Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vizita në kuadër të akreditimit institucional për grupin e shtatë të institucioneve të arsimit të lartë

Nga data 29 qershor deri me 07 korrik do të zhvillohen vizitat në institucion në kuadër të procesit të akreditimit institucional për IAL e grupit të shtatë. Këto institucione janë: Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", Kolegji Universitar "Luarasi", Universiteti Polis, Universiteti Aldent, Shkolla Private e Arsimit të Lartë "Universiteti Metropolitan Tirana", Kolegji Universitar "Instituti Kanadez i Teknologjisë". Gjatë këtyre vizitave, ekipi i ekspertëve britanik dhe shqiptar do të realizojë një sërë takimesh me titullarët e institucionit, stafin administrativ dhe atë akademik si dhe me studentët. Vizita në çdo institucion do të mbyllet me vlerësimet e gjetjeve paraprake.