Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Projekti TEMPUS: “ENCHASE”: Zhvillimi i sistemit Shqiptar të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë: Zbatimi i procesit dhe rezultati - Metodologjia bazë.

Projekti ka për qëllim të forcojë sistemin e Sigurimit të Cilësisë (SC) në Arsimin e Lartë (AL) në Shqipëri, duke zhvilluar një kuadër të përgjithshëm kombëtar dhe të unifikuar për SC në Shqipëri, duke synuar ndërtimin e kapaciteteve të aktorëve që merren me këtë proces dhe duke hartuar një metodologji të bazuar në rezultate konkrete përsa i përket SC dhe vetëvlerësimit, apo vlerësimit të brendshëm të institucioneve të AL; duke nxitur pjesëmarrjen e studentëve dhe stafit akademik në vetëvlerësimin e institucionit.

Çfarë pritet nga ky projekt:

-        Një kuadër i përgjithshëm kombëtar, legjitim për SC
-        Metodologji për vlerësimin e brendshëm të lidhur ngushtësisht me vlerësimin e jashtëm
-        Aktorë të përgatitur profesionalisht nga të gjithë partnerët
-        Një mbështetje të fortë për krijimin e një tradite për përfshirjen e studentëve dhe stafit akademik në këtë proces

Partnerët në këtë projekt janë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Partnerët ndërkombëtarë (nga BE):

-        University of Koblenz-Landau; Universiteti Koblenz-Landau, Gjermani, (koordinator dhe kontraktor)
-        Quality Assurance Netherlands Universities (QANU), Qendra për Sigurimin e Cilësisë në Universitetet e Hollandës, (Utrecht, Hollandë)
-        Université du Maine – Le Mans; Universiteti i Maine (Francë).
-        Centro Studi ed iniziative Europeo (CSIE); Qendra e Studimeve dhe Iniciativave Europiane, Itali.
-        College of Information Management, Business Administration and Law Vltavska (Universiteti Vltavska për Menaxhim Informacioni, Administrim Biznesi dhe Juridik (Republika Çeke)



Partnerët nga Shqipëria:

-        Ministria Arsimit dhe Sporteve (MAS)
-        Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit Lartë (APAAL), Tiranë, Shqipëri, (koordinatori lokal)
-        Universiteti ‘F. S. Noli’, Korçë
-        Fakulteti i Drejtësisë, UT, Tiranë
-        Universiteti ‘A. Xhuvani’, Elbasan
-        Universiteti ‘A. Moisiu’, Durrës
-        Universiteti Privat ‘Universiteti Europian i Tiranës’
-        Shkolla e Lartë Universitare Private ‘Pavarësia’, Vlorë
-        Shkolla e Lartë Universitare private ‘Universiteti Amerikan i Tiranës’


Nga data 16 deri 21 dhjetor, 2013, u zhvillua mbledhja e parë e të gjithë partnerëve të Projektit TEMPUS- ENCHASE, e drejtuar nga kordinatori i përgjithshëm dhe kontraktori i projektit Prof. Serge Chernyshenko, Universiteti Koblenz-Landau, Gjermani.

Të gjithë partnerët u paraqitën me prezantimet e tyre, në të cilat pasqyroheshin të dhëna për punën e tyre dhe çfarë pritej prej tyre në këtë projekt. U diskutuan disa çështje për takimin e rradhës (Mars 2014, në Tiranë).

Kordinatori lokal për institucionet shqiptare u zgjodh Dr. Clirim Duro përfaqësues i APAAL.

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save