Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Asambleja e Përgjithshme e CEENQA, Tiranë 2018

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) pati nderin të organizojë në datat 11-12 Maj në Tiranë, aktivitetin e përvitshëm të Rrjetit të Agjencive të Europës Qëndrore dhe Lindore për Sigurimin e Cilësisë në arsimin e lartë (CEENQA), "Workshop dhe Asambleja e Përgjithshme e CEENQA, 2018".

Worshop-i i zhvilluar në datën 11 Maj, me temë “Implementing ESG 2015: Views, Experiences and Good Practices (Zbatimi i ESG 2015: Pikëpamje, Eksperienca dhe Praktika të Mira)”.

Në këtë aktivitet u paraqitën prezantime nga përfaqësues të agjencive të ndryshme, anëtare të rrjetit CEENQA.

Në vijim të aktiviteteve të organizuara nga CEENQA në Tiranë, u zhvillua në datën 12 Maj 2018 Asambleja e Përgjithshme (General Assembly 2018) e kësaj organizate.

Ndër diskutimet kryesore në këtë takim ishin ato mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet agjencive të rrjetit: bashkëpunim për shkëmbimin e stafeve për procedurat e vlerësimit; bashkëpunim për ofrimin e internshipeve nga agjencitë me zhvillime inovative.

Diskutimi vijoi mbi statusin/gjëndjen aktuale të agjencive anëtare të rrjetit; mbi anëtarësime potenciale të agjencive të tjera të rajonit, mundësitë e zgjerimit të rrjetit.

Gjithashtu u zgjodh presidenti i ri i CEENQA; Cristina-Daniela Ghițulică, ARACIS (Romania), me mandat 1 vjeçar dhe dy anëtarë të Bordit.

Për informacione të mëtejshme klikoni në website-in zyrtar të aktivitetit.

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save