Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Organizohet Forumi i 2-të frankofon për cilësinë në arsimin e lartë në Evropën Qendrore dhe Lindore (FFQ-ECO)

Në datat 6 dhe 7 dhjetor 2023 u organizua Forumi i 2-të frankofon për cilësinë në arsimin e lartë në Evropën Qendrore dhe Lindore (FFQ-ECO), me temë “Qeverisja e universitetit dhe sigurimi i cilësisë: ndikimi dhe sfidat drejt një punësimi më të mirë të të rinjve”. Objektivi kryesor i këtij aktiviteti ishte promovimi i qasjeve, zhvillimeve, inovacioneve dhe tendencave të reja në nivelin frankofon dhe global në lidhje me qeverisjen e universitetit dhe sigurimin e cilësisë për punësim më të mirë të të rinjve.

Në këtë takim ishte e ftuar edhe Dr. Xhiliola Bixheku, Drejtore e Përgjithshme e ASCAL, e cila paraqiti një panoramë të plotë të sistemit të sigurimit të cilësisë në Shqipëri dhe sfidat e këtij sistemi. Pjesëmarrësit në këtë forum ishin nga Universiteti i Tiranës, institucione të arsimit të lartë publik dhe privat në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, Organizata ndërkombëtare dhe rajonale aktive në arsimin e lartë, Agjencia Universitare e Frankofonisë (AUF), UNESCO, përfaqësues të agjencive të sigurimit të cilësisë nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, etj.

Ky forum shërbeu si një platformë për diskutim, zhvillim profesional dhe shkëmbim përvojash midis aktorëve kryesorë të cilët punojnë për sigurimin e cilësisë së institucioneve të arsimit të lartë në vendet anëtare të AUF të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe më gjerë.

2

3

4

5

6