Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Nxitja e Dimensionit Social nëpërmjet Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë në Shqipëri

Nën kujdesin e Bolognia Follow-up Group (BFUG) dhe Agjencisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) u organizua në Tiranë një aktivitet me temë "Nxitja e Dimensionit Social nëpërmjet Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë në Shqipëri”, datë 17 Nëntor, në ambientet e European House. Në këtë takim nga Dr. Xhiliola Bixheku, Drejtore e Përgjithshme e ASCAL, u prezantuan rezultatet e pyetësorit të plotësuar nga ekspertët e jashtëm të vlerësimit në lidhje me dimensionin social në institucionet e arsimit të lartë në vend.

Agjenda e këtij takimi përfshinte gjithashtu edhe prezantime nga Prof. Dr. Anila Paparisto në lidhje me nxitjen e dimensionit social nëpërmjet sigurimit të cilësisë në Arsimin e Lartë dhe Prof.As. Flamur Bidaj, i cili prezantoi parimet dhe udhëzimet për forcimin e dimensionit social në European Higher Education Area (EHEA).

Pjesëmarrës në takim ishin kryesisht ekspertë të jashtëm vlerësimi të cilësisë në arsimin e lartë nga universitetet publike dhe jo-publike dhe stafi i ASCAL, të cilët diskutuan në lidhje me praktikat e mira, por edhe sfidat që ata ndeshin në lidhje me dimensionin social në punën e tyre të përditshme në proceset e vlerësimit të jashtëm, në kuadër të akreditimit.

Në përfundim të takimit, pas diskutimeve të shumta, u dakordësua hartimi i një Udhëzuesi për ekspertët e jashtëm dhe stafet akademike në lidhje me dimensionin social.

2

3

4

5

6

7