Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Takim informues me nxënësit e Gjimnazit “Petro Nini Luarasi”

Në kuadër të takimeve informuese të realizuara me nxënës maturantë mbi rëndësinë e akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe programeve të studimit të ofruara prej tyre, degët prioritare, fondin e ekselencës dhe kredinë studentore, Drejtoresha e Përgjithshme e ASCAL Dr. Xhiliola Bixheku dhe Drejtoresha e AKFAL Znj. Ledina Mançka, zhvilluan takimin e rradhës me nxënësit e Gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.

ASCAL falenderon Drejtoreshën e Gjimnazit “Petro Nini Luarasi” Znj. Oriana Osmani për organizimin e këtij takimi, si dhe nxënësit e ish-nxënësit e këtij gjimnazi të pranishëm në takim, të cilët ndanë edhe me nxënësit e tjerë eksperiencën e tyre.

2

3