ASCAL mori pjesë në ENQA Members’ Forum 2026, të zhvilluar më 22–24 prill 2026 në Budapest, Hungari, ku u mblodhën përfaqësues të agjencive të sigurimit të cilësisë nga vende të ndryshme për të diskutuar zhvillimet më të fundit në arsimin e lartë dhe proceset e sigurimit të cilësisë.
Gjatë këtij aktiviteti, diskutimet u fokusuan në çështje strategjike për të ardhmen e sigurimit të cilësisë, përfshirë ndërtimin e besimit publik përmes transparencës dhe politikave të qëndrueshme, rishikimin e Standardeve dhe Udhëzimeve Evropiane për Sigurimin e Cilësisë (ESG), zhvillimet në politikat evropiane të arsimit të lartë, integritetin akademik dhe rolin e agjencive në mbrojtjen e standardeve dhe besueshmërisë së kualifikimeve, etj.
Pjesëmarrja e ASCAL në këtë aktivitet kontribuoi në forcimin e bashkëpunimit me partnerët evropianë dhe në shkëmbimin e praktikave më të mira për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të sigurimit të cilësisë në Shqipëri.


