Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Asambleja e Përgjithshme e CEENQA, 2017

Në datën 28 Prill 2017, u zhvillua në Zagreb, Kroaci, workshop i CEENQA me temë “Ways forward to make external quality assurance a more efficient process (Mënyra për të bërë sigurimin e jashtëm të cilësisë një proces më efikas)”.

Në këtë aktivitet u paraqitën prezantime nga përfaqësues të agjencive të ndryshme, anëtare të rrjetit CEENQA.

Risi pati në prezantimin e përfaqësueses së EQAR, mbi projektin Database of External Quality Assurance Results, që konsiston në krijimin e një baze të dhënash, të aksesueshme në web, të raporteve të vlerësimit të institucioneve të arsimit të lartë/programeve të studimit, për të cilat, vlerësimi i jashëm është kryer konform Standardeve Europiane (ESG), nga një agjenci anëtare e rrjetit Europian EQAR.

Sfida kryesore është grumbullohet informacion mbi sistemet e Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë (SC) për arsimin e lartë në Europë dhe të sigurohet që qasjet e ndryshme ndaj SC të parashikuara nga ESG (vlerësimi, akreditimi ose auditimi, në nivel institucional ose programor) janë të përfshira në një masë të pranueshme dhe të kuptueshme. Baza e të dhënave nuk do të ndikohet shumë nga fakti se shumë agjenci të sigurimit të cilësisë publikojnë raportet e jashtme të SC dhe vendimet vetëm në gjuhën e tyre zyrtare. Pasi, informacioni bazë mbi procedurat e jashtme të SC (të dhëna si; lloji, statusi, vendimi formal/titulli, vlefshmëria) në anglisht, do t'i siguronte përdoruesit një kuptim të përgjithshëm, edhe nëse nuk janë në gjendje të lexojnë raportin e plotë.

Po ashtu ishte i rëndësishëm dhe prezantimi i përfaqësuesit nga agjencia gjermane ASIIN, mbi sistemet IT të menaxhimit të proceseve të vlerësimit të jashtëm. Në këtë prezantim u identifikuan pikat kyçe ku duhet të mbështetet ndërtimi i një sistemi efektiv të menaxhimit, u prezantua sistemi i brendshëm i menaxhimit të agjencisë ASIIN. Nga krahasimi i sistemit të menaxhimit të APAAL me sistemin e menaxhimit të ASIIN, dy ishin pikat që sistemi jonë nuk i suporton: a. menaxhimi i ngarkesës së stafit; b. menaxhimi i burimeve financiare.

Një nga prezantimet e këtij workshopi ishte dhe ai i Drejtores së APAAL (ASCAL), Dhurata Bozo mbi zhvillimet më të fundit në fushën e arsimit të lartë në vendin tonë; memorandumin e bashkëpunimit me QAA në kuadër të vlerësimit institucional të IAL, ecurinë e deritanishme të këtij procesi; fasiliteti i ofruar nga AMS për menaxhimin e këtyre proceseve. Për këtë prezantim të znj. Bozo, pati interes të veçantë nga pjesëmarrësit, të cilët u ofruan për bashkëpunime të mëtejshme me APAAL (ASCAL) në lidhje me këto aktivitete inovative të agjencisë.

Në vijim të aktiviteteve të organizuara nga CEENQA në Zagreb, u zhvillua në datën 29 Prill 2017 Asambleja e Përgjithshme (General Assembly 2017) e kësaj organizate.

Ndër diskutimet kryesore në këtë takim ishin ato mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet agjencive të rrjetit: bashkëpunim për shkëmbimin e stafeve për procedurat e vlerësimit; bashkëpunim për ofrimin e internshipeve nga agjencitë me zhvillime inovative. 

Diskutimi vijoi mbi statusin/gjëndjen aktuale të agjencive anëtare të rrjetit; mbi anëtarësime potenciale të agjencive të tjera të rajonit, mundësitë e zgjerimit të rrjetit.

U pranua në rrjetin e CEENQA agjencia ANQA, Armenia.

Gjithashtu u zgjodh presidenti i ri i CEENQA; Nora Skaburskiene, SKVC (Lithuania), me mandat 1 vjeçar dhe tre anëtarë të Bordit.

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save