ASCAL mori pjesë në workshop-in e organizuar nga European Association for Quality Assurance in Higher Education (ENQA) me temë “Strategic Communications in Quality Assurance Agencies”, i zhvilluar në Oslo, Norvegji.
Aktiviteti mblodhi përfaqësues të agjencive evropiane të sigurimit të cilësisë për të diskutuar mbi rolin e komunikimit strategjik në forcimin e transparencës, rritjen e besimit të publikut dhe angazhimin e palëve të interesit. Gjatë workshop-it u prezantuan përvoja dhe praktika të mira nga agjenci të ndryshme evropiane, si dhe u zhvilluan diskutime mbi komunikimin institucional, transparencën dhe marrëdhëniet me stakeholder-at.
Pjesëmarrja në këtë aktivitet kontribuon në forcimin e kapaciteteve të ASCAL dhe në përafrimin e mëtejshëm me praktikat më të mira evropiane në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.





