Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL pjesë e workshop-it në kuadër të projektit “Supporting European QA Agencies in meeting the ESG (SEQA-ESG)”

ASCAL mori pjesë në workshop-in e organizuar nga ENQA në kuadër të projektit “Supporting European QA Agencies in meeting the ESG (SEQA-ESG)”. Takimi u zhvillua në qytetin e Budvës në Malin e Zi, ku agjencia si motra e ASCAL, ACQAHE organizoi pritjen dhe zhvillimin e workshop-it.

Tema e workshop-it ishte 3rd SEQA-ESG peer-learning Workshop, “Role, selection and training of external review experts”, ku në qendër të diskutimeve ishte përzgjedhja dhe trjanimi i ekspertëve të vlerësimit të jashtëm të angazhuar në proceset e akreditimit. Në takim kishte pjesëmarrës dhe ekspertë të përzgjedhur nga ENQA si dhe përfaqësues të disa Agjencive në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë si ajo e Malit të zi, Moldavisë, Sllovakisë, Republikës Çeke, Maltës dhe Shqipërisë. ASCAL përfaqësohej nga z. Erjon Xhako dhe z. Muhamed Prezja, të dy të angazhaur në Sektorin e Marrëdhënieve me Bordin e Akreditimit dhe Ndërkombëtarizimin.

ASCAL kishte përgatitur edhe një prezantim mbi mënyrën sesi zhvillohet përzgjedhja dhe trajnimi i ekspertëve të vlerësimit të jashtëm në vendin tonë, dhe bashkë me të gjithë pjesëmarrësit e pranishëm ndanë eksperiencat e tyre në këtë drejtim. Takimi u përmbyll me nxjerrjen e disa konkluzioneve rreth cfarë mund të konsiderohen praktika të mira, duke lënë takim për workshop-in e rradhës që do të zhvillohet në Maltë muajin e ardhshëm.

WhatsApp Image 2022 05 18 at 2.08.31 PM