.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinierinë Matematike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinierinë Matematike”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 9275 Prot, datë 27.12.2006
- Institucioni që e ofron: Universiteti Politeknik i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë Matematike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Politeknik i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mungesa e qendrueshmërisë në regjistrimin dhe përfundimin e studimeve nga ana e studentëve të këtij programi studimi.
- Literatura e përdorur në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, është e papërditësuar më botime të viteve të fundit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinierinë Matematike”, të Universitetit Politeknik të Tiranës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 08.05.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 67, datë 09.05.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Inxhinierinë Matematike”, të Universitetit Politeknik të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e qëndrueshmërisë dhe për parandalimin e rënies së numrit të studentëve që përfundojnë këtë program studimi.
- Institucioni, të përditësojë literaturën e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
- Institucioni, të marrë masa që ngarkesa javore e studentëve të këtij programi studimi, të jetë në përputhje me aktet nënligjore në fuqi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Politeknik i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 68, datë 09.05.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI GJEOLOGJIKE”, TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 09.05.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Gjeologjike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Gjeologjike”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 1583/1 Prot, datë 12.05.2006
- Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 6883/2 Prot, datë 21.09.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti Politeknik i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave të Tokës
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Politeknik i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mungesa e një studimi të mirëfilltë të tregut të punës në kuadër të këtij programi studimi si edhe e raporteve të përmbledhura në formën e analizave që të justifikojnë nevojën e një diplome të tillë në tregun e punës.
- Platforma Bit-Albania nuk përmban funksione interaktive, gjë e cila vështirëson ndjekjen e progresit të studentëve të këtij programi studimi dhe përditësimin në kohë reale të mungesave dhe vlerësimeve progresive të tyre.
- Literatura e përdorur në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, është e papërditësuar më botime të viteve të fundit.
- Mungesa e dokumentimit të arritjeve dhe dobësive si dhe e planit për përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë së këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Gjeologjike”, të Universitetit Politeknik të Tiranës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 08.05.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 68, datë 09.05.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri Gjeologjike”, të Universitetit Politeknik të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për kryerjen e një studimi të mirëfilltë të tregu të punës në kuadër të këtij programi studimi, duke përfshirë të dhëna cilësore dhe sasiore.
- Institucioni, të marrë masa që platforma Bit-Albania të përfshijë funksione interaktive për regjistrimin e mungesave dhe vlerësimet e përditësuara, duke përmirësuar ndjekjen e progresit të studentëve dhe komunikimin ndërmjet tyre dhe stafit akademik.
- Institucioni, të përditësojë literaturën e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
- Institucioni, të marrë masa për dokumentimin e arritjeve dhe dobësive, planifikimin e masave për përmirësim, dhe raportimin e plotë për statistikat e nevojshme që lidhen me cilësinë e këtij programi studimi, duke përfshirë edhe të dhënat e mbledhura nga aktorët e tregut të punës.
- Institucioni, të marre masa për shtimin e fondit të literaturës në bibliotekë, funksion të këtij programi studimi me botime në gjuhën shqipe dhe angleze, si edhe të mundësojë poste kompjuterike, me qëllim shtimin e mundësive të aksesimit nga studentët e këtij programi studimi, të një literaturë të avancuar.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Politeknik i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 69, datë 09.05.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI GJEOINFORMATIKE”, TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 09.05.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Gjeoinformatike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Gjeoinformatike”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 1583/1 Prot., datë 12.05.2006
- Institucioni që e ofron: Universiteti Politeknik i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Gjeologjisë së Zbatuar dhe Gjeoinformatikës
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Politeknik i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mungesa e një studimi të mirëfilltë të tregut të punës në kuadër të këtij programi studimi si edhe e raporteve të përmbledhura në formën e analizave që të justifikojnë nevojën e një diplome të tillë në tregun e punës.
- Platforma Bit-Albania nuk përmban funksione interaktive, gjë e cila vështirëson ndjekjen e progresit të studentëve të këtij programi studimi dhe përditësimin në kohë reale të mungesave dhe vlerësimeve progresive të tyre.
- Literatura e përdorur në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, është e papërditësuar më botime të viteve të fundit.
- Aksesimi i studentëve të këtij programi studimi në burime elektronike të literaturës, është i kufizuar.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Gjeoinformatike”, të Universitetit Politeknik të Tiranës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 08.05.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 69, datë 09.05.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri Gjeoinformatike”, të Universitetit Politeknik të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për kryerjen e një studimi të mirëfilltë të tregu të punës në kuadër të këtij programi studimi, duke përfshirë të dhëna cilësore dhe sasiore.
