Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL vijon punën për anëtarësimin e plotë në ENQA

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), në përmbushje të misionit të saj dhe detyrimeve ligjore, vijon punën për t’u anëtarësuar me të drejta të plota në ENQA.

Në këtë kuadër, në datat 22 dhe 23 tetor 2020, me mbështetjen e Regional Cooperation Council (RCC), ASCAL zhvilloi një procedurë praktike të vlerësimit të jashtëm të Agjencisë. Gjatë dy ditëve të vizitës online, grupi i ekspertëve ndërkombëtarë të vlerësimit pati takime me drejtorin dhe stafin e ASCAL, zëvëndës ministrin e arsimit, sportit dhe rinisë, kryetarin dhe anëtarët e Bordit të Akreditimit, rektorët dhe zëvëndës rektorët e universiteteve publike dhe jo-publike, ekspertët e jashtëm të angazhuar nga ASCAL në proceset e vlerësimit, përfaqësues të këshillave studentor, si dhe përfaqësues të zyrave të sigurimit të brendshëm të cilësisë në universitete.  

Qëllimi i këtij ‘ushtrimi’ ishte fitimi i eksperiencës nga ana e ASCAL si dhe identifikimi i fushave ku do të duhet ndërhyrje. Bazuar në raportin e ekspertëve ndërkombëtarë të vlerësimit, ASCAL do të hartojë një plan pune për vitin 2021 me qëllim përmbushjen e kritereve për anëtarësim me të drejta të plota në ENQA.   

foto2

foto3

foto4

foto5

foto6

foto7

 

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save