Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Përmirësoni shanset tuaja për punësim dhe karierë me programin e bursave në Universitetin e Biznesit të Luksemburgut!

Universiteti Evropian i Biznesit nga Luksemburgu dhe ERI SEE (Nisma për Reformën e Arsimit në Evropën Juglindore) ju prezantojnë Programin e bursave për kurset online të biznesit (menaxhim, IT, fuqizimi i rolit të gruas, gjuha angleze, financa...) për qytetarët 100. Programi i bursave mbështetet nga Qeveria e Luksemburgut.

Kjo ofertë do të thotë se qytetarët 100 kanë mundësi të ndjekin kurset e biznesit të cilësisë së lartë në Universitetin prestigjoz Evropian të Biznesit. Kurset kanë vlerën tregtare prej 740 EUR, por, falë këtij Programi të bursave, janë në dispozicion pa pagesë, me kushtin e pagesës së “tarifës së pjesëmarrjes” prej 20 EUR (përmes kartës së kreditit). Kurset ofrojnë njohuri dhe aftësi të vyera të nevojshme në tregun e punës dhe mund të përmirësojnë shanset e pjesëmarrësve për zhvillim karrierë ose punësim.

Kurset mbahen në gjuhën angleze, kështu që njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme. Megjithatë, për ata të cilët kanë nevojë për ndihmë rreth gjuhës angleze, në kuadër të kësaj skeme ofrohet edhe programi online i gjuhës angleze.

Procedura e aplikimit është shumë e thjeshtë, përbëhet nga disa hapa në faqen www.ebu.connect.lu, me udhëzime të qarta për aplikim dhe regjistrim të përshkruara këtu.

Afati për aplikim është data 13 maj, ndërsa kurset fillojnë nga 30 maj deri më 4 shtator (13 javë, 1 webinar online në javë).

Kurset e përfshira në Programin e bursave janë:

  • Menaxhim strategjik I&II
  • Menaxhim biznesi I&II
  • Hyrje në Python
  • Plutus/Haskell
  • Gratë në udhëheqje
  • Gjuha angleze për fillestarët (A1)
  • Bazat e teknologjise Blockchain I&II
  • Financat publike dhe tatimi
  • Menaxhim financiar
  • Raportim financiar
  • Programi CPA (3 kurse - gjithsej 2 vjet).

Qëllimi kryesor i këtij Programi të bursave, i cili u ofrohet edhe vendeve/ekonomive të tjera të Ballkanit Perëndimor, qytetarëve të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine, është që t’u ofrojë arsim dhe ekselencë akademike të nivelit botëror atyre studentëve të cilët nuk mund ta përballojnë financiarisht. Programi është i pranishëm në 110 vende, dhe në dy programet e fundit të bursave kanë marrë pjesë 10.000 studentë!

Aplikoni menjëherë dhe avanconi karrierën tuaj!

Për të gjitha pyetje kontaktoni: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

2

3

4

Application Flier