Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vizita në kuadër të akreditimit institucional në Universiteti Aldent

Filloi sot vizita e ekspertëve ndërkombëtarë dhe atyre shqiptarë në kuadër të akreditimit institucional në Universiteti Aldent. Kjo vizitë do të vazhdojë edhe gjatë ditës së martë dhe do të mbyllet me përmbledhjen dhe përfundimet që do ti bëhen të ditura institucionit nga grupi i vlerësimit të jashtëm.