Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Njoftim mbi miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë informon Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL), të cilët kanë aplikuar për proçeset e vlerësimit të jashtëm, në kuadër të akreditimit institucional dhe programeve të studimit përpara datës 30.12.2021, proçesi i vlerësimit të jashtëm do të vijojë sipas standarteve ekzistuese për programet e ciklit te parë, dytë dhe standartet institucionale ekzistuese. Të gjitha IAL-të të cilat kanë aplikuar për akreditime programesh ose institucionale pas datës 30.12.2021, do te vijojnë proçesin e vlerësimit të jashtëm sipas kodit te cilësisë të miratuar me VKM Nr.824, datë 24.12.2021.