ASCAL mori pjesë në eventin evropian të politikave arsimore “Advancing Quality Assurance and Recognition in the Western Balkans”, i zhvilluar në Tiranë. Ky aktivitet u organizua nga Academic Cooperation Association (ACA) në kuadër të nismave të Bashkimit Evropian për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurimit të cilësisë dhe njohjes së diplomave në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Eventi mblodhi së bashku përfaqësues të Komisionit Evropian, institucioneve të arsimit të lartë, agjencive të sigurimit të cilësisë dhe ekspertë nga rajoni dhe vendet e BE-së, për të diskutuar zhvillimet më të fundit në fushën e sigurimit të cilësisë dhe njohjes automatike të kualifikimeve.
Në kuadër të panelit plenar me temë “National developments in QA and recognition: Insights from the Nordic, Benelux and Western Balkan regions”, ASCAL, prezantoi përvojën shqiptare në reformat e sigurimit të cilësisë dhe sfidat drejt përafrimit me standardet evropiane.
ku theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të European Standards and Guidelines (ESG) dhe të bashkëpunimit ndërmjet agjencive dhe institucioneve për të forcuar besimin dhe transparencën në arsimin e lartë.
ASCAL mbetet e përkushtuar në promovimin e standardeve evropiane të cilësisë dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal për një sistem arsimor më të hapur, të besueshëm dhe të integruar në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë.


