Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL merr pjesë në seminarin mbi njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë

ASCAL, i përfaqësuar nga Z. Erjon Xhako, Përgjegjës i Sektorit të Marrëdhënieve me Bordin e Akreditimit dhe Ndërkombëtarizimin, mori pjesë në seminarin mbi njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, të zhvilluar në Zagreb, Kroaci, më 25 dhe 26 Tetor 2022. Ky seminar u organizua nga Iniciativa për Reformën në Arsim të Evropës Juglindore (ERI SEE), në bashkëpunim me Ministrinë e Shkencës dhe Arsimit të Republikës së Kroacisë (MSE) dhe Agjencinë për Shkencën dhe Arsimin e Lartë të Republikës së Kroacisë (AZVO), si dhe mbështetur nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC). 

Temat kryesore në fokus të këtij seminari ishin:

  • Përditësimi i politikave në fushën e njohjes së kualifikimeve të arsimit të lartë (për qëllim punësimi në profesione të parregulluara), me fokus në njohjen dhe vlerësimin e kualifikimeve të arsimit të huaj në lidhje me refugjatët pa dokumente;
  • Lidhja ndërmjet njohjes së kualifikimit të arsimit të lartë dhe akreditimit;
  • Përdorimi i mjeteve të informacionit për proceset e njohjes dhe akreditimit, etj.

Në pjesën e parë të ditës së dytë, më 26 Tetor 2022, përfaqësuesit e Agjencive të Sigurimit të Cilësisë punuan së bashku në temat e Sigurimit të Cilësisë dhe përmirësimin e mëtejshëm të agjencive.

2

3

4

5

 

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save