- Institucioni, të marrë masa që platforma Bit-Albania të përfshijë funksione interaktive për regjistrimin e mungesave dhe vlerësimet e përditësuara, duke përmirësuar ndjekjen e progresit të studentëve dhe komunikimin ndërmjet tyre dhe stafit akademik.
- Institucioni, të përditësojë literaturën e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
- Institucioni, të marre masa për shtimin e fondit të literaturës në bibliotekë, në funksion të këtij programi studimi me botime në gjuhën shqipe dhe angleze, si edhe të mundësojë poste kompjuterike, me qëllim shtimin e mundësive të aksesimit nga studentët e këtij programi studimi, të një literature të avancuar.
- Institucioni, të marrë masa për rifreskimin e strategjive në funksion të këtij programi studimi, të cilat janë në limitet e tyre kohore.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e ekspozimit të studentëve të këtij programi studimi në eksperienca të ndryshme, duke përfshirë organizimin e orëve të hapura dhe seminareve për zhvillimet e reja në fushën e programit të studimit.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Politeknik i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 70, datë 09.05.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI GJEOMJEDISI”, TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 09.05.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Gjeomjedisi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Gjeomjedisi”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 243, datë 14.06.2012
- Institucioni që e ofron: Universiteti Politeknik i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave të Tokës
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Politeknik i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mbingarkesa e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, si rezultat i daljes në pension ose largimit nga puna, e disa prej anëtarëve të personelit akademik me kohë të plotë dhe mos zëvendësimi i tyre me të rinj.
- Aparaturat dhe mjetet e nevojshme të përshtatshme për plotësimin e kërkesave të moduleve, aftësimit teorik e praktik dhe të objektivave formues të këtij programi studimit në tërësi, nuk janë plotësisht funksionale.
- Mungesa e përcaktimit të pikëve për kriteret e punësimit të personelin akademik me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme, i angazhuar në këtë program studimi.
- Mungesa e gjurmimit efektiv të studentëve të diplomuar në këtë program studimi dhe të komenteve të tyre lidhur me programin e studimit dhe lidhjen e tij me tregun e punës.
- Numër i ulet i marrëveshjeve të vlefshme Erasmus+, si edhe pjesëmarrje e ulët e studentëve të këtij programi studimi, në programet e mobilitetit.
- Mungesa e anketimit të personelit akademik të këtij programi studimi, në kuadër të proceseve të sigurimit të brendshëm të cilësisë, si edhe pjesëmarrje e ulët e studentëve të këtij programi studimi, në anketimet e realizuara nga njësia kryesore përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, në kuadër të sigurimit të brendshëm të cilësisë.
- Mungesa e raporteve analitike lidhur me praktikat profesionale të studentëve të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Gjeomjedisi”, të Universitetit Politeknik të Tiranës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 08.05.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 70, datë 09.05.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri Gjeomjedisi”, të Universitetit Politeknik të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni, të marë masa për plotësimin e vendeve vakante të personelit akademik me kohë të plotë dhe më kohë të pjeshme, me qëllim shmangien e mbingarkesës së peronelit akademik, të angazhuar në këtë program studimi.
- Institucioni, të marrë masa që aparaturat dhe mjetet e nevojshme të përshtatshme për plotësimin e kërkesave të moduleve, aftësimit teorik e praktik dhe të objektivave formues të këtij programi studimit në tërësi, të jenë plotësisht funksionale dhe në dispozicion të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të rishikojë procedurën e punësimit të personelit akademik me kohë të plotë e me kohë të pjeshme në këtë program studimi, me qëllim përcaktimin e pikëve përkatëse për secilin nga kriteret e punësimit.
- Institucioni, të marrë masa për realizimin e gjurmimit efektiv të studentëve të diplomuar në këtë program studimi dhe të komenteve të tyre lidhur me programin e studimit dhe lidhjen e tij me tregun e punës.
- Institucioni, të marrë masa për rinovimin e marrëveshjeve Erasmus+, si edhe për rritjen e pjesëmarrjes së studentëve të këtij programi studimi, në programet e mobilitetit.
- Institucioni, në kuadër të proceseve të sigurimit të brendshëm të cilësisë të këtij programi studimi, të marrë masa për e anketimin të personelit akademik të këtij programi studimi, si edhe për rritjen e pjesëmarrje studentëve të këtij programi studimi, në anketimet e zhvilluara.
