Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vizita në kuadër të akreditimit të programeve ofruar nga Kolegji Profesional i Tiranës

Në datat 2-8 Shkurt 2023, u realizuan vizitat në kuadër të akreditimit të programeve të studimit, Program Profesional në "Elektronikë" dhe Program Profesional në "Elektro -Mekanikë", ofruar nga Kolegji Profesional i Tiranës.

Grupet e Vlerësimit të Jashtëm të përbërë nga 2 (dy) ekspertë për secilin program studimi, të përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit, realizuan vizitat në ambjentet e Kolegjit Profesional i Tiranës, ku u zhvilluan me sukses të gjitha takimet e parashikuara në agjendat e hartuara paraprakisht nga Grupet e Vlerësimit të Jashtëm dhe miratuar nga ASCAL.

WhatsApp Image 2023 02 09 at 11.22.03 AM