Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Shqipëria dhe Kosova bashkëpunojnë për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë

Ndërmjet Agjencisë së Shqipërisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), është nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi, në Prishtinë, në datën 30.03.2022. Nga ana e ASCAL, Shqipëri, kjo marrëveshje u nënshkrua nga drejtuesja e kësaj Agjencie, Znj. Xhiliola Bixheku, ndërsa nga AKA, Kosovë marrëveshja u nëshkrua nga drejtori i saj, Z. Naim Gashi. Në qendër të kësaj Marrëveshje është bashkëpunimi ndërinstitucional mes dy vendeve tona në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.

Ndërmjet të tjerash, drejtuesja e ASCAL, Znj. Bixheku, u shpreh se beson që ky do të jetë një bashkëpunim i frytshëm, i ndërsjelltë, përsa i përket ruajtjes së standardeve cilësore në arsimin e lartë.

Ajo theksoi gjithashtu se “... fokusi dhe përpjekjet tona do të shkojnë drejt vendosjes së standardeve dhe procedurave europiane në sistemin e arsimit tonë të lartë. Për ne është jo vetëm një detyrim ligjor, por edhe një sfidë, pjesëmarrja në Asociacionin Europian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), për të cilën mendojmë se do të kemi edhe ndihmën e pakursyer të AKA”.

Duke ju përmbajtur këtij konteksti, Drejtori i AKA, Z. Gashi u shpreh se kjo marrëveshje do të kontribuojë jo vetëm në rritjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në arsimin e lartë, por edhe në avancimin e studimeve akademike në të dyja vendet tona. Ai shtoi gjithashtu se " Memorandumi ka për qëllim nxitjen për zbatimin e standardeve dhe procedurave evropiane (ESG) në sistemet e arsimit të lartë dhe bashkëpunim në plotësimin e kritereve dhe rekomandimeve të Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR)".

Në Memorandumin e nëshkruar sot, gjithashtu thuhet se  “ASCAL dhe AKA angazhohen  të bashkëpunojnë në shkëmbimin e përvojave të mira ndërmjet dy shteteve në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë; shkëmbimin e informacionit rreth cilësisë, rezultateve dhe akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe programet që ato ofrojnë; nxitjen e shkëmbimeve të personelit akademik dhe studentëve që angazhohen në proceset e akreditimit në të dy shtetet (si anëtarë të grupit të vlerësimit të jashtëm); aplikimin e përbashkët në projekte rajonale dhe ndërkombëtare në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë; shkëmbimin e njohurive rreth rregulloreve, udhëzimeve, manualeve apo çdo akti tjetër ligjor që rregullon fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë; vizitat e ndërsjellta të stafeve respektive për shkëmbimin e eksperiencave midis tyre”.

01 AKA ASCAL

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save