- Institucioni, të hartojë raporte analitike lidhur me praktikat profesionale të studentëve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të përgatisë një plan financiar për këtë program studimi, në të cilin të përfshihen financimi i burimeve njerëzore, shpenzimet operative për mirëmbajtjen e mjediseve dhe teknologjive mbështetëse të procesit mësimor, shpenzimet për biblioteken dhe pasurimin e literaturës e aksesin në bibliotekat online, detyrimet financiare, grantet vendase apo te huaja të perfituara dhe kontratat e sherbimeve të lidhura ne funksion të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Politeknik i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 71, datë 09.05.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI E BURIMEVE MINERARE”, TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 09.05.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri e Burimeve Minerare”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri e Burimeve Minerare”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 6883/1 Prot., datë 31.08.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti Politeknik i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë së Burimeve Minerare
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Politeknik i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Ngarkesa në numër lëndësh / modulesh e disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, është e lartë dhe jo në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Literatura e përdorur në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, është e limituar dhe e papërditësuar më botime të viteve të fundit.
- Mungesa e gjurmimit efektiv të studentëve të diplomuar në këtë program studimi dhe të komenteve të tyre lidhur me programin e studimit dhe lidhjen e tij me tregun e punës.
- Buxhet i limituar në kuadër të realizimit të praktikave eksperimentale dhe krijimit të bashkëpunimeve të qëndrueshme me aktorë e tregut të punës, me qëllim zhvillimin e kërkimeve të aplikuara në fushën e këtij programi studimi.
- Mungesa e përcaktimit të pikëve për kriteret e punësimit të personelin akademik me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme, i angazhuar në këtë program studimi.
- Anketimi i studentëve të këtij programi studimi në kuadër të proceseve të sigurimit të brendshëm të cilësisë, nuk realizohet me korrektësi dhe në përputhje me planin e përcaktuar.
- Leksionet e hapura dhe seminaret në funksion të këtij programi studimi, janë shumë të rralla dhe nuk zhvillohen sipas një plani të strukturuar.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri e Burimeve Minerare”, të Universitetit Politeknik të Tiranës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 08.05.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 71, datë 09.05.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri e Burimeve Minerare”, të Universitetit Politeknik të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për uljen e ngarkesës në numër lëndësh / modulesh, të anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të pasurojë e përditësojë literaturën e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
- Institucioni, të marrë masa për realizimin e gjurmimit efektiv të studentëve të diplomuar në këtë program studimi dhe të komenteve të tyre lidhur me programin e studimit dhe lidhjen e tij me tregun e punës.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e buxhetit në kuadër të realizimit të praktikave eksperimentale dhe krijimit të bashkëpunimeve të qëndrueshme me aktorë të tregut të punës, me qëllim zhvillimin e kërkimeve të aplikuara në fushën e këtij programi studimi.
- Institucioni, të rishikojë procedurën e punësimit të personelit akademik me kohë të plotë e me kohë të pjeshme në këtë program studimi, me qëllim përcaktimin e pikëve përkatëse për secilin nga kriteret e punësimit.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e pjesëmarjes së studentëve të këtij programi studimi në anketimet e realizuara në kuadër të proceseve të sigurimit të brendshëm të cilësisë, si edhe këto anketime të realizohen rregullisht në bazë të një pyetesori të standardizuar dhe të aprovuar.
- Institucioni, të marrë masa për shtimin e leksioneve të hapura dhe seminareve në funksion të këtij programi studimi, si edhe realizimin e tyre sipas një plani të mirëpërcaktuar.
- Institucioni, të rrisë përpjekjet në kuadër të promovimit të këtij programi studimi, me qëllim rritjen e numrit të studentëve të regjistruar.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Politeknik i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 72, datë 09.05.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI E NAFTËS DHE GAZIT”, TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 09.05.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri e Naftës dhe Gazit”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri e Naftës dhe Gazit”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sporit dhe Rinisë Nr. 6883/1 Prot., datë 31.08.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti Politeknik i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Burimeve të Energjisë
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Politeknik i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Aparaturat dhe mjetet e nevojshme të përshtatshme për plotësimin e kërkesave të moduleve, aftësimit teorik e praktik dhe të objektivave formues të këtij programi studimit në tërësi, nuk janë plotësisht funksionale.
- Numri i orëve të dedikuara në planin mësimor të këtij programi studimi, për praktikën profesionale të studentëve, është i pamjaftushëm.
