ASCAL zhvilloi një takim me përfaqësues të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, me fokus në forcimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin e proceseve të akreditimit. Gjatë takimit u diskutua për sfidat gjatë ciklit të akreditimit, si dhe rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm dhe forcimit të mekanizmave të brendshëm të sigurimit të cilësisë.
ASCAL riafirmoi angazhimin për të mbështetur zhvillimin e një sistemi arsimor me standarde më të larta.
