Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Drejtori i ASCAL jep intervistë për Ora News mbi Sondazhin Kombëtar të Studentëve

Agjencia për Sigurinë e Cilësisë së Arsimit të Lartë po zhvillon Sondazhin Kombëtar të Studentëve. Drejtori i ASCAL, Z.Elvin Gjevori, ishte i ftuar në studion e Ora News, ku tha se është shtyrë mbyllja e sondazhit, duke i dhënë mundësinë studentëve që të bëhen të gjithë pjesëmarrës në të.

Z. Elvin Gjevori u shpreh: "Sondazhi është në rang kombëtar duke përfshirë të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë në Shqipëri publike dhe jopublike. Në sondazh janë përfshirë të gjithë studentët aktiv në vend.
Ne kemi ndërmarrë një fushatë në të gjithë vendin për informimin për këtë sondazh, kemi ngritur grupe pune dhe specialistët kanë shkuar në çdo Institucion të Arsimit të Lartë, ka pasur takime me të gjithë studentët për tu bërë me dije se po zhvillohet një sondazh dhe arsyen e këtij sondazhi. Qëllimi kryesor është që të kemi një panoramë të strukturuar dhe të plotë të kënaqshmerisë që kanë studentët me cilesinë e shërbimit akademik që ato marrin në institucionet ku studiojnë.
Pas përfundimit të Sondazhit ne do të nxjerrim në fillim disa të dhëna paraprake dhe nga fundi i verës do të nxirret një raport i plotë përfundimtar dhe individual për çdo institucion të arsimit të lartë. Këto raporte do t'i vihen në dispozicion Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë si institucioni kryesor i politikë-bërjes për arsimin e lartë, do t'i dërgohet secilit IAL-je për të ditur mendimin e studentëve të tyre për shërbimin akademik qe ata i ofrojnë dhe do të bëhet publik në faqen tonë në ASCAL."

Në 5 Maj 2019 mbyllet përfundimisht Sondazhi Kombëtar i Studentëve.

Burimi Ora News

Media