- Mungesa e gjurmimit efektiv të studentëve të diplomuar në këtë program studimi dhe të komenteve të tyre lidhur me programin e studimit dhe lidhjen e tij me tregun e punës.
- Numër i ulët i marrëveshjeve të vlefshme Erasmus+, si edhe pjesëmarrje e ulët e studentëve të këtij programi studimi, në programet e mobilitetit.
- Mungesa e anketimit të personelit akademik të këtij programi studimi, në kuadër të proceseve të sigurimit të brendshëm të cilësisë, si edhe pjesëmarrje e ulët e studentëve të këtij programi studimi, në anketimet e realizuara nga njësia kryesore përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, në kuadër të sigurimit të brendshëm të cilësisë.
- Mungesa e raporteve analitike lidhur me praktikat profesionale të studentëve të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri e Naftës dhe Gazit”, të Universitetit Politeknik të Tiranës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 08.05.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 72, datë 09.05.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri e Naftës dhe Gazit”, të Universitetit Politeknik të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që aparaturat dhe mjetet e nevojshme të përshtatshme për plotësimin e kërkesave të moduleve, aftësimit teorik e praktik dhe të objektivave formues të këtij programi studimit në tërësi, të jenë plotësisht funksionale dhe në dispozicion të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi, me qëllim rritjen e numrit të orëve të dedikuara për praktikën profesionale të studentëve.
- Institucioni, të marrë masa për realizimin e gjurmimit efektiv të studentëve të diplomuar në këtë program studimi dhe të komenteve të tyre lidhur me programin e studimit dhe lidhjen e tij me tregun e punës.
- Institucioni, të marrë masa për rinovimin e marrëveshjeve Erasmus+, si edhe për rritjen e pjesëmarrjes së studentëve të këtij programi studimi, në programet e mobilitetit.
- Institucioni, në kuadër të proceseve të sigurimit të brendshëm të cilësisë të këtij programi studimi, të marrë masa për anketimin e personelit akademik të këtij programi studimi, si edhe për rritjen e pjesëmarrje studentëve të këtij programi studimi, në anketimet e zhvilluara.
- Institucioni, të hartojë raporte analitike lidhur me praktikat profesionale të studentëve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të shohë mundësinë që në rregulloren e programit të reflektohen "Rezultatet e të Nxënit" të ndara sipas kategorive: dije, aftësi, kompetenca, që fitohen me perfundimin e këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Politeknik i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 73, datë 09.05.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI MEKATRONIKE”, TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 09.05.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Inxhinieri Mekatronike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri Mekatronike”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr.354, datë 17.09.2021
- Institucioni që e ofron: Universiteti Politeknik i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Automatikës
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Politeknik i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Angazhim i pamjaftushëm i grupeve të interesit në vlerësimin dhe mbështetjen e rezultateve të dala nga punimet kërkimore-shkencore dhe përfshirje e ulët e studentëve të këtij programi studimi, në aktivitete kërkimore shkencore.
- Mungesa e sigurimit të financimeve të drejtpërdrejta nga sipërmarrja private, për tematika dhe aspekte specifike të kërkimit shkencor, në funksion të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Mekatronike”, të Universitetit Politeknik të Tiranës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 08.05.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 73, datë 09.05.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Mekatronike”, të Universitetit Politeknik të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni, të përmirësojë mekanizmat për tërheqjen e opinionit, mendimeve, eksperiencës nga studentët e diplomuar në këtë program studimi dhe partnerët e industrisë, me qëllim reflektimin e kërkesave të tregut të punës në përputhje me zhvillimet në fushën e këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për sigurimin e infrastrukturës së nevojshme për aplikimin e njohurive të thelluara në sektorë të ndryshëm të industrisë përpunuese, prodhuese dhe shërbimeve, në fushën e këtij programi studimi.
