Në datat 13-16 Maj, Drejtoresha e ASCAL Dr. Xhiliola Bixheku dhe Përgjegjësi i Sektorit të Marrëdhënieve me Bordin e Akreditimit dhe Ndërkombëtarizimin Z. Erjon Xhako, morën pjesë në Konferencën e 18-të Bienale të INQAAHE, të zhvilluar në Tokio, me temë “Teoria e Big Bang-ut: Ndryshimi i Paradigmës së Sigurimit të Cilësisë”.
Konferenca mblodhi së bashku ekspertë globalë për të eksploruar të ardhmen e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë, duke adresuar sfidat dhe mundësitë që sjellin përparimet teknologjike, ndryshimet demografike dhe modelet e reja të ofrimit të arsimit.
Temat kryesore që u diskutuan në këtë konferencë ishin: Sigurimi i Cilësisë dhe Agjenda e Qëndrueshmërisë; Sigurimi i Cilësisë dhe Rrugët e Mësimit Inovativ; Sigurimi i Cilësisë dhe Inteligjenca Artificiale; Sigurimi i Cilësisë dhe Njohja e Kualifikimeve dhe Kredencialeve.
Konferenca ofroi një platformë për ndarjen e praktikave inovative, diskutime të thella dhe kontribute për përparimin e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë. Pjesëmarrësit patën mundësinë të angazhohen në dialog të frytshëm dhe bashkëpunim me kolegë nga e gjithë bota.