Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL, pjesë e workshop-in e organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC)

Në datat 24-25 Prill 2025, Z. Muhamed Prezja, Specialist në Sektorin e Promovimit dhe Vlerësimit të Cilësisë në ASCAL, mori pjesë në workshop-in e organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), në bashkëpunim me Agjencinë Kroate për Shkencën dhe Arsimin e Lartë (ASHE), me temë “Forcimi i agjencive të sigurimit të cilësisë në Ballkanin Perëndimor: mjetet, pajtueshmëria dhe gatishmëria për ENQA”, të zhvilluar në Zagreb, Kroaci.

Në këtë workshop, ASCAL foli mbi organizimin dhe aktivitetin e saj, si dhe planin e punës për të arritur anëtarësimin e plotë në Rrjetin Europian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).

ASHE, si një anëtare me të drejta të plota në ENQA, prezantoi organizimin dhe funksionimin e agjencisë, me qëllim që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6) të merrnin praktikat e mira mbi të cilat mund të bazojnë punën e tyre për të ardhmen. ASHE do të vijojë të japë japë asistencë edhe në vazhdim deri në plotësimin e kushteve nga WB6, me qëllim anëtarësimin e tyre në ENQA.

2

3

4

5