- Institucioni, të rrisë përpjekjet për sigurimin e mundësive për të zhvilluar dhe analizuar tematika të reja dhe gjithëpërfshirëse, fuqimisht të lidhura me çështje të aplikimit të teknologjive të reja, në fushën e këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Politeknik i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 74, datë 09.05.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË PËRBASHKËT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI MEKANIKE” PROFILI “ENERGJITIKË”, TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS DHE UNIVERSITETIT TUSCIA, VITERBO ITALI
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 09.05.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të përbashkët të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Inxhinieri Mekanike” profili “Energjitikë”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri Mekanike” profili “Energjitikë”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 624, datë 17.10.2022
- Institucioni që e ofron: Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Universiteti Tuscia, Viterbo Itali
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Automatikës
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip dhe Anglisht
- Statusi i diplomës: diplomë e dyfishtë në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Fakultetin respektiv në Universitetin Tuscia, Viterbo Itali
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Angazhim i pamjaftushëm i grupeve të interesit në vlerësimin dhe mbështetjen e rezultateve të dala nga punimet kërkimore-shkencore dhe përfshirje e ulët e studentëve të këtij programi studimi, në aktivitete kërkimore shkencore.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e përbashkët të studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Mekanike” profili “Energjitikë”, të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitetit Tuscia, Viterbo Itali.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 08.05.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 74, datë 09.05.2025, “Për akreditimin e parë të programit të përbashkët të studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Mekanike” profili “Energjitikë”, të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitetit Tuscia, Viterbo Itali, janë si vijon:
- Institucioni, të përmirësojë mekanizmat për tërheqjen e opinionit, mendimeve, eksperiencës nga studentët e diplomuar në këtë program studimi dhe partnerët e industrisë, me qëllim reflektimin e kërkesave të tregut të punës në përputhje me zhvillimet në fushën e këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për sigurimin e infrastrukturës së nevojshme për aplikimin e njohurive të thelluara në sektorë të ndryshëm të industrisë përpunuese, prodhuese dhe shërbimeve, në fushën e këtij programi studimi.
- Institucioni, të rrisë përpjekjet për sigurimin e mundësive për të zhvilluar dhe analizuar tematika të reja dhe gjithëpërfshirëse, fuqimisht të lidhura me çështje të aplikimit të teknologjive të reja, në fushën e këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Politeknik i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 75, datë 10.05.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “FIZIOTERAPI”, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.05.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Fizioterapi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Fizioterapi”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1170, datë 25.11.2009
- Institucioni që e ofron: Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji dhe në Obstetrikë Gjinekologji; Departamenti i Lëndëve Klinike dhe Infermieristikës së Përgjithshme dhe Infermieristikës në Sëmundje të Brendshme dhe në Pediatri; Departamenti i Lëndëve Paraklinike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi nuk mbulohet të paktën në masën 70 % nga personeli akademik me kohë të plotë.
- Numri i ulët i marrëveshjeve të bashkëpunimit me qendra rehabilitimi duke patur në fokus studentët e këtij programi studimi.
- Mungesa e një baze të mirëfilltë të dhënash për Alumni dhe përfshirja e tyre në përmirësimin e programit të studimit, si edhe mungesa e mobilitetit të studentëve të këtij programi studimi.
- Mungesa e hartimit raporteve periodike analitike mbi rezultatet e marrëveshjeve të bashkëpunimit, të lidhura në kuadër të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Fizioterapi”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.05.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 75, datë 10.05.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Fizioterapi”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi të mbulohet të paktën në masën 70 % nga personeli akademik me kohët të plotë.
- Institucioni, të rrisë numrin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me qendra rehabilitimi duke patur në fokus studentët e këtij programi studimi.
- Institucioni, të krijojë një bazë të mirëfilltë të dhënash për Alumni-in dhe përfshirjen e tyre në përmirësimin e programit të studimit, si edhe të nxisë më tej studentët e këtij programi studimi për të marrë pjesë në programet e mobilitetit.
- Institucioni, të hartojë raporte periodike analitike mbi rezultatet e marrëveshjeve të bashkëpunimit, të lidhura në kuadër të këtij programi studimi.
- Institucioni, të përditësojë literaturën e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
- Institucioni, të përfshijë detyrat e koordinatorit të programit të studimit në rregulloren e njësisë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për korrigjim e mospërputhjes në lidhje me afatet e publikimit të rezultateve të provimeve të këtij programi studimi, midis rregullores së institucionit dhe rregullores së njësisë kryesore përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 76, datë 10.05.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “FIZIOTERAPI”, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.05.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Fizioterapi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Fizioterapi”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1184, datë 03.12.2009
- Institucioni që e ofron: Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji dhe në Obstetrikë Gjinekologji; Departamenti i Lëndëve Klinike dhe Infermieristikës së Përgjithshme dhe Infermieristikës në Sëmundje të Brendshme dhe në Pediatri; Departamenti i Lëndëve Paraklinike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi nuk mbulohet të paktën në masën 70 % nga personeli akademik me kohë të plotë.
- Numri i ulët i marrëveshjeve të bashkëpunimit me qendra rehabilitimi duke patur në fokus studentët e këtij programi studimi.
