Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

QAA dhe ASCAL kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë në Shqipëri (ASCAL) dhe Agjencia e Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Britaninë e Madhe (QAA), kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ndërinstitucionale për të thelluar marrëdhëniet e dy agjencive në fushën e arsimit të lartë.

ASCAL dhe QAA, përmes kësaj marrëveshjeje, pajtohen për bashkëpunim reciprok në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, mbajtjen e standardeve të cilësisë dhe promovimin e përmirësimin e cilësisë së Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe programeve që ofrojnë, si dhe synojnë të bashkëpunojnë reciprokisht në përmbushjen e kritereve dhe zbatimin e rekomandimeve të Rrjetit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë (EQAR).