Me synim rritjen e komunikimit dhe mbështetjen e vazhdueshme të arsimit të lartë në vend, ASCAL dhe Bordi i Akreditimit (BA) zhvilluan një vizitë pranë Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë.
Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e ASCAL dhe anëtarët e BA-së shkëmbyen mendime të vyera me studentët, stafin akademik dhe drejtuesit e institucionit. Ata patën gjithashtu mundësinë për të parë nga afër infrastrukturën e universitetit, si bibliotekat dhe ambientet e tjera studimore.
Përmes kësaj qasjeje, ASCAL dhe BA synojnë të nxisin komunikimin e drejtpërdrejtë, të garantojnë zbatimin e standardeve të cilësisë dhe të forcojnë bashkëpunimin me institucionet e arsimit të lartë.

