ASCAL zhvilloi një takim pune pranë Universitetin Western Balkans, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit për garantimin e cilësisë në arsimin e lartë.
Gjatë takimit u diskutuan përmirësimi i proceseve akademike, rritja e transparencës dhe standardeve të cilësisë, si edhe nxitja e kërkimit shkencor dhe zhvillimit institucional.
ASCAL shprehu vizionin e ri për një sistem të arsimit të lartë modern, të besueshëm dhe të orientuar drejt përmirësimit të vazhdueshëm, ku akreditimi është një instrument zhvillimi dhe përafrimi me standardet evropiane.
