Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) zhvilloi një takim me stafin e institucionit në kuadër të procesit të anëtarësimit në ENQA.
Gjatë takimit u diskutuan hapat e mëtejshëm që duhet të ndërmerren në funksion të përmbushjes së kërkesave të procesit, prioritetet institucionale për periudhën në vijim, si dhe angazhimet konkrete të stafit në zbatimin e planit të punës. Një vëmendje e veçantë iu kushtua analizës së ESG-ve, interpretimit të standardeve dhe mënyrës së reflektimit të tyre në praktikat dhe procedurat e brendshme të ASCAL.
Takimi shërbeu si një hap i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe konsolidimin e mëtejshëm të kulturës së sigurimit të cilësisë në përputhje me standardet evropiane.
