Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL mirëpret Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro Furxhi

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) mirëpriti në ambientet e saj Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro Furxhi.

Gjatë takimit u diskutua forcimi i rolit të ASCAL në garantimin e cilësisë në arsimin e lartë, përmes proceseve të akreditimit institucional dhe akreditimit të programeve të studimit në institucionet e arsimit të lartë në vend. U theksua gjithashtu rëndësia e rritjes së standardeve të cilësisë dhe përafrimit të tyre me praktikat evropiane.

Në fokus të diskutimeve ishin edhe prioritetet për vitin 2026, përfshirë vijimin e proceseve të akreditimit, forcimin e mekanizmave të sigurimit të cilësisë dhe angazhimin e ASCAL në rrjetet evropiane të sigurimit të cilësisë.

Znj. Mirela Kumbaro Furxhi riafirmoi angazhimin dhe mbështetjen e saj për ASCAL në përmbushjen e objektivave strategjike, veçanërisht në avancimin e procesit të anëtarësimit në ENQA dhe EQAR, si një hap i rëndësishëm drejt përafrimit të plotë me standardet dhe praktikat evropiane të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.

9

2

11

8