Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) fton të gjithë aktorët e tregut të punës dhe përfaqësues të shoqërisë civile — të shprehin interesin e tyre për t’u përfshirë në proceset e vlerësimit të jashtëm, në kuadër të akreditimit të organizuara nga ASCAL.
Përfshirja aktive e përfaqësuesve të tregut të punës në proceset e akreditimit së pari sjell perspektivën praktike mbi kërkesat reale të tregut dhe mbi kompetencat që kërkohen nga punëdhënësit, duke ndihmuar në përditësiminin e programeve të studimit dhe në përmirësimin e përgatitjes profesionale të studentëve. Së dyti, përfshirja e shoqërisë civile garanton një qasje gjithëpërfshirëse dhe të orientuar drejt interesit publik, duke forcuar dimensionin e llogaridhënies dhe të transparencës në proceset e vlerësimit.
Për më shumë informacion na kontaktoni në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Së bashku për një arsim të lartë cilësor.