Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Drejtori i ASCAL jep intervistë për SCAN Televizion mbi Sondazhin Kombëtar të Studentëve

Për herë të parë studentët e 41 Institucioneve të Arsimit të Lartë në vend, shtetërore dhe private janë bërë pjesë e një sondazhi, i cili synon sigurimin e cilësisë. Drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, Z. Elvin Gjevori në një intervistë për televizionin SCAN shprehet se synim mbetet ndikimi në përmirësimin e politikave për arsimin e lartë duke nxjerrë në pah problematikat që hasin studentët në auditore. Sipas Z.Gjevori, ky sondazh vjen edhe në kuadër të paktit për universitetin.
Ndërkohë që në fund të këtij muaji pritet të dalin dhe rezultatet e para të Sondazhit Kombëtar të Studentëve, të zhvilluar online me një pjesëmarrje prej 25%, për të adresuar më pas në Ministrinë përgjegjëse të arsimit të lartë problematikat lidhur me cilësinë e mësimdhënies, mënyrën e vlerësimit etj, me synim ndërhyrjen në përmirësimin e politikave për arsimin e lartë në vend.

Burimi Scan Televizion

Media

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save