Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vizita në kuadër të akreditimit të programeve ofruar nga Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani"

Në datat 23 - 25 Janar 2023, u realizuan vizitat në kuadër të akreditimit të 8 (tetë) programeve të studimit të ofruara nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike,  të Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani".

Grupet e Vlerësimit të Jashtëm të përbërë nga 2 (dy) ekspertë, për secilin program studimi, të përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit, realizuan vizitat në ambjentet e Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", ku u zhvilluan me sukses të gjitha takimet e parashikuara në agjendat e hartuara paraprakisht nga Grupet e Vlerësimit të Jashtëm dhe miratuar nga ASCAL.