- Mungesa e një baze të mirëfilltë të dhënash për Alumni dhe përfshirja e tyre në përmirësimin e programit të studimit, si edhe mungesa e mobilitetit të studentëve të këtij programi studimi.
- Mungesa e hartimit raporteve periodike analitike mbi rezultatet e marrëveshjeve të bashkëpunimit, të lidhura në kuadër të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Fizioterapi”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.05.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 76, datë 10.05.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Fizioterapi”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi të mbulohet të paktën në masën 70 % nga personeli akademik me kohë të plotë.
- Institucioni, të rrisë numrin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me qendra rehabilitimi duke patur në fokus studentët e këtij programi studimi.
- Institucioni, të krijojë një bazë të mirëfilltë të dhënash për Alumni-it dhe përfshirjen e tyre në përmirësimin e programit të studimit, si edhe të nxisë më tej studentët e këtij programi studimi për të marrë pjesë në programet e mobilitetit.
- Institucioni, të hartojë raporte periodike analitike mbi rezultatet e marrëveshjeve të bashkëpunimit, të lidhura në kuadër të këtij programi studimi.
- Institucioni, të përditësojë literaturën e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
- Institucioni, të përfshijë detyrat e koordinatorit të programit të studimit në rregulloren e njësisë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për korrigjim e mospërputhjes në lidhje me afatet e publikimit të rezultateve të provimeve të këtij programi studimi, midis rregullores së institucionit dhe rregullores së njësisë kryesore përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi.
- Institucioni, të shohë mundësinë e rishikimit të planit mësimor të këtij programi studimi, me qëllim rritjen e orëve laboratorike dhe përfshirjen e një lënde/moduli në Bioinformatikë.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 77, datë 10.05.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “LOGOPEDI”, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.05.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Logopedi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Logopedi”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 744, datë 05.09.2013
- Institucioni që e ofron: Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji dhe në Obstetrikë Gjinekologji; Departamenti i Lëndëve Klinike dhe Infermieristikës së Përgjithshme dhe Infermieristikës në Sëmundje të Brendshme dhe në Pediatri; Departamenti i Lëndëve Paraklinike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mungesa në këtë program studimi e personelit akademik me kohë të plotë, me kualifikim në fushën e Logopedisë.
- Në një pjesë të syllabuseve të këtij programi studimi, mungon kodi i lëndës si dhe vërejtjet përfundimtare nga pedagogu i lëndës.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Logopedi”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.05.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 77, datë 10.05.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Logopedi”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për angazhimin në këtë program studimi të personelit akademik me kohë të plotë, me kualifikim ne fushën e Logopedisë.
- Institucioni, të marrë masa për plotësimin e syllabuseve të këtij programi studimi me kodet e lëndëve përkatëse, paraqitjen në syllabus të vërejtjeve përfundimtare nga ana e pedagogut të lëndës si dhe përdorimin e formatit të njëjtë në të gjitha syllabuset.
- Institucioni, të përditësojë literaturën e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
- Institucioni, të marrë masa për shtimin e kapaciteteve strukturore dhe laboratorike, për t’i paraprirë kërkesave në rritje për këtë program studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 78, datë 10.05.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “TEKNIKË IMAZHERIE”, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.05.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Teknikë Imazherie”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Teknikë Imazherie”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Minitsrave Nr. 1037, datë 02.07.2008
- Institucioni që e ofron: Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji dhe në Obstetrikë Gjinekologji; Departamenti i Lëndëve Klinike dhe Infermieristikës së Përgjithshme dhe Infermieristikës në Sëmundje të Brendshme dhe në Pediatri; Departamenti i Lëndëve Paraklinike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Numër jo i mjaftueshëm i orëve në planin mësimor të këtij programi studimi, dedikuar për praktikën profesionale, si dhe mungesa e moduleve specifike për ndihmën e shpejtë apo urgjencën.
- Literatura e përdorur në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, është e papërditësuar me botime të viteve të fundit.
- Mungesa e marrjes së komenteve nga partnerët e jashtëm, urdhrat, komunitetet profesionale, studentët që punojnë jashtë vendit, si përvojë e vlefshme për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies, së këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Teknikë Imazherie”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.05.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 78, datë 10.05.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Teknikë Imazherie”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, janë si vijon:
- Institucioni, të rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi, me qëllim rritjen e orëve dedikuar për praktikën profesionale, si dhe përfshirjen e moduleve specifike për ndihmën e shpejtë apo urgjencën.
