Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Drejtori i ASCAL Z. Elvin Gjevori jep intervistë në Ora News për Sondazhin Kombëtar të Studentëve

Drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, Z.Elvin Gjevori ka dhënë një intervistë në "Ora News", ku ka folur për Sondazhin Kombëtar të Studentëve, i cili do t'u dërgohet studentëve më datë 16 Prill 2019. Afati për plotësimin e pyetësorit do të jetë data 2 Maj 2019.

Elvin Gjevori: "Ne kemi ndërtuar një data set me mbi 100 mijë adresa emailesh të studentëve. Të gjithë studentët do të kenë një email nga ASCAL, me një mesazh nga unë dhe një link ku ata klikojnë. Në këtë mënyrë zëri i tyre dëgjohet".

Drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të lartë Elvin Gjevori shprehet se studentët do të japin mendim në gjashtë kategori.

Elvin Gjevori: "Pyeten për infrastrukturën, kërkimin shkencor, mbështetjen e studentëve. Qëllimi është të kemi një informacion të strukturuar në mënyrë që në politikat e arsimit të jenë të inkorporuara mendimet e studentëve" Në disa nga pyetjet e sondazhit studentët mund të përgjigjen me po ose jo por ka edhe pyetje ku mund të zgjedhin më shumë se një alternativë. Plotësimi i pyetësorit mendohet të zgjasë 20 min, ndërsa pas analizimit të rezultatit, Agjencia do të dale më një raport të përgjithshëm."

Burimi: Ora News

Media

Intervista e plotë
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save