ASCAL zhvilloi një takim bashkëpunimi me përfaqësues të Kolegjit Universitar “Tirana College of Technology (TCT)”, me fokus të veçantë programet teknologjike dhe kërkesat specifike të procesit të akreditimit.
Gjatë takimit u trajtua përafrimi i kurrikulave me zhvillimet bashkëkohore teknologjike, rëndësia e infrastrukturës laboratorike, si dhe ndërtimi i mekanizmave funksionalë të sigurimit të cilësisë.
ASCAL riafirmoi angazhimin për forcimin e cilësisë dhe bashkëpunimin me institucionet e arsimit të lartë si partnerë të rëndësishëm në këtë proces.