- Institucioni, të përditësojë literaturën e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
- Institucioni, të marrë parasysh, komentet nga partnerët e jashtëm, komunitetet profesionale, studentët që punojnë jashtë vendit, si përvojë e vlefshme për të përmirësuar cilësinë e këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 79, datë 10.05.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “TEKNIKË IMAZHERIE”, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.05.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Teknikë Imazherie”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Teknikë imazherie”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1184, datë 03.12.2009
- Institucioni që e ofron: Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji dhe në Obstetrikë Gjinekologji; Departamenti i Lëndëve Klinike dhe Infermieristikës së Përgjithshme dhe Infermieristikës në Sëmundje të Brendshme dhe në Pediatri; Departamenti i Lëndëve Paraklinike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Numër jo i mjaftueshëm i orëve në planin mësimor të këtij programi studimi, dedikuar për praktikën profesionale, si dhe mungesa e moduleve specifike për ndihmën e shpejtë apo urgjencën.
- Mosmbulimi i lëndëve apo moduleve të programit të studimit, që lidhen me imazherinë dhe profesionin, nga titullarë të së njëjtës fushë.
- Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Mungesa e marrjes së komenteve nga partnerët e jashtëm, urdhrat, komunitetet profesionale, studentët që punojnë jashtë vendit, si përvojë e vlefshme për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies, së këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Teknikë Imazherie”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.05.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 79, datë 10.05.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Teknikë Imazherie”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, janë si vijon:
- Institucioni, të rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi, me qëllim rritjen e orëve dedikuar për praktikën profesionale, si dhe përfshirjen e moduleve specifike për ndihmën e shpejtë apo urgjencën.
- Institucioni, të përfshijë në programin e studimit personel akademik qoftë nga partnerët, bashkëpuntorët apo edhe të ftuar, dhe të gjejë mekanizma alternative në mënyrë që lëndët apo modulet e programit që lidhen me imazherinë dhe profesionin, të mbulohen nga specialistë të fushës.
- Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë parasysh, komentet nga partnerët e jashtëm, komunitetet profesionale, studentët që punojnë jashtë vendit, si përvojë e vlefshme për të përmirësuar cilësinë e këtij programi studimi.
- Institucioni, të rrisë mbështetjen për personelin akademik të këtij programi studimi, në kuadër të botimit të teksteve të viteve të fundit për imazherinë.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 80, datë 10.05.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “TEKNIKË IMAZHERIE”, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.05.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Teknikë Imazherie”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Teknikë Imazherie”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1184, datë 03.12.2009
- Institucioni që e ofron: Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji dhe në Obstetrikë Gjinekologji; Departamenti i Lëndëve Klinike dhe Infermieristikës së Përgjithshme dhe Infermieristikës në Sëmundje të Brendshme dhe në Pediatri; Departamenti i Lëndëve Paraklinike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mosmbulimi i lëndëve apo moduleve të programit të studimit, që lidhen me imazherinë dhe profesionin, nga titullarë të së njëjtës fushë.
- Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Mungesa e marrjes së komenteve nga partnerët e jashtëm, urdhrat, komunitetet profesionale, studentët që punojnë jashtë vendit, si përvojë e vlefshme për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies, së këtij programi studimi.
- Literatura e përdorur në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, është e papërditësuar më botime të viteve të fundit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Teknikë Imazherie”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.05.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 80, datë 10.05.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Teknikë Imazherie”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, janë si vijon:
- Institucioni, të përfshijë në programin e studimit personel akademik qoftë nga partnerët, bashkëpuntorët apo edhe të ftuar, dhe të gjejë mekanizma alternativë në mënyrë që lëndët apo modulet e programit që lidhen me imazherinë dhe profesionin, të mbulohen nga specialistë të fushës.
- Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë parasysh, komentet nga partnerët e jashtëm, komunitetet profesionale, studentët që punojnë jashtë vendit, si përvojë e vlefshme për të përmirësuar cilësinë e këtij programi studimi.
- Institucioni, të rrisë mbështetjen për personelin akademik të këtij programi studimi, në kuadër të botimit të teksteve të viteve të fundit për imazherinë.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 81, datë 10.05.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “TEKNIKË LABORATORI”, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.05.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Teknikë Laboratori”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Teknikë Laboratori”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1037, datë 02.07.2008
- Institucioni që e ofron: Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji dhe në Obstetrikë Gjinekologji; Departamenti i Lëndëve Klinike dhe Infermieristikës së Përgjithshme dhe Infermieristikës në Sëmundje të Brendshme dhe në Pediatri; Departamenti i Lëndëve Paraklinike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kualifikimi i disa prej titullarëve të lëndëve të këtij programi studimi, nuk është në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Literatura e përdorur në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, është e papërditësuar më botime të viteve të fundit.
- Fondi i literaturës në gjuhën shqipe dhe angleze, në funksion të këtij programi studimi, është i limituar.
- Mungesa e hartimit raporteve periodike analitike mbi rezultatet e marrëveshjeve të bashkëpunimit, të lidhura në kuadër të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Teknikë Laboratori”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.05.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 81, datë 10.05.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Teknikë Laboratori”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që, kualifikimi i titullarëve të lëndëve të këtij programi studimi, të jetë në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të përditësojë literaturën e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
- Institucioni, të marrë masa për pasurimin e mëtejshëm të fondit të literaturës në gjuhën shqipe dhe angleze, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të hartojë raporteve periodike analitike mbi rezultatet e marrëveshjeve të bashkëpunimit, të lidhura në kuadër të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 82, datë 10.05.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “TEKNIKË LABORATORI”, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.05.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Teknikë Laboratori”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Teknikë Laboratori”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 23, datë 14.01.2009
- Institucioni që e ofron: Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji dhe në Obstetrikë Gjinekologji; Departamenti i Lëndëve Klinike dhe Infermieristikës së Përgjithshme dhe Infermieristikës në Sëmundje të Brendshme dhe në Pediatri; Departamenti i Lëndëve Paraklinike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi nuk mbulohet të paktën në masën 70 % nga personeli akademik me kohët të plotë.
- Literatura e përdorur në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, është e papërditësuar më botime të viteve të fundit.
- Fondi i literaturës në gjuhën shqipe dhe angleze, në funksion të këtij programi studimi, është i limituar.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Teknikë Laboratori”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.05.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 82, datë 10.05.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Teknikë Laboratori”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi të mbulohet të paktën në masën 70 % nga personeli akademik me kohë të plotë.
- Institucioni, të përditësojë literaturën e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
- Institucioni, të marrë masa për pasurimin e mëtejshëm të fondit të literaturës në gjuhën shqipe dhe angleze, në funksion të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 83, datë 10.05.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “TEKNIKË LABORATORI”, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.05.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Teknikë Laboratori”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Teknikë Laboratori”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1184, datë 03.12.2009
- Institucioni që e ofron: Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji dhe në Obstetrikë Gjinekologji; Departamenti i Lëndëve Klinike dhe Infermieristikës së Përgjithshme dhe Infermieristikës në Sëmundje të Brendshme dhe në Pediatri; Departamenti i Lëndëve Paraklinike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi nuk mbulohet të paktën në masën 70 % nga personeli akademik me kohë të plotë.
- Literatura e përdorur në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, është e papërditësuar më botime të viteve të fundit.
- Fondi i literaturës në gjuhën shqipe dhe angleze, në funksion të këtij programi studimi, është i limituar.
- Mungesa e hartimit raporteve periodike analitike mbi rezultatet e marrëveshjeve të bashkëpunimit, të lidhura në kuadër të këtij programi studimi.
- Pjesëmarrja e personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi në programet e mobilitetit, është e ulët.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Teknikë Laboratori”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.05.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 83, datë 10.05.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Teknikë Laboratori”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi të mbulohet të paktën në masën 70 % nga personeli akademik me kohë të plotë.
- Institucioni, të përditësojë literaturën e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
- Institucioni, të marrë masa për pasurimin e mëtejshëm të fondit të literaturës në gjuhën shqipe dhe angleze, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të hartojë raporte periodike analitike mbi rezultatet e marrëveshjeve të bashkëpunimit, të lidhura në kuadër të këtij programi studimi.
- Institucioni, të nxisë më tej pjesëmarrjen e personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi në programet e mobilitetit.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 84, datë 10.05.2025
PËR
MIRATIMIN E RAPORTIT VJETOR TË VEPRIMTARISË SË BORDIT TË AKREDITIMIT DHE AGJENCISË SË SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015 “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, pasi mori në shqyrtim Raportin Vjetor të veprimtarisë së Bordit të Akreditimit dhe Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, në mbledhjen e tij të datës 10.05.2025,
VENDOSI:
- Të miratojë Raportin Vjetor të veprimtarisë së Bordit të Akreditimit dhe Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, sipas shtojcës bashkëngjitur këtij vendimi.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